Përshëndetje zonja dhe zotërinj. Shumë faleminderit për këtë takim sot. Nuk është vetëm për çeljen e fushatës, fushata ka filluar, por është një moment shumë i mirë për të diskutuar për gjendjen aktuale, ku ndodhet jo vetëm PD po ku ndodhet i gjithë vendi, ku ndodhet Gjirokastra për të diskutuar se cfarë ka ndodhur në të shkuarën dhe për të analizuar gjendjen se ku jemi dhe pse jemi ketu. Dua të jem i sinqertë me ju, duhet thënë që situata para zgjedhjeve është anormale. Është atipike. Ne prezantohemi në këto zgjedhje në Gjirokastër për këshillin bashkiak dhe ndjehem shumë i nderuar që lista për këshillin bashkiak është më cilësorja e mundshme në Bashkinë Gjirkastër, në një bashki, një komunitet një shoqëri është elitare, e kultivuar, sqimatare për të përzgjedhur, për të votuar dhe për të mbështetur ajkën e qytetit, njerëzit me reputacion, intelektualët .Kemi përsë të krenohemi. Dhe do të uroja të gjithë anëtarët tanë të këshillit bashkiak suksese dhe mbarësi. Suksesi ndërtohet ditë pas dite. Që në momentin e prezantimit të këshillit bashkiak ato zonja dhe zotërinj që kanë pranuar të përfaqësojnë PD në një situatë të vështirë siç është kjo, kanë hedhur një hap jo vetëm për suksesin e tyre personal. Sepse unë e kuptoj që në momente të vështira të marrësh përsipër një sakrificë kërkon karakter dhe altruizëm. Suksesi është dhe në sytë dhe të qytetarëve atje, që kanë kaq kohë që vuajn jo vetëm për shkak të situatës ekonomike jo vetëm prej situatës së rendë, mungesës së shpresës, shpopullimit por është diçka tjetër dhe më e madhe se kaq. Vuajn sepse ndodhen të mbyllur në kafaz pa asnjë alternativë tjetër siç shpirti dhe zemra e pjesës më të kultivuar të shoqërisë do. Pra të ketë një alternativë të besueshmë që ditën e zgjedhjeve kurdo që ato të jenë të ngrihen dhe të shkojnë dhe të votojnë atje, për atë që ata bësojnë dhe mendojnë që duhet të jetë politika në Shqipëri. Nuk e kanë pasur gjatë gjithë kësaj kohe. PD ka pjesën e saj të përgjegjësisë se përse 10 vitet e fundit, po marr nga 2013 e këtej që nuk arritëm dot të bënim atë që shqiptarët, pjesa elitare, ajo pjesë e shoqërisë që nuk shkonte të votonte që abstentonte, që rrinte në shtëpi. Apo më keq në mungesën e alternativës, në një situatë të rëndë ekonomike bën dhe zgjedhjen ekstreme, ikën nga vendi.
Dhe kjo është një situatë që ne që merremi me politikë, jemi te angazhuar do duhet të analizojmë. Çfarë po ndodh me Shqipërinë dhe shqiptarët. Pse ikin shqiptarët sot? Ikin për shkak të regjimit të Edi Ramës, ikin për shkak të presionit, ikin për shkak te ekonomisë së çmimeve të larta, ikin për shkak të mungesës së rendit, të sigurisë. Ikin per shkak te mungesës së shtetit. Ikin, por ne fakt do duhet te shohim dhe te bejme nje reflektim dhe nga vetja ne si PD. Cfare ka që nuk shkon dhe tek ne. A mos ndoshta as ne nuk ishim joshës m, te besueshëm tek elektorati. Që per shkakun tonë të qëndronin, të luftonin të përballeshin dhe të rrëzonim regjimin.
Dhe është e mira dhe serioziteti i politikës e do që kur je i futur në politikë të fillosh dhe të analizosh një herë veten dhe pastaj kundërshtarin. Sot janë te gjitha arsyet që ky regjim i Edi Ramës duhet rrëzuar këtu besoj biem dakort. Biem dakort. Ajo që thashë pak më pare, mungesë shprese, ekonomia me rëndë se asnjë here tjeter, cmimet në kulm, papunësia si asnjë herë tjetër. Fytyra të pezmatuara sheh jo vetëm në Gjirokastër, por në Tiranë, në Shkodër e kudo tjetër.
