FJALA E KRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN E TEPELENËS
Përshëndetje miq! Zoti kryetar të falenderoj për takimin sot. Profesor shumë faleminderit për angazhimin si i deleguar i PD në kete qark, inxhinier urime dhe mbarësi në zgjedhje. Besoj që këto zgjedhje janë të rëndësishme në shumë aspekte. Janë të rendësishme pikë së pari në çështjen e asaj se çfarë Tepelenën, tepelenasit presin, si kudo në Shqiperi edhe ky komunitet edhe kjo pjesë e Shqipërisë vuan të njëjtat halle probleme, vuan shpopullimin, ekonominë e rëndë, mungesën e shërbimeve, papunësinë, mungesën e rendit dhe sigurisë. Si gjithë Shqipëria në fakt që është duke lënguar. Është një nga momentet më te këqija që populli shqiptar të paktën që pas rënies së dikaturës ka përjetuar. Ka përjetuar jo për ndonjë shkak natyror, jo për ndonjë gjendje të jashtëzakonshme, por thjeshtë edhe vetëm për shkak të neglizhencës keqeverisjes, neglizhencës së atyre të cilet fatkeqësisht padrejtësisht në pushteti qëndror janë që nga 2013 në qeverisje dhe në pushtetin lokal këtu në Tepelenë prej shumë kohësh. Është thjeshtë dhe vetëm çështje apo shkak njerëzor, që njerëzit këtu i bëjnë të vuajnë. Ka arsye se përsë po ndodh kjo. Arsye është ajo që buron nga keqeqeverisja e instaluar nga regjimi i Edi Ramës, është e thjeshtë tashme. Nga 2013 e këdej, atëhere kur për fatkeqësinë e këtij kombi jo vetëm të këtij populli erdhi një pinjoll i komunizmit i cili pruri edukatën politike të para 90 dhe po e përjetojmë sot në fakt. Kjo është një fatkeqesi e madhe. E paimagjinueshme duhet të ishte në fakt për Shqipërinë e pas 1990, atëhere kur u mendua që u la prapa sistemi diktatorial, të mund të rishfaqej dhe një herë me forma më moderne, por në thelb është e njëjta. Vuajtja, lengata, shpopullimi, mungesa e lirisë, terrori, shantazhi janë në thelb e njëjta siç dikur ka qenë. Jo një demokraci, një demokraturë. Spo them diktaturë në aspektin formal, por demokraturë, e veshur me ngjyra të bukura. E veshur me një fasadë e cila sugjestionon njerëzit ndërkohë thelbi është po i njëjte. E vuajnë shqiptarët përditë ne familjet e tyre. Familjet shqiptare të përgjysmuara ikin. Dikur iknin për shkak të mungesës së shpresës. Tani ikin per shkak të mungesës së shpresës ekonomisë, terrorit dhe shantazhit dhe pasigurisë që është sot në rrugët e Shqipërisë. Ikin ata të cilët nuk kanë ekonomi, iki dhe ata të cilët dhe mund të kenë një lloj ekonomie dhe vetëm largohen nga ky vend. E pra kjo është ajo se çfarë po i ndodh, i ka ndodhur ditë pas dite Shqipërisë nga momenti që në 2013 erdhi regjimi i Edi Ramës.
