Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollku, në një postim në Facebook shkruan se kryetarët e Komiteteve për Punë të Jashtme te SHBA, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Çekisë, Irlandës, Ukrainës, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë kanë kërkuar nga SHBA dhe BE që të ashpersojnë qasjen ndaj Serbise dhe Vuçiçit si destabilizuese e situatës së paqes e sigurisë në Ballkan.
Çollaku gjithashtu shprehet se Shqiperia mungon në këtë letër dhe hesht perballë kësaj kërkese ndërsa duhet të ishte vendi kryesor e nxitës i nismave të tilla diplomatike në mbeshtetje të Kosovës.
Deputeti demokratë, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Punëve të Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, në mbledhjen e parë të këtij Komisioni do t’i kerkojë sqarime drejtueses se Komisionit dhe ministres Xhaçka për të dhënë sqarime për këtë mungesë dëshire të Qeverisë për t’u përballur me Serbinë.
Postimi i plotë:
Kryetaret e Komiteteve për Punë të Jashtme te Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Çekisë, Irlandës, Ukrainës, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë kanë kërkuar nga SHBA dhe BE që të ashpersojne qasjen ndaj Serbise dhe Vuçiqit si destabilizuese e situates se paqes e sigurise ne Ballkan,si dore e shtrire e interesave ruse ne rajon dhe si vend agresor perballe sovrantitetit dhe pavaresise se Kosoves.
Mjerisht Shqiperia mungon ne kete leter,Shqiperia hesht perballe kesaj kerkese ndersa duhet te ishte vendi kryesor e nxites i nismave te tilla diplomatike ne mbeshtetje te Kosoves.
Si antar i Komisionit te Puneve te Jashtme ne Kuvendin e Shqiperise,ne mbledhjen e pare te ketij Komisioni do ti kerkoj sqarime drejtueses se Komisionit dhe njekohesisht do te kerkoje te paraqitet ne degjese ne Komision te Politikes se Jashtme ,Ministren Xhacka per te dhene sqarime para komisionit per kete mungese fuqie apo mungese deshire e Qeverise Shqiptare per tu perballur me Serbine dhe per te mbeshtetur me cdo mjet diplomatik dhe jo vetem,Kosoven.