Një popull që nuk qesh, një popull i pezmatuar, një popull i zymte për shkak të situatës. E kjo do na duhet të na bëjë te mendojmë. Ky popull, kjo shoqëri, ky elektorat do duhet, duan nje orë e më parë ta rrëzojnë ta përmbysin këtë situatë. Situatë e shkaktuar prej politikes, në qender por edhe ne bazë në pushtetin vendor. Duan, por kërkojnë dhe faktin tjetër që të kenë nje alternativë. Të kenë një alternativë që të ngrihen ditën e diel nga shtëpia, të rinj dhe të reja ato qe kane ngelu se ato qe ikën, ikën. Zonja dhe zotërinj, pleq dhe plaka të ngrihen dhe të kerkojnë të drejtën e tyre te votës. Të votës kunder regjimit. Por për ta berë këtë duhet të kenë arsye, te kenë një model, të kenë një fytyrë të një partie politike që mund tu ngjallë vetëm shpresë. Këtë mund ta bejmë vetëm ne. Këtë mund ta bëjë vetëm PD dhe askush tjetër. Dhe këtu po kaloi ne atë që kemi kaluar ne në një vit e gjysëm. Qarte fare, tashmë është me e qartë sesa dje, më e qartë sesa muaj më parë. Nën agresion për të ekzekutuar PD. Filloi në 9 shtator. Në fakt filloi që në momentin që SHBA dizenjuan si non grata ish liderin tonë Sali Berishën. Nuk e dizenjuan atë personalisht, nuk ishte një marrdhenie personale me të. E kanë berë këtë në të gjithë rajonin e kanë bërë në Bosnje në Mal të Zi e bënë ne Maqedoni. Është nje politikë nga SHBA e cila u pasua më pas dhe nga Mbretëria e Bashkuar. 2 aleatet tane më të mëdhenj të këtij vendi, të këtij populli. 2 aleatët me te medhenj kanë vendosur dhe kanë berë të ditur që gjithë ky vend, por dhe gjithë ky rajon vuan nga një plagë e cila është vdekjeprurëse. Korrupsioni, vjedhja, hajdutëria, mungesa e demokracisë. Dhe kanë marrë përsipër që ta ndihmojnë këtë popull. Aleancën e tyre e kanë me popullin. Atëhere kur gjysma jonë ishte nën agresionin rus edhe serb ishin ata që iu ndodhën gjysmës së shqiptarëve.
Duan të na ndihmojnë, siç na ndihmuan në 99. Na ndihmuan në 99 në Kosovë, ishin ata, atëhere kur gjysma jonë ishte në agresionin rus dhe serb, ishin ata që ndihmuan. Siç na kanë ndihmuar në fakt këtu e një shekull më parë. Ekzistenca e këtij shteti i dedikohet presidentit Ëillson. Siç edhe ndihmuan PD në 92 për të ardhur në pushtet. Sekretari amerikan i shtetit James Beker ne 92, 29 qershor 92 erdhi dhe bekoi fitoren e PD. Erdhëm në pushtet në 92 kur një vit më parë në 91, me 31 mars PD që ishte krijuar në atë kohë, e fundit në lindje, por që u krijua dhe u pa nga shqiptarët që ishte shpresa, ndryshimi i madh do duhet të vinte në qeveri. Nuk erdhëm në 31 Mars, fituan përsëri ish komunistët. Ishte ambasadori Ryerson, krahë më krahë, tribunë më tribunë me përfaqësues të PD dhe me 22 Mars me shumice dërrmuese PD erdhi në qeverisje. Ishte nevojë, ishte kërkesë e shqiptarëve, ishte dhe ndihma e tyre, sepse PD ishte aleati i tyre i vetëm në Shqipërinë e post komunizmit. Ka qenë ADN jonë. Sepse përqafojmë disa vlera, liria, liria e tregut, ekonomia e tregut, demokracia, por dhe një gjë tjetër, jemi ne perëndimorët. Kanali i komunikimit i Shqipërisë me perëndimin ka qenë PD.