Si erdhi? Kjo është pyetja, si erdhi në 2013? Për dy arsye këtu kemi qenë. E para për shkak të keqqeverisjes tonë, për shkak të keqqeverisjes së PD dhe së dyti për shkam të një tradhëtie, trafiku votash. Kjo ka ndodhur në 2013. Ai që ishte në atë kohë aleat i PD, Ilir Metaj pas një 4 vjeçari ku shkaktoi shumë kosto për PD, që në 2009 në fakt kur ishte momenti që të merrte teposhtë dhe në 2011, skandalin e mbani mend dhe që vazhdoi në 2013 pastaj me tradhëtinë hapur ndaj demokratëve. Është shumë e rëndësishme ajo që ka ndodhur në 2013. Është e rendësishme si një leksion politik që duhet ta kemi të gjithë ne. Edhe sot. Dhe pas 2013 çfarë ndodhi? Një bashkëpunim i hapur me Edi Ramën. Për reformën territoriale, për reformën në drejtësi, zvarritja për 4 vite dhe vijmë sot të bejme nje analizë dhe të pjesës sonë. Në 2013 ramë nga qeverisja për shkak të korrupsionit të PD duhet të jemi të sinqertë me njëri tjetrin, ta shohim njëri tjetrin në sy, ta bëjmë historine sic duhet sepse nësë arrijmë të kuptojmë se cila është arsyeja që në 2013 ramë nga qeverisja dhe nga 2013 e në vazhdim nuk ngritëm dot kokë. Edhe pse bëmë disa gabime, edhe pse morëm ndoshta rezultatin më të mirë, por të pamjaftueshëm për të rrëzuar regjimin. Një reflektim për veten tonë duhet ta bëjmë ne.
Cfare nuk shkonte tek ne? Cili ishte problemi tek ne? Në 2021? Sot pas 2 viteve histori e kuptojmë fare mirë se cili ka qenë problemi. Brenda nesh ka pasur gjurmë të korrupsionit të para 2013. E shqiptarët nuk harrojnë. Gjurmë korrupsioni të cilat për 8 vite ne nuk arritëm dot ti spastronim, si një detyrim politik i joni. Bie nga qeverisja, merr lavdet nga historia, reflekton me veten. Përse ndodhi?
Përpiqesh ta korrigjosh. Dhe përsë ndodhi? Fare qartë. Pikërisht sepse brenda nesh kemi pasur mentalitetin e idhullit, kultit të indivitit brenda partisë vazhdonte te ishte, vazhdonim ne ta quanim lideri historik Sali Berishën dhe gjatë kohes. Dhe pse tha dikur në 2013 po iki dhe nuk do të kthehem më. Dhe nuk iku asnjë herë, ndejti aty. Dhe ne kemi bashkejetuar me të. Edhe unë i pari. Edhe unë, kemi bashkëjetuar aty. Në fakt shqiptarët kërkojnë diçka tjetër, shqiptarët kërkojnë sinqeritet. Sot ne qoftë se duhet, lipset, ka nevojë që ti bëhet balle këtij regjimi që është instaluar, reflektimi duhet të nisë pikë së pari nga vetja sepse çfarë përfaqëson Edi Rama ketë e dimë të gjithë. Nga momenti që eshte një pinjoll i nje sistemi diktatorial, me atë edukatë politike është krijuar dhe edukatë familjare po të doni ju dhe shiheni se cfarë bën. Është këtu në Tepelenë, simboli i asaj se çfarë ka ndodhur. Merr një Alif Matrak dhe vendose në krye të bashkisë, një të pashkollë, një njeri që ka hije dhe rekorde kriminale në të shkuarën e vet dhe vendosja në krye si qytetarë të parë nje zone, një komuniteti, njerëz të ndëruar dhe punëtorë sic janë tepelenasit. Me Tërmet Peçin nuk i bën nderë inteligjencës, fisnikërisë, dinjitetit të kesaj zone. Dhe në fakt është politika e Edi Ramës që e ka bërë këte gjë. Ndaj ne, PD duhet të bëjmë totalisht atë që është ndryshe. Dhe çfarë do të thotë ndryshe. Ndryshe do të thotë ta nisesh nga vetja.
