Duke shqyrtuar sot realizimin e Buxhetit Publik të 2014 në fakt në nxjerrim konkluzionet për efektet e politikave qeveritare për të parin vit të qeverisjes Rilindase.
Ajo qe se pari te bie dukshem ne sy eshte braktisja e menjehereshme e pothuajse e plote e premtimeve te shumta e joshese te leshuara pergjate fushates zgjedhore te 2013. Pra Drejtimi i Duhur, sllogani simbol i fushates se Rilindjes per pushtet, u braktis pa u shkelur fare dhe qeverisja nisi qe ne fillim te lundroje ne nje Drejtim krejt tjeter.
Se dyti verehet qe dhe politikat e ketij Drejtimit tjeter ne perfundim te vetem nje viti qeverisjeje nuk prodhuan asgje inkurajuese, nxitese apo optimiste per ekonomine apo qytetarin.
Perkundrazi.
Rezultatet e matshme tashme, te mbylljes se te parit vit, flasin me se shumti vetem per perkeqesim dhe efekte negative.
Taksat, direkte apo indirekte u rriten ndjeshem ne fillim te 2014 por te ardhurat buxhetore ne fund te vitit nuk u rriten aspak as ne raport me ate rritje modeste te ekonomise por as edhe ne raport me rritjen e vete nivelit te taksave. Erozioni i te ardhurave publike , fenomen qe normalisht nuk cfaqet ne vitet e para te nje qeverisjeje te re , juve ju pllakosi si epidemi qe ne muajt e pare.
Borxhi publik u rrit me gati 10% ne kte vit dhe u justifikua me nevojen e mbushjes se gropes se detyrimeve te shtetit te trasheguara apo me nevojen per nje rritje te ndjeshme te investimeve publike si mekanizem i nxitjes se kerkeses agregate ne ekonomi. Rezultati ne fund te vitit, as gropa e detyrimeve nuk u mbush dhe as investimet publike nuk dhane ndonje impakt sado te vogel nxites ne ekonomi.
Dhe kjo e fundit per disa aresye: – Sepse borxhi i marre vetem pjeserisht vajti per investime kapitale, -sepse investimet e planifikuara nuk arriten as te realizoheshin brenda vitit,- sepse pjesa me e madhe e investimeve publike u kanalizuan ne lloje shpenzimesh pa impakt te drejtperdrejte e te menjehershem ne ekonomi( 2014 eshte viti me perqindjen me te ulet te investimeve ne infrastrukturen rrugore, bujqesore, ujore apo arsimore e shendetsore.). Mos realizimi i investimeve u shkaktua nga anarkia administrative por dhe nga oreksi e makuteria per te abuzuar ne prokurimin e tyre. Akoma me keq, jane rastet e fondeve per investime te raportuara si te harxhuara kur shpenzimi i materializuar ne objekte eshte vetem nje fraksion i vogel i tij ( rasti i investimeve ne kanale ujitese e kullimi per vitin 2014 ku nga rreth 40km kanale te raportuara si te kryera fizikisht nuk gjen me shume se sa 10km).
Po erozionin epidemik fiskal te vitit te pare cfare e shkaktoi?
– se pari rritja e ndjeshme e nivelit te taksave nxiti rritjen e prirjes per tju shmangur pageses se tyre. Dhe per kete ishit te paralajmeruar.
-se dyti ineficenca e nje administrate fiskale ne drejtimin e se ciles u parashutuan gardiste rinor te Rilindjes e jo profesionistet
-se treti lezetimi i menjehershem prej evazionit e kontrabandes , i klienteles se ngushte te bisnesit rilindas.
Tej politikave buxhetore e fiskale te vitit 2014, edhe me absurde e kunderproduktive cfaqen disa aksione te tjera te ndermarra nga kjo qeveri .
– Bllokimi teresor i lejeve te ndertimit, sigurisht nen justifikimin qe do vendosim rregull e do te bejme shtet, frenoi plotesisht nje nga motoret kryesor te rritjes sone ekonomike pra sektorin e ndertimit.