Pjella komuniste dhe zgjatimet e tyre asnjë herë nuk kanë qenë ata që e kanë dashur me shpirt. Kanë qenë gjithmonë të orientuar nga lindja. E dimë këtë. Janë zgjatimi i sovjetikëve në Shqipëri. E pra kjo ishte vlera se përse ne ketu dhe ca të parët tanët dje, quheshin demokrat. Je demokrat kur qëndron ne kohë të vështira me perëndimin në krah. Nuk je demokrat nëse merr pushkën dhe shtien. E ka bërë Enver Hoxha, e ka bërë sistemi në atë kohë, bunkerët ishin drejtuar nga perëndimi. Demokratët janë ata që kanë qene dhe sot dhe do të vazhdojne te jenë, partnerët e perëndimit. Cfare kerkon sot perendimi? Nje vend, nje shtet i distancuar nga korrupsioni, një shtet një vend që bëhet shtet demokratik, bën zgjedhje të lira. Krijon shtetin e së drejtës, krijon shërbimin ndaj njerëzve, një vend i cili nuk rri pas idhujve. Është simptomë sovjetikë kjo, idhulli. Amin atij per cdo gje. Ne kohe te mire dhe ne kohe të keqe. Jo nuk eshte modernizim i krijimit të shtetit. është tribalizëm. E pra sot, PD ka për te dhënë dhr një sprovë tjetër. A jemi ne, përsëri pasardhës dinjitoz te 1990, kjo është sprova e parë që kemi ne si demokrat. Vjen në një kohë të veshtirë. E di këtë. Por deri tani çfare kemi bërë?
Deri tani ia kemi dale me sukses në atë përballjen tonë, brenda shtëpisë sonë që quhet PD. Ka pasur një pale që nuk beri gjë tjetër vecse targetojë PD për ta asgjesuar atë. Sali Berisha e bëri këtë. Përkundër premtimit që bëri dikur, kjo është një cështje personale, do ta zgjidh në menyre personale. Nuk e mbajti këtë. Sepse menjëherë tha dicka shume te rendë për atë kohë, që mbase nuk u kuptua por qe po behej realitet deri para ca kohesh. Nje parti që nuk me mbron mua nuk meriton të ekzistojë. E mbani mend këte. Shume e rende sepse tregon mentalitetin e vërtetë
sesi duhet të ishte një parti e vjetër. Po, partinë e merr e fut në xhep dhe shkon ngado. Edhe në fatin tënd të keq. E sigurisht kjo na vuri para një dileme të madhe. Do të ruajmë PD dhe bashkë me të dhe Shqipërine sepse nuk ka shpresë Shqipëria nga bijt e komunizmit. Nuk ka shpresë. Janë dhënë provat, shpresat e vetme do të vinin nga PD. Eshte detyrimi ynë për të mbrojtur ekzistencën e PD, vlerave të PD edhe me atë kosto. Tek e fundit, për cdo njeri, qofte edhe lideri histori i cili ka marrë shumë nga kjo parti, 2 herë president, 2 here kryeminister, i adhuruar. Epo vjen nje moment që për të mirën e demokratëve duhet ta mbash nje kosto. Shkaktuar jo nga demokratët, shkaktuar nga dikush tjetër dhe për një arsye reale, se për minim te demokracise dhe korrupsion masiv unë besoj që te gjithë ne që kemi jetuar këtu, kemi prova për këtë, po 2013 ramë nga qeverisja dhe te jemi te sinqertë për shkakun se qevrisja jonë në 2013 pati vetem një sentence, arrogancë me njerëzit, praktika korruptive. Ndaj qytetarër shqiptarë me votë vendosën të mos vazhdonin më.
E pra, në 2013 nësë bie nga qeverisja, si mund të pretendosh 10 vite më pas, pasi nuk ke bërë asnje lloj reflektimi, dhe pasi të janë shtuar dhe disa fatura të tjera, non grata nga SHBA dhe non grata dhe nga Mbreteria e Bashkuar. Nje qeveri e majte në Amerikë, një qeveri e djathtë në Mbretërinë e Bashkuar që arrijnë në të njejtin konkluzion, non grata. Në fakt ju thash edhe një herë ta kalonim këtë sprovë, sepse këtë sprovë që ne kaluam tani, nesër do ti kalojne partitë e tjera. Dhe unë nuk e di nëse do të kene fuqi ata për tu përballur me atë që ne jemi përballur dhe rezistuam. Kjo është virtyti më i madh qe demokratët treguan, qëndruan. Qëndresë. Madje ishim të gjithë aq të aftë që ta benim dallimin, ca njerëz të cilet janë keqkuptuar, keqinformuar, manipuluar dhe që shkojne dhe mbështesin Sali Berishën ne fakt deri dje kemi qenë në një llogore. Ne të njëjten situatë. Dhe cfare bënë ne, në këtë nje vit e gjysëm. Nuk u bemë asnje herë as shkaktarë dhe nuk i dhamë oksigjen lojës së Sali Berishes, per ta care e per ta shkaterruar PD. Ai erdhi ne 8 janar per ta shkaterruar dhe ne nuk kthyem dore. Shkoi ne 6 Mars tek Ilir Meta dhe ne qëndruam për të mbrojtur PD. Bëri në 30 prill struktura paralele, bëri një kongres ku u zgjodh, u vetë zgjodh dhe në vetëm i shtrimë dorën duke i thënë mos e bëj këtë gjë.
