Për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ka reaguar edhe kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Me anë të një postimi në facebook, Basha shkruan se drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve dhe se promotori e mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama.
“Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, pas një beteje të gjatë të Partisë Demokratike për aferën e inceneratorëve, duhet përshëndetur por nuk mund të ndalet me kaq. Promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama. Drejtësia duhet të shkoj deri në fund, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Sot është më jetik se kurrë vetingu i politikanëve, verifikimi i pasurive dhe lidhjeve të tyre me krimin që mbajnë peng Shqipërinë, dhe godasin sigurinë dhe mirëqenien e familjve shqiptare” – shkruan Basha.