Deklaratë e këshilltarit të Grupit Parlamentar për Financat, Dorian Teliti. Tregtarët e lidhur me dyshen Rama-Meta, e blejnë sot karburatin 40 përqind më lirë dhe e shesin 40 përqind me shtrenjtë për qytetarët tanë. Me këtë skemë, çdokush varfërohet gjithnjë e më shumë, dhe pasurohen gjithnjë e më shumë klanet e naftës të lidhura me Edi Ramën dhe Ilir Metën.
Çdo qytetar shqiptar që paguan sot naftën më të shtrenjë në botë, duhet të kujtohet se paratë po i nxjerr nga xhepi vetëm për një arsye, për interesat e Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Interesat financiare të dyshes Rama-Meta sundojnë sot tregun në vend, dhe kjo është e vetmja arsye pse nafta në gjithë botën është 40 përqind më e lirë, vetëm në Shqipëri vazhdon të jetë njësoj e shtrenjtë.
Vazhdon të ketë cmimin më të shtrenjtë tek ne, dhe kjo tarifë bëhet katastrofike po të kemi parasysh se fuqia blerëse e jona është 3 herë më e vogël se mesatarja e Bashkimit Europian.
Shqiptarët paguajnë më shumë, sepse paguajnë për pasurimin e klientëve të qeverisë, paguajnë për pasurimin e Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Tregtarët e lidhur me dyshen Rama-Meta, e blejnë sot karburatin 40 përqind më lirë në tregun botëror, dhe e shesin 40 përqind me shtrenjtë për qytetarët tanë. Me këtë skemë, cdokush varfërohet gjithnjë e më shumë, dhe me të njëjtin ritëm pasurohen gjithnjë e më shumë klanet e naftës të lidhura me Edi Ramën dhe Ilir Metën.
Ky është një skandal i pandodhur më parë, një korrupsion i pashembullt qeveritar që vjedh drejtpërdrejtë cdo ditë ekonominë dhe cdo qindarkë të shqiptarëve.
As në mesjetë, nuk kishte taksidarë kaq mizorë.
Afera e pisët me naftën është tipari i kësaj qeverisje, fytyra e oligarkisë Rama-Meta.
Kjo është nëpërkëmbje e qytetarëve.
Ndaj qytetarët janë në Protestë.
Dhe protestë do të ketë.
Do të ketë protestë derisa të ketë drejtësi, punë dhe dinjitet për qytetarët.