Në vijim të garës për kreun e ri të Partisë Demokratike, kandidatët në garë po vijojnë fushatën, e cila do të përmbyllet në 29 korrik 2023 sipas parimit një anëtar një votë.
Ditën e sotme, kandidatët Gjergj Hani dhe Lulzim Basha, zhvilluan takimin e radhës me demokratët e Elbasanit.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model që mishëron kulturën e re politike të ndërtuar mbi aktet dhe veprat e qendrestarëve, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që mbrojtën me vendosmëri vlerat dhe parimet që janë në themel të forcës sonë politike:
Aleancë e qartë me partnerët strategjikë;
Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit;
Për pastrimin e politikës, duke u dhënë fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësues me integritet.
Mbi këto parime, Partia Demokratike ka nisur procesin e riorganizimit, për t’i shërbyer shumicës së shqiptarëve, që kanë braktisur modelet e vjetëruara dhe kërkon një ndryshim të vërtetë.
Partia Demokratike mund dhe do ta sjellë këtë ndryshim, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë reformuese për të bërë ndryshimet kushtetues që mundësojnë:
✅ Listat e hapura;
✅ Vetting-un në politikë;
✅ Kufizimin e mandateve;
✅ Votën e diasporës.