Po, ne nuk arritëm dot nga 2013 të ishim vertetë PD që dikur mendohej, partia e shpresës, partia e lirisë, partia e njerëzve intelektual, partia e biznesit, e rinisë që do të sillte atë që do të ishte shpresa, kthimi i syve nga perëndimi. Dikur 33 vite më parë kështu ka qenë parë Partia Demokratike, por sot jo. Të paktën deri 2 vite me parë. Sepse nuk arritëm dot të benim pikërisht atë, spastrimin tonë. Një parti politike dhe profilet politike të forta, qofshin ato lider historik kanë lindjen rritjen dhe si cdo gjë tjetër në këtë botë dhe largimin per ti lënë hapsirë të tjerëve, qarkullimit të elitave. Jo, e asfiksuar PD. Cili ishte shpërblimi? Që shqiptaret na mbeshtetën ne 2021, por jo mjaftueshëm sa pëe te zhbërë regjimin. Dhe ne duhet ta dimë. Një regjim sigurisht rrëzohet me votë, por një regjim nuk bën garë të ndershme, vjedh, shantazhon, bën presion, siç inxhinieri tha. Dhe tani po bëjnë presion ndaj njerëzve. Ndaj mënyra e vetme është që të jemi joshës të përmbledhim sa më shumë njerëz që nuk e duan këtë qeveri dhe më rezulton që shumica e shqiptarëve nuk e do ketë qeveri dhe vetëm një masë e madhe kritike njerëzish marrë përpara këtë regjim që edhe vjedhjet, shantazhet, përdorimi i administratës të mos i dalë dhe të mos i japë fitoren. Kjo është zgjidhja. Në fakt siç e bëri dikur në 92 PD. Një lëvizje e madhe kundër ish komunistëve, në 92 rezultoi rrëzimi i regjimit.
Shqiptarët ishin në atë kohe, shqiptarët janë dhe tani. Ka vetëm një gjë. PD duhet të jetë dhe të kthehet përsëri si shpresa e njerëzve dhe të jemi të besueshëm tek njerëzit. Kjo është gjëja që kemi në dorë ne. Duam ta bëjme. Nëse nuk duam ta bëjmë është veç faji i ynë. Dhe çfarë ka ndodhur në këtë një vit e gjysëm. Pavarësisht së një situatë e veshtirë, me sakrifica, por unë sua të shoh pjesën tjetër që eshtë pozitive. PD si asnje parti tjeter në lindje, ka arritur të tregojë në këtë 1 vit e gjysëm që ka fuqi brenda vetes që te bëjë nje pastrim, një distancim nga ajo pjesë e vetja që nuk i ben nderë, përfaqësuar nga Seli Berisha. Është e thjeshtë kjo. E vonuar ishte, mori shkak nga një ngjarje që ishte dizenjimi si non grata i tij, për kete nuk kemi meritë ne, merita jonë qëndron tek qëndresa. Ka qenë periudhë shumë e vështirë për ne dhe për të gjithë ju që keni qëndruar. Sepse kemi qenë para një dileme të madhe, a ti qëndrojmë kultit të individit dhe ti rrimë afëe atij pavarësisht se SHBA dhe më pas dhe Mbretëria e Bashkuar e kishin nxjerrë si non grata, por ama do të kishim nje kosto te madhe. PD do të izolohej ndërkombëtarisht. Asnjë derë nuk do hapej për ne. Partia që lindi pas 50 viteve izolim të Shqipërisë. Do shndërroheshim tamam ne nje bunker. Zgjedhja tjeter ishte të ruanim PD, orientuar nga perëndimi me aleatë SHBA, Mbretërine e Bashkuar dhe BE dhe me koston që të largonim atë që ishte një problem shkaktuar prej tij, Sali Berishës. I cili në fillim tha do e zgjidh në mënyrë personale, nuk do të përfshijë demokratët. Kështu tha? Është çështje personale, do ta zgjidh në mënyrë personale, nuk do të përfshijë demokratët. Ishte në fillim qëndrim fisnik prej burri shteti. Çfare ndodhi? Mori kazmën. Mori kazmën për ti rene PD, fizikisht. Më 8 Janar e mbani mend? Dhe përse e beri këtë? E beri sepse donte të përdortë PD si bunker. Kini parasysh që SHBA nuk e kishte thjeshtë dhe vetëm me Sali Berishën dhe u bë vetëm per atë.