-Krahas reduktimit te ndjeshem te investimeve publike u ulen ndjeshem dhe investimet private, vendase apo te huaja, qofte prej ndryshimit te menjehershem te rregjimit fiskal por dhe prej retorikes agresive ndaj bisneseve te huaja te perdorur ne menyre aventureske gjate dhe pas fushates zgjedhore.
-Shtremberim ekstrem i konkurences ekonomike ende te dobet ne mjedisin tone, prej padurimit qe tregoi klientela sponsorizuese e Rilindjes per te kapur ne tendera te gjithe parane publike apo leshimi favorizues e monopolizues i lejeve koncesionare sidomos ne sherbimet publike.
Pra politikat e Qeverise qe ne fillim te 2014 u deklaruan si politika te tipit antikrize ne fakt ne realizimin e tyre as nuk frenuan e as nuk kompesuan gje ne efektet tkurrese te krizes ne ekonomi.
Rezultati perfundimtar i politikave te qeverise ne fund te vitit te pare te saj eshte: Nxitje e paket dhe e pamjaftueshme e rritjes ekonomike. Renie e konsumit prodhues por dhe te atij te qytetarit. Klime e sforcuar pesimizmi e mosbesimi te aktoret ekonomike.
Dhe ska asnje ngushellim per aq sa shohim qe viti i dyte i qeverisjes, 2015, po deshmon vetem nje perkeqesim te metejshem ne keto fenomene e ne keto prirje.
Neqoftese do perpiqesha te mos isha agresiv ne etiketimin e atyre qe ju i quani Reforma historike, do te thoja vetem qe me shume se sa reforma ato po cfaqen si Melo-reforma apo reforma melodioze. Titujt e tyre kumbojne kendshem per veshet tuaj por shijojne hidhur ne xhepat e qytetarit apo ne bilancet e biznesit.
Kot akuzoni se eshte kjo Opozite qe po ju prish imazhin e reformave e te qeverisjes. Me thene te verteten per prishjen e ketij imazhi po punoni vete cdo ore e cdo dite, me zell milingone e me oreks ulkonje.
Fakti qe na etiketoni ne si primitive, nuk eshte se ju ben juve te jini moderne
Fakti qe na etiketoni ne si kryepleq fshati nuk eshte se ju ben juve reformatore.
Fakti qe na etiketoni ne si politikane te mbrapshte, nuk eshte se ju ben juve politikane te mbare.
Fakti qe perdite qe plas sheshit nje skandal korruptiv i ndonje ministri a zyrtari aktual ju rrekeni vetem te etiketoni opoziten si te korruptuar, nuk ju ben juve te besoheni per te ndershem.
Fakti qe nuk lodheni se etiketuari si “epoke e erresires” periudhen 1990-2013, nuk ben askend qe ta shohe si “epoken e drites” kte dyvjecar te Rilindjes.
Prandaj kthellojuni e urtesohuni ca, se vec mire do tju beje.
Shqipja ka disa metafora me te cilat shqipetari ka dashur te shprehe thjesht e qarte ndjenjen e durimit ndaj halleve e veshtiresive te jetes. Pershembull, ” po te zuri e keqja, hapi deren” ose dhe tjetra ” halli te ben ti thuash edhe derrit daje”. Dhe sot shqiptari eshte ne goxha halle por nuk besoj aspak se ka me ate durim saqe nga halli qe e ka zene, tju quaje ende Ju, Rilindas e per me teper Reformatore.
Qe ne fillim te vitit te pare te mbreterimit tuaj, braktiset Drejtimin e Duhur e vozitet ne Drejtimin Tjeter . Sot ne mbyllje te vitit te dyte mund te thuhet pamedyshje qe po vozisni teresisht ne Kundravajtje.
Fjala në Kuvend e deputetit Genc Ruli, 5 Nëntor 2015