Që të ndahen, kur e keqja më e madhe është Edi Rama. Ne dhe bashkë do ta kishim shumë të vështirë të përballeshim me këtë regjim. Megjithatë ne me dorën shtrirë. Ne tetor beri ca primare. Primare i thenshin sepse asnje nuk e pa sesi i beri. I beri ne menyre te njeanshme me kandidatura te paracaktuara dhe prap ne per hir te shqiptareve te bashkojme forcat te dalim me nje kandidat. Sepse ia vlente ndaj nje te keqje kaq te madhe siç eshte Edi Rama ne mund ti hidhnim pas kraheve divergjencat tona. Te mbaronim kete situate te rene, te zgjedhjeve dhe pastaj te vazhdonim historine tone te qartesimit apo te spastrimit brenda nesh. Me 3 mars na mbajti zvarre Edi Rama, nje vit e ca me gjyqin. Se përfituesi më i madh ishte ai, Rama. Përfituesi i dyte Sali Berisha. E dinte fare mirë që ishte anti-ligjore, anti-statutore e gjitha cfare bëri dhe i vinte mirë që çeshtja të rrinte në gjykatë dhe të krijonte një gjendje amullie tek njerëzit. Ndërkohë që vazhdonte luftën e vet për të krijuar gjasme, PD të rithemeluar. Nuk e tha një moment, hajde t’i themi gjykatës, gjykoje shpejt, si do të jetë, do ta pranojë vendimin. Një fjalë nuk e tha, se I vinte mirë. Le të rrinte ashtu çështja, varrur, zvarrë. E në 3 mars u thamë përsëri këtë gjë. Po mirë le të vijnë kandidatët e primareve të garojnë nën logon e PD-së, e refuzoi dhe këtë nuk e pranoi. Dhe çishte më e rënda pastaj, ishte që shkoi dhe u regjistrua dhe u fut nën sqetullën e Ilir Metës, një parti e majtë. Dhe nuk ka mëkat më të madh politikë për demokratët, ata të cilët në 90-ën besonin që ishin një prti komuniste, kundër së majtës, kundër vesit të asaj kohe, t’I marrësh dhe t’I çosh dhe t’I hipësh në një anije që nuk është anija e demokratëve. E quaj shpesh unë, anija e piratëve. Socialistët e Metës e kanë treguar që thjeshtë vetëm janë pazarxhinj politikë. Ku është pushteti, shkojnë pas një herë me PS-ën, një herë me PD-në. Bëhej pazar këtu, bëhej Pazar atje. Më fal po, shqiptarët nuk jaën budallenj. Në politik sotë, sidomos sot, ka nevojë për moralitet. Për koherencë, si mundet, si mund ta pranosh të shkosh e të bashkohesh me Ilir Metajn, ai që I thshte dje “e kam dhënë një herë unë dorëheqjen për tët bir. E ky që I thoshte: “je koka e krimit”. Po pse, a ka fyerje më të mahde të inteligjencës. Sepse kanë kaluar shumë vite nga ky moment dhe sot t’ua prezantosh shqiptarëve si ofertë të re Metajn dhe Berishën? Po kush të voton? Shqiptarët e kanë eksperiencën, e kanë të freskët memorien, u dashka të të vtokan përsëri me dy non grata mbi kurriz dhe një milionë shuplaka të 2013-ës.