Sepse nxjerrja si non grata nuk është se u bë vetëm për atë, u bë në të gjithë rajonin. U bë në Bosnje, u bë në Mal të Zi, për disa nga përfaqësues të tjerë. Pra është një lëvizje e amerikanëve për të shpëtuar këtë rajon nga kolera që e ka kapur, që është, korrupsioni. Sot, në qoftë se do ta lexosh se çfarë është sot shteti shqiptar, është thjesht dhe vetëm korrupsion nga koka te këmbët, nga qenrda në bazë, ja dhe këtu në Tepelenë. Paratë e mëdhaja që I jep Edi Rama Tërmet Peçit, nuk janë gjë tjetër veçse jep para, mbushja gojën, edhe për t’I vjedhur ato para. Shtro ndonjë lule, shtro ndonjë gurë, pjesa tjetër, në xhep. Është pushtet i ngritur vetëm mbi vjedhjen. Dhe kjo është një plagë e madhe edhe për ne, edhe për demokratët. Do të duhet ta kuptojmë, nëse duam të jemi të suksesshëm në zgjedhje, duhet të jemi qartësisht të distancuar nga korrupsioni, nga e shkuara, të japim edhe sot prova. Nga e shkuara si? Duke bërë atë që ndodhi në një vit e gjysmë. Distancim nga Sali Berisha, në kuptimin jo personal. Në kuptimin njerëzor, ore ndjej keqardhje unë aty, po si mentalitet “partia lind me mua, partia është e imja, vdes politikisht unë, pas meje vjen dhe partia”. Jo kjo nuk funksionon kështu. Partia nuk është e një personi. Partia është e gjithë atyre njerëzve që kanë kontribuar, kanë vënë nga një tullë, dhe që kanë edhe moralitetin dhe idealin në këtë pikë. Çkemi bërë deri më sot, është ndosha një ngjarje e madhe. E kanë bërë vetëm njerëz të lirë, njerëz të ndershëm, siç janë demokratët. I shtrimë dorën, mos e ça partinë, refuzoi. Kur erdhi çështja për të nxjerr kandidatët, meqë I nxorren nga primaret, përsëri ua shtrimë dorën, për të mirën e qytetarëve, duke qenë se e keqja më e madhe këtu gjithmonë është Edi Rama. Dhe ia vlen që edhe pse kishim përplasje me njëri-tjetrin, I gëlltitëm ne, po mor po I gëlltitëm ne. Dakord, po I lëmë, po I harrojmë, hajde dalim me një kandidat, më të mirin. Të bashkohen forcat dhe të fitojmë, e refuzoi. 3 mars, thash dakord kandidatët e primares, edhe pse kam dyshimet e mia se si I kanë nxjerr, në një process jot ë ndershëm. Megjithatë le të jenë kandidatë, të vijnë nën siglën e Partisë Demokratike, e refuzoi dhe këtë. Dhe e fundit ishte, shkoi dhe u fut nën sqetullën e Ilir Metajt. Ky është fundi, politikisht ky është fundi. Miq, e shok, e demokratë, kemi qenë të gjithë së bashku sa jemi nën këtë streh, tek Partia Demokratike. Në momentin që ndonjë vëlla, mik, shok, quajeni si të doni, heq fanelën e Partisë Demokratike dhe vesh fanelën e kuqe të së majtës, madje të së majtës më pazarxhie siç është LSI-ja, jo nuk janë më demokratë. Keq më vjen, kanë bërë zgjedhjen e tyre, kështu e kanë menduar, por unë kam shumë herë më tepër respekt për njerëzit që janë këtu dhe që i qëndrojnë Partisë Demokratike në ditë të vështira.
