Partia Demokratike shpreh keqardhjen e saj të thellë për keqinformimin që redaksia e lajmeve të Televizionit Klan i bëri dje publikut në lidhje me lejet e ndërtimit të dhëna nga Edi Rama si dhe për aktin e shëmtuar të censurimit të deklaratës dhe dokumenteve zyrtare të paraqitura nga Partia Demokratike. Censurimi i deklaratave të opozitës kompromenton rëndë integritetin dhe besueshmërinë e mediave dhe është treguesi më i vërtetë i gjendjes dramatike të lirisë së medias në regjimin e korruptuar dhe oligarkik të Edi Ramës dhe klienteles së tij.
Partia Demokratike i kërkon TV Klan dhe mediave të lira në vend të pasqyrojnë pa censurë deklaratën dhe dokumentet shoqëruese si më poshtë;
Edi Rama gënjen. Letra të cilën i referohet nuk është asgjë tjetër vetëm kalimi i kërkesave të bëra nga Shoqata e Ndërtuesve për leje zhvillimore Ministrisë së Zhvillimit Urban. Kjo pasi me datë 22.08.2014 Edi Rama bllokon miratimin e PDV dhe lejeve, nga organet e pushtetit vendor në të gjithë territorin. Në këto kushte Bashkia i kalon 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve, Qeverisë. Asnjëra prej këtyre kërkesave nuk është marrë në shqyrtim dhe aq më pak miratuar nga Bashkia e Tiranës. Me datë 23.03.2015 Edi Rama si kryetar i KKT-së nga 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve përzgjedh vetëm 6 prej tyre, dhe në mungesë të akteve nënligjore i kërkon bashkisë t’i pajisë me leje ndërtimi. Me datë 21.05. 2015 Bashkia e Tiranës i kthen përgjigje KKT-së ku i argumenton se vendimmarrja e saj është në kundërshtim me ligjin. Më pas me një ndryshim në VKM Nr. 408, Edi Rama i jep kompetenca vetes së tij të japë leje ndërtimi brenda territorit të qyteteve, duke shkelur autonominë e pushtetit vendor. Pas kësaj bën vendimin e KKT-së datë 09.09. 2015 ku i pajis me leje ndërtimi vetë 6 ndërtues prej 30 kërkesave të dërguar nga Shoqata e Ndërtuesve.
Çfarë ka ndodhur :
1. Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës për ti dhënë fund klientelizmit në dhënien e lejeve të ndërtimit ka miratuar planin urbanistik, i pari që prej vitit 1989 si dhe planet e detajuara vendore.
2. Bashkia ka hartuar 30 PDV, faza e parë ku nuk përcaktohet asnjë gjurmë ndërtimi, vetëm treguesit e zhvillimit dhe infrastruktura rrugore.
3. 22.08.2014 Edi Rama bllokon miratimin e PDV-ve dhe lejeve nga organet e pushtetit vendorë në të gjithë teritorin.
4. 01.10 2014 Edi Rama miraton ligjin e ri të planifikimit të territorit i cili shfuqizon ligjin nr. 10119 dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi, përfshirë VKM Nr. 502 që është rregullorja e urbanistikes, duke bllokuar procesin deri në daljen e akteve të reja nënligjore.
5. Në dhjetor 2014 Shoqata e Ndërtuesve sjell kërkesë në Bashki për të marrë në konsideratë projektet e hartuara prej tyre konform ligjit të vjetër.
6. 10.12 2014 Bashkia ia përcjell kërkesën e Shoqatës së Ndertuesve Ministrisë së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermenit, pasi kërkesa e Shoqatës së Ndërtuesve nuk ishte më në kompetencë të bashkisë për shkak të shfuqizimit të ligjit të vjetër dhe mosmiratimit të akteve nënligjore të ligjit të ri.
7. Me 23.03.2015 Edi Rama si kryetar i KKT-së nga 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve përzgjedh vetëm 6 prej tyre dhe në mungesë të akteve nënligjore i kërkon bashkisë t’i pajisë me leje ndërtimi.
8. Me 21.05.2015 Bashkia e Tiranës i kthen përgjigje KKT-së, ku i argumenton se vendimmarrja e saj është në kundërshtim me ligjin.
9. Më pas me një ndryshim në VKM Nr.408 Edi Rama i jep kompetenca vetes së tij të japë leje ndërtimin brenda territorit të qyteteve duke shkelur autonominë e pushtetit vendor.
10. Pas kësaj bën vendimin e KKT-së datë 09.09. 2015 ku pajis me leje ndërtimi 6 ndërtues prej 30 qer kishte paraqitur shoqata e ndertuesve