Kryefamiljarët, Qamil Zela, Llazi Nasi, Gjovalin Lazri, Arif Doda, ju  dorëzuan varfërisë dhe u vetëflijuan  për një faturë energjie, ndërsa nuk ju hap asnjë derë shpëtimi nga OSHE;  sot familjet e tyre janë më keq se në mëshirë të fatit. Dhjetra qindra mijëra familje që janë në fije të perit të zhytur në varfëri.

Por kush paska nevoje të trajtohet për tensionin e madh dhe stresin? OSHEE, banda më famëkeqe e Edi Ramës, burimi më i madh i stresit dhe i depresionit për qytetarët.

Pikërisht nga paratë e gjakut të shqiptarëve të mbledhura me dhunë e me kërbaç, me burg, kryehajduti i Edi Ramës, Ardian Çela, i jep paratë paratë e të pamundurve djalit tjetër të zonjës Leskaj, për mirë trajtimin  ndaj stresit, për punonjësit e OSHEE.

700 milionë lekë merr djali i deputetes, i nënkryetares së Kuvendit, për të trajtuar stresin e OSHEE, ndërkohë që kjo bandë e Edi Ramës shkaktoi tronditje e dramë tek mijëra familje, tek mijëra të pamundur, duke i lënë në errësirë, duke i dërguar në burgje duke u marrë dhe jetën nga arroganca e trajtimi çnjerëzor.

Ja ku janë dokumentat.

700 milionë lekë për ABKONS, për Besnik Leskaj, për një trainim 4 mujor të punonjësve.

175 milionë lekë në muaj, ose afërsisht 6 milionë lekë në ditë i jep Edi Rama djalit të zonjës Leskaj, nga paratë e gjakut të shqiptarëve të marra me dhunë e me kërbaç prej OSHEE-së.

Fondi limit ishte 720 milionë lekë, dhe ofertuesi i vetëm është  djali i tjetër i zonjës Leskajt me 700 milionë lekë. Gjithçka e mirëkalkuluar që paratë të ndahen, të shkojnë sipas porosisë së shefit të madh.

Ju kujtojmë se për zonjën Leskaj ka një kërkesë në Kuvend për mbarimin e mandatit, pasi djali tjetër i saj ka marrë hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë për 25 vjet, dhe kjo e bën mandatin e deputetes së Ramës të pavlefshëm, sipas Kushtetutës.

E keni dëgjuar Edi Ramën që thotë shtet, shtet, po bëjmë shtet.

Ky pra është shteti i Edi Ramës.

Shteti më i korruptuar në ballkan, më i pamëshirshëm  i ngritur nga kryeministri më i korruptuar në Ballkan.

dok2dok3


Deklarata për mediat e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, 8 Nentor 2015