Ndaj miq, nga moment që është bërë kjo ndarje, e ka bërë ai, e kanë bërë ata, kanë gjetur më mirë të streohen tek e majta, është detyrim I yni që të prezantohemi në zgjedhje, në këtë situatë që jemi të vështirë, të plagosur jemi ne. Gjithë ai process 1 vit e gjysmë, të plagosur jemi. Nga moment që ka shkuar ka zaptuar selinë atje dhe vjen sot u kërkon njerëzve vota. Si mund t’u kërkosh njerëzve vota, kur ke zaptuar një seli. Me çfarë morali mund t’u thuash njerëzve: jam I ndershëm, se unë do punojë për ju, se do përmbys regjimin korruptiv dhe hajdut të Edi Ramës?! Po t’I je vet një njeri që në mes të Tiranës që nuk pyet as për ligj, as për respekt të institucionit. E pra, këtu ne vërtetë jemi të plagosur, por ama kjo plagosje ne na bën më të fortë. Ja ku jemi sot këtu, qëndruam fortë. Dhe sot kemi njohur një njeri-tjetrin në fakt, se kemi qenë një tufë e madhe laramanësh mes nesh. Ca ishin demokratë që vetëm kontribuonin dhe ca të tjerë ishin vetëm me lugë në brez që ëndërronin të vinte pushteti dhe njëherë dhe të riktheheshin edhe një herë praktikat abuzive dhe korruptive. Sot këtu janë njerëzit të cilët vetëm kanë dhënë, vetëm kanë dhënë me zemër dhe me shpirt në Partinë Demokratike. Dhe që kanë karakter, se ajo që kanë kaluar është test i karakterit politik të njerëzve. Kush qëndron, qëndron sot. Dhe unë ju falënderojë shumë, të gjithë juve dhe kryetarin për të gjithë qëndresën që ka bërë. E di fare mirë sat ë vështirë e ke pasur kryetar. Dhe unë të përgëzoj personalisht që në një situatë të tillë, jo të shkaktuar prej nesh, keni treguar maturi dhe fisnikëri për të mos i hedhur benzinë zjarrit, sepse ajo është kërkuar nga pala tjetër. E filluan ata ndarjen, përçarjen, linçimin, fyerjen, epitetet. Dhe fisnikëria jonë, e juaja, tregoi që i pritë’, koha nuk është kaq e shkurtër, do të vijnë ditë të tjera dhe ja ku jemi sot, ku të paktën nuk u kemi asnjë lloj borxhi, për më tepër i kemi lutur dhe ka njerëz atje që e dinë fisnikërinë tonë për të bërë më të mirën për qytetarët e Tepelenës. Falënderojë shumë kandidatin, inxhinierin që po në një moment kaq të vështirë, arriti dhe mori përsipër këtë sfidë. Është sfidë! Sigurisht do të jenë qytetarët ata që do të na vlerësojnë. Ne nuk jemi nga ata të cilët që në momentin e parë themi: po mo unë do dalë, do fitojë, do bëj këtë. Jo!
Ne sfidën e kemi me qytetarët. Sa qytetarët neve na besojnë, sa jemi të besueshëm tek ata? Dhe që të jemi të besueshëm duhet t’u flasim me zemër të hapur. Me zemër të hapur flitet pikërisht me këtë mënyrë: hallet që kanë, problemet që kanë. Ne t’u tregojmë atyre që kemi një zgjidhje me një project për Tepelenën. Po fjalë të bukura programore mund t’iu thotë kushdo. Atë që asnjë nga palët e tjera nuk e ka, është: ore kemi dhënë ne ndonjë sprovë në të shkuarën që të jem I besueshëm apo jo? Nuk po i referohem Tërmetit, se nuk e referojë fare. Po këtij kandidatit tjetër, iu lutëm apo jo? I shtrimë dorën, hajde, të jesh kandidat unik nën siglën e Partisë Demokratike. Nuk e bëri. Për sa kohë nuk e bëri, çfarë do të thotë? S’na ka dashur, se ka dashur mbështetjen, është e thjesht. Je future për fitore, ke dalë nëpërmjet primares, do të thotë ti ia di për detyrim atyre njerëzve që të kanë votuar. Ky është kuptimi i primareve. Në qoftë se ua di për detyrim atyre, atëherë ti do që të kesh sa më tepër njerëz rreth e rrotull, nuk e pranojmë. E kemi kandidatin tonë, i cili ka bërë këtë sakrificë tani. Dhe të gjithë ne bashkë kemi bërë sprovë të madhe. E ku ka sprovë të madhe treguar shqiptarëve sot sesa procesi I pastrimit brenda Partisë Demokratike që ka ndodhur në këtë një vit e gjysmë. Në fakt ajo që do të duhej të ndodhte në gjithë Shqipërinë.