Duhet të kemi respekt për veten. Të kemi respektë për veten si democrat, por kemi detyrime ndaj shqiptarëve. Shqiptarët duan të kenë një alternativë të re. Një alternativë të re, alternativë ndryshe, duan të kenë të djathtën. Vetëm e djathta ua ofron këtë lloj mundësie. Të majtat që duket tashmë janë bërë bashkë, nga PS, nga PL, e gjithçka se çfarë ka mbështjellë, është mentaliteti I vjetër Bolshevik. Pushtetin e marrë, për pushtetin bëj gjithçka, me pushtetin pasurohem, me pushtetin edhe mbrohem siç po duan të bëjnë Ilir Metaj dhe Sali Berisha tashmë. Dhe pyetja që kam unë: pse po e bëjnë këtë? Si mund ta gëlltisin këtë, që mund të mos vijnë e të bëjnë një aleancë me njerëzit, që kanë dhënë për Sali Berishën. Kanë dhënë more, edhe në kohëra të vështira. 97-ën për PD-në, përfituesi kryesor ka qenë Sali Berisha. Si ka mundëisi që vjen sot dhe e ka më të thjesht të shkojë t’I çojë demokratët nën hijen e Ilir Metajt dhe mos t’I lërë këtu me miqtë, me vëlleërit dhe motrat e tyre. Hallë të madh duhet të ketë. DHe unë e di cili është halli: halli I tij është e thjesht, shpallur non grata dy herë jo vetëm një herë. E ka gjetur mundësinë tani që I vetëm nuk ia dalë, atëherë po përdor demokratët, po e shes sikur po kijoj Partinë Demokratike për të më mbrojtur, për të krijuar këtu një lëvizje anti-amerikane, anti perëndimore. Ky popull në këtë rajon, pothuajse në të gjithë Europën, njihet si populli më pro amerikan. Është populli më pro amerikan. Hitoria e ka dëshmuar dhe kemi të drejt për të qenë të tillë. Të krijosh sot një shtjellë, një vorbull anti-amerikane, në fakt është një shtjellë dhe një vorbull anti-shqiptare. E ka marrë këtë guxim për ta bërë Sali Berisha.
E dyta, do të mbrohet. Do të mbrohet dhe ta ketë si mburojë edhe nga drejtësia. Dhe të gjithë këta, të tre këta, me Edi Ramë, me Sali Berishë, me Ilir Metë, kanë një problem të madh me drejtësinë. Çfarë thoshte pak më parë, lexoje çafër thoshte Edi Raama: “pse të ikim ne nga qeveria? Na thonë neve që ministrant janë në burg”. Ministrat dhe deputetë të tij janë në burg. Si mund të mendohet sot, ka një ministër, e ka një deputet, e ka një deputet tjetër, I ka në burg dhe të vazhdojë të jetë ai në qeverisje?! Dhe kjo vjen vetëm për faktin e thjesht qëende sot nuk është krijuar një tjetër formacion politik, ku shqiptarët të kenë besim. Sepse rrugën e kanë zënë Sali Berisha, Ilir Meta. Janë këta të dy, që I shërbejnë atij, oksigjeni, varka e shpëtimit. Dhe e thotë këtë vet Edi Rama, posterët e tij janë, si ishte ajo “vetëm para, jo mbrapa”. E ka zgjedhur ai. Ai ka zgjedhur për kundërshtarë te ketë këto dy figura, sepse e di që me këta të dy rri në qeverisje pa fund. Sepse shqiptarët e dinë që këta dy nuk I votojnë. A e bëri këtë në 2021? E bëri, diku këtu ishte ajo tabela e madhe që thoshte: çfarë po votoni Bashën, do të keni Berishën dhe Metën. Është e vërtetë.
