Varfëria, papunësia dhe kriza e gjithanshme po cënon shendetin e grave dhe nënave shqiptare.
Ky konkluzion dramatik doli në një takim me gratë dhe nënat në Pogradec që mbajtën gratë demokrate, në kuadër të sensibilizimit për kancerin e gjirit.
Deputetja Vokshi evidentoi se këtë vit është rritur ndjeshëm numri i të prekurave me këtë tumor, duke çuar në mbi 700 raste.
“Ministria e shendetesisë nuk po zhvillon sensibilizimin e duhur për rrezikun e kancerit. Fondet për promocionin shendetesor vidhen, dhe 450 mije euro të organizatave ndërkombetare për këtë qëllim, nuk dihen ku kane shkuar. Janë ulur ndjeshëm fondet , pasi ministria dhe ministri i kushton vëmendje tenderave dhe recetave fiktive me fitime qindra milionë euro. Kjo është ministra e skandaleve dhe jo e shëndetësisë”, tha Vokshi.
Sot gratë dhe nënat nuk e marrin shërbimin e mamografisë pasi ai nuk funksionin në më shumë se gjysmën e territorit të vendit.
“Si kryetare komisioni së bashku me koleget e mia të opozitës do të lobojmë që mamografia dhe shërbimet kyçe të ekos për shëndetin e grave të hyjnë në paketën e  Check-Up”; u shpreh Vokshi.
Gjatë fjalës zonja Vokshi u ndal tek rëndësia që ka ekzaminimi si hap kryesor për parandalimin në kohë të kësaj sëmundjeje.
Kryetari i Bashkisë Eduart Kapri vlerësoi fushatat sensibilizuese të ndërmarra nga zonja Vokshi dhe tha se një ndër prioritet e punës është angazhimi i bashkisë për mbrojtjen e shëndetit të gruas . “Ky është investim shumë i rëndësishëm  për qytetin dhe për shoqerinë tonë”, tha zoti Kapri.
Gjatë takimit gratë pjesëmarëse ngritën problemin e mosfunksonimit të mamografisë së lëvishme, mungesës së diagnozës efikase dhe shërbimeve të tjera.
Të pranishme në takim, mjeke të fushës informuan gratë për masat kundër kancerit të gjirit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Nentor 2015