32 vite Shqipëria vuan o ke Rama, o ke Berisha, o ke Meta. Të tre këta kanë bërë së paku ng dy herë marrëveshje me njëri-tjetrin. 2008-ën Berisha-Rama, 2009-ën Berisha-Meta, 2013-ën Meta-Rama. E pra, ky është Trekëndëshi i Bermudës. U ofrojnë shqiptarëve vetëm 3 element. 3 fosile të politikës, 3 dinozaur të politikës. Dhe të tre këta janë në politikë që nga 1990-ta. Njëri madje është edhe prej shumë kohësh më parë, sepse ka qenë sekretar partie edhe në atë kohë. Por nga 1990-ta, janë që të tre në politikë. Rama është që nga 1998 në pushtet, se në politikë po. Por të jesh në pushtet që nga 98-ta, e sot në 2023-in, besoj që këtu ka një problem të madh. Ndaj, ajo që është sfida jonë, e Partisë Demokratike është: ore të nxjerim një alternativë tjetër. Nuk janë vetëm këta të 3, të mykur, dinosaur. Ka dhe ca njerëz fisnikë, zonja fisnike, që punojnë me zemër dhe me shpirt, që bëjnë edhe sakrificë si tani, që kanë dhe prova. Këtë pretendojmë ne, këtë pretendon Partia Demokratike. Të jemi një alternativë e re, me fytyrë njerëzore, që kur është moment di të përballet dhe përballjen e kemi treguar.
Kjo është sfida jonë, një mbajmë fortë Partinë Demokratike, partia e 32 viteve më parë, e vlerave që lindi në atë kohë, shpresë për shqiptarët, spiranca e vetme e perëndimit. Këtu në Shqipëri, e vetmja spirancë e perëndimit është Partia Demokratike. Se nuk mund të jetë Rama, e dini marrëdhënien që ka krijuar me perëndimin, se s’mund të jenë Berisha e Meta me non gratat dopjo që kanë mbi kurrizin e tyre. Është vetëm Partia Demokratike. Dhe së dyti, që është akoma më e rëndësishme, e djathta. Sa kemi lënguar ne brenda Partisë Demokratike? Ndonjëherë dhe e kemi pranuar që Partia Demokratike është e djathtë. Jo, asnjëherë nuk ka qenë ideologjikisht e djathtë. Është mbështetur tek të përndjekurit, është mbështetur tek pronarët, por asnjëherë nuk ka qenë qartësisht e djathtë, sepse politika ndonjëherë politika të majta ka mbajtur, kërveç rymave që fillonin e buronin që nga Partia e Punës. Ky është moment për të krijuar të djathtën. Vendi I së djathtës në një shoqëri kurrë s’ka për të mbetur bosh, është detyrimi ynë për ta çuar përpara. Si krijohet, krijohet në një situatë të vështirë, të dhimbshme si kjo që sapo kemi kaluar. Krijohet nëpërmjet zgjedhjevë.