E pra, kjo dyshe së bashku me Edi Ramën kanë asfiksuar politikën në këtë vend. Dhe u thonë shqiptarëve që jeni të detyruar të votoni o Ramën, o Metën, o Sali Berishën, s’kemi alternativë tjetër. Ç’bëjnë shqiptarët, rrinë në shtëpi. Ç’bëjnë shqiptarët, ikin. Ndaj, sot ne e kemi detyrim pikërisht këtë gjë, t’u japim një alternativë tjetër, të re. Dhe deri tani e kemi bërë. E kemi bërë se kemi dhënë sprovë të madhe ne. Se të ndodhesh para sulmit jo vetëm të këtyre tre personave, që është oligarkia politike. Kini parasysh që pas këtyre personave, qëndrojnë interest të mëdhaja ekonomike, oligarkët ekonomik, ata të cilët deri në 2013-ën qëndroinin në paradhomën e Sali Berishës. Përcaktonin politikën e madhe të asaj qeveria, përcaktonin emra ministrash, duhet t’I themi ca gjëra të vërteta. Po të njëjtët njerëz sot janë tek paradhoma e Edi Ramës. Po a ka marëveshje më të madhe mes këtyre që janë profilet e vjetra politike, sesa të shohim aty ku është ekonomia, aty bien dakord ata. Në duket sikur e shajnë njëri-tjetrin. “Se unë do të thyej në mes”, ky tjetri thotë “të kam armik”, ky tjetri thotë “je I vdekur”. Duket sikur ka një luftë. Kur vjen çështja tek ekonomia, tek investitorët strategjikë, tek ndërtimet e mëdhaja të gradaçelavenë Tiranë, tek lejet, tek koncesionet, janë pot ë njëjtët njerëz. Oligarkët ekonomikë janë në rregull kushdo qoftë, njëri, tjetri apo tjetri. Dhe kjo është prova se përse janë bashkë. Media, keni vënë re nga mëngjesi deri në darkë del në television Edi Rama atëherë kur do, Erion Veliaj atëherë kur do, Sali Berisha atëherë kur do, Ilir Metaj atëherë kur do. Eu, opozita reale?! Po ne e dimë fare mirë se çafër do të thotë të jesh opozitë në një regjim. Opozitë në një regjim do të thotë, të mos kesh para, të mos kesh financa, të mos kesh hapësirë në media. Kjo është regjimi dhe kjo është opozitë reale.
Si ka mundësi që ekranet e mediave I happen Sali Berishës kur të dojë dhe sa herë të dojë. Me lejen e kujt bëhet kjo? Vetëm me lejen e Edi Ramës. Shumë e thjesht, sepse Edi Rama kur do të sulmojë një media, shkon dhe I vë minat, siç ia bëri resortit në Durrës të Neës24 apo jo. I vendosi minat dhe ky është tamam regjim. Të tjerëve jo vetëm që u jep mundësi për veten, por I jep munësi edhe Sali Berishës dhe Ilir Metajt të flasin. A ka provë tjetër që tregon që janë bashkë?
Kemi rezistuar deri tani, me dhimbje e di, me kosto e di, të plagosur po e di. Por ajo se çfarë kemi bërë deri tani është historike. Nuk e ka imagjinuar askush nga këta trekëndëshi që do të rezistonim kaq gjatë dhe kaq fortë. Kanë menduar që kanë gjithcka nën kontroll, ekonominë, median, financën, edhe krimin bashkë. Kjo që kemi bërë tani është akti i parë I rëndësishëm I dhënies fund të tranzicionit. Ne që jemi tek Partia Demokratike nuk kemi halle. Asnjë. Nuk kemi halle te SPAK-u ne, fare zero. Hallet e tyre janë me drejtësinë, hallet e tyre janë me SPAK-un. Kur po I thërret SPAK-u njerëzit e Ramës, një pjesë I ka future në burg. Kur po i thërret njerëzit e Berishës. E patë para 2-3 javësh, ia përmendi me emër Rama. “Kujdes i tha, se seç ke ca njerëz ti. Një person me inicialet Z, një person me inicialet M.L, një person me inicialet Y”. E mbylli sqepin Sali Berisha, opozita e vërtetë. Problemet e Ilir Metës me drejtësinë.
Halli këtu është pra. Ne nuk jemi hallexhinj, pikë. Ne nuk jemi hallexhinj. A ne kemi problemin tjetër, si e sit ë jemi të besueshëm për njerëzit në zgjedhje. Sfida jonë e parë në këto zgjedhje është të jemi dinjitozë dhe t’u jepim një provë qytetarëve të këtij vendi, që ka ca fytyra mund të moes jenë ëngjëllore, tat hemi dhe këtë, port ë përfshirë në korrupsion jo. Të përfshirë në krim jo e jo dhe që kemi mbështetjen dhe jemi në të njëjtën gjatësi vale me aleatët tanë. I konsiderojmë aleatë. Ky popull, ky vend e ka të domosdoshme aleancën me perëndimin. Pa të vdes, nuk e ekziston, Madje historia e ka treguar. Dhe këtu jemi ne. Ne kemi për detyrë tashmë t’u tregojmë shqiptarëve këtë fytyrë të re, këtë nevojë që kanë ata.