Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që nuk mbajti as edhe një nga premtimet me të cilat erdhi në pushtet.

Ai do të mbahet mend si mashtrues i pashoq.

Premtoi 300 mijë vende pune, papunësia është rritur, premtoi shëndetësi falas, shëndetësia është në krizë dhe e zhytur në korrupsion, premtoi uljen e taksave, i rriti dhe i dyfishoi ato.

Edi Rama është turisti më i pasur i vendit, dhe në dy vitet e qeverisjes, 162 ditë i ka kaluar jashtë, në hotele me 5 yje, duke shpenzuar qindra mijëra euro nga taksat e qytetarëve, në udhëtime që nuk kanë sjellë asnjë të mirë për vendin, por vetëm të ardhura për xhepin e tij.

Edi Rama njihet si një kopjac i bankës së fundit, pasi merr propozimin e z.Basha për pullën e pagesës së taksës për biznesin e vogël, i ndërron emrin, dhe e paraqet si të tijën. Sërish duke mashtruar.

Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe dokumenti i punës së OSBE tregon se ai gëzon 200 milionë euro pasuri që e ka strehuar në vendet OFF-SHORE, përmes vëllait të tij.

Edi Rama po shton çdo ditë miliardat për vete, dhe pas çdo tenderi qëndron një papul ose një carapul i tij.

Edi Rama është kryeministri i një qeveria të rënë, që po shtyn ditët në agoni e mbërthyer nga krimi, vjedhjet dhe mashtrimet.


Deklarata për mediat e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, 3 Nentor 2015