Në takimin me strukturat e PD në Lushnje ndamë qëndrimin e përbashkët se Lushnja ka nevojë më shumë se kurrë për të ndryshuar për mirë, si dhe për ta çliruar bashkinë nga korrupsioni dhe krimi që mban peng zhvillimin.
PD ka paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak të Lushnjes, me gra e burra, djem e vajza që e duan Lushnjen dhe qytetarët e saj. Ne jemi aty ku kemi qenë në 32 vjet, në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kemi qenë dhe do të mbetemi përjetë demokratë.
Në 14 Maj, votoni Partinë Demokratike, votoni nr. 9. Kjo është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj! Nuk është koha që asnjë parti tjetër politike të marrë pushtet të pa merituar me votën e demokratëve, për të na kthyer më pas kurrizin dhe për ta përdorur për të fuqizuar, sjell apo mbajtur në pushtet Edi Ramën.
#VotoPartinëDemokratike
#VotoNr.9 ✌️💙✌️
#FrymëmarrjepërShqiperinë