Deputeti i PD dhe anëtar i komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Seladin Jakupllarri, ka përshëndetur punën e SPAK, siç shprehet ai, për luftën ndaj konçesioneve korruptive te qeverise ne shendetesi.
Postimi i plotë:
Pershendes dhe inkurajoj punen e veshtire dhe te palodhur te SPAK per luften ndaj konçesioneve korruptive te qeverise ne shendetesi,korrupsion te cilin partia demokratike e ka denoncuar qe ne fillimet e punimeve te kuvendit ne legjslaturen e X. Check-Up ishte dhe mbetet nje abuzim historik i grabitjes se fondeve ne shendetesi. Po ashtu edhe sterilizimi nje koncesion korruptiv qe po hetohet nga spak do te nxjerre ne pah kete abuzim gallopant nga ana e ministrise se shendetesise. Si shembull po ju permendim çmimet e sterilizimit ;Ne Gjermani 0,8€ Turqi 1€, dhe kudo ne bote çmimi shkon nga 1 deri 3€.Tek ne koncesionari paguhet plot 190€!