Ndaj edhe këto zgjedhje janë të rëndësishme si zgjedhje lokale, janë akoma më të rëndësishme, gurthemeli për atë se çfarë do të vij më vonë. Është detyrimi ynë këtu për të krijuar pikërisht, të djathtën në Shqipëri, ofertën e pastër që nuk e ka pasur ky vend pothuajse prej 8 vite e kusur vitesh. Ndaj miq, shikojeni në këtë mënyrë fidën që po vjen, nuk jemi vetëm kemi dy aleatë shumë të rëndësishëm. E para, kemi perëndimin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian. Ata duan një qeverisje pa korupsion. Ne nuk kemi halle të tilla. Tre palët e tjera, po t’I vini re problemin e madh që kanë është kur I thërret SPAK-u. Kur thërret SPAK-u pjesën e Ramës, kur thërret SPAK-u pjesën e Berishës, kur thërret SPAK-u pjesën e Metës. Ky është halli I tyre, hall I madh është. Ne nuk e kemi këtë hall. Këtu jemi të qetë ne. Ndaj, besojmë ne që jemi partner të politikave të perëndimit dhe së dyti të shqiptarëve të ndershëm, ata të cilët nuk votojnë as njërin as tjetrin. Asnjërin nga brinjët e trekëndëshit, nuk I votojnë, rrinë në shtëpi ata. Ne kemi detyrim tani t’u drejtohemi pikërisht kësaj pjese, ai është targeti ynë.
A do të jemi ne të aftë, a do të jemi ne të zotë ta bëjmë këtë gjë, kjo na ngelet ne. Kemi aftësinë, kemi mundësinë, kemi kapacitetet, ky është targeti ynë, pjesën më të kultivuar të shoqërisë shqiptare. Ata që janë, ajo është zemra e një shoqëria, ajo është pjesa e shoqërisë që çon para. E pra miq, sa mirë që ka ndodhur ky process, e din ë kohëra të vështira, porn ë fakt ndoshta historia ndonjëherë na ka zgjedhur në. Dhe sa mirë ka bërë që na ka zgjedhur ne ta bëjmë këtë punë. Provën e parë e kemi dhënë, prova tjetër është durimi, persistenca, organizimi i Partisë Demokratike pas 14 majit për ta bërë ashtu siç shqiptarët e duan. Sepse u ka munguar gjithmonë një parti qartësisht e djathtë. E ta fillojmë që tani, keni një njeri të nderuar, i bën nder Tepelenës. Një njeri që kaq nuk ka për t’I thënë kush për korrupsion. Kaq, me kokën lartë rrugëve, shtëpive dhe familjeve të Tepelenës me kokën lartë derë më derë. Dhe së dyti po, Partinë Demokratike. Nuk vdes Partia Demokratike, nuk ka për ta marrë në varr Sali Berisha, jo. Është partia e kontributeve, është partia e njerëzve që kanë dhënë dhe jetën për Partinë Demokratike në kohëra të vështira, shumë të vështira. Nuk është parti që ka kultin e individit, jo është e gjithë njerëzve, është feja jonë e përbashkët. Aty do jemi ne, është faltorja jonë Partia Demokratike dhe ia kemi për detyrim që t’i shërbejmë sot edhe në të ardhmen.
Miqtë e mi, unë ju falënderojë edhe një herë, Ladi, inxhinier, professor, juve që keni qëndruar! Falenderime personale, por mbi të gjitha falenderime që historia e këtij vendi që do të na japë të gjithëve. Tëgjithëve për qëndresën e madhe që kemi bërë. E kemi bërë një punë të mirë në aspektin historik. Ata që do të vijnë pas nesh, do të na japin respektin dhe nderimin që nuk e lamë Partinë Demokratike të kryqëzohej dhe nuk është pak. Pjesën tjetër pastaj e kemi në dorë ta ndërtojmë ashtu siç duhet Partia Demokratike. Kjo më pas, edhe të tjerët që do të vijnë pas nesh të mund ta çojnë edhe më përpra atë. Shumë faleminderit! Veçse nderime dhe respekte. Të votojmë kandidatin tonë, e të votojmë Partinë demokratike, numrin 9. Shumë faleminderit, mbarësi për të gjithë juve!