Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, është tronditës, është tregues se si po qeveris Edi Rama me ministrat e tij, me filozofinë e grabitjes, e zhvatjes së fondeve e pasurisë publike.
Dëmi i shkaktuar shtetit është i parecedent.
777 milionë euro, vetëm për vitin 2014.
Para të ndara mes tyre, si kope ujqërish që i janë sulur fondeve për të përvetësuar ku të mundin e sa më shumë të mundin.
Janë më shumë se 2 milionë euro në ditë dëmi që i kanë shkaktuar shqiptarëve dhe ekonomisë së vendit.
Më saktësisht 2 milionë e 120 mijë euro në ditë abuzim i Edi Ramës dhe ministrave të tij, kur papunësia është rritur, kur eksoni ka njohur shifra rekord, kur varfëria është në skaj, ku më shumë se 1/3 e popullsisë është në mjerim të plotë.
Kontributin kryesor në këtë zhvatje e ka Edi Ramën me aferën e CEZ-it.
Po nuk ngelen pas dhe të tjerët me tenderat dhe koncesionet ku fituesi është i paracaktuar.
Në 399 tendera janë konstatuar 1254 shkelje të procedurave të prokurimit.
Janë para që u janë marrë shqiptarëve me rritje taksash, me dhunë e me burgim, për t’i ndarë Edi Rama dhe ministrat e tij me miqtë dhe klientelën.
Me papulët, carapulët e tërë sojin e tyre që kanë mbajtur Edi Ramën me para dhe kanë financuar fushatën e tij.
Raporti i KLSH, është skaneri i një qeverie hienash të babëzitura, ku në krye qëndron kryeministri më i korruptuar në Ballkan, që sipas dokumentit të punës së OSBE zotëron 200 milkionë euro pasuri.
Mbi këtë zullum të madh qëndron ky regjim që i ka ditët e numëruara.
Deklarata për mediat e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, 3 Nentor 2015