Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha përshëndet vendosmërinë e prokurorisë së posaçme për t’i shkuar deri në fund aferës së shekullit, e cila u kushton takaspaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro.
Reagimi i plotë:
Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferës së shekullit, e cila u kushton takaspaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro.
Sekuestrimi i inceneratorit fantazëm të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv.
Shpreh mbështetjen e plotë dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, kësaj gangrene që shkatërron vendet e punës dhe mirëqenien e shqiptarëve.
Qytetarët shqiptarë presin dhe meritojnë drejtësi, ata e dinë mirë që peshku qelbet nga koka!