Deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu, në një postim në Facebook shkruan se qyteti i Krijës ka një javë që është pa ujë të pijshëm.
Bakiu shprehet se pasi e falimentuan ujësjellësin dhe e kaluan nën administrim qendror situata vijon të rëndohet.
Postimi i plotë:
PREJ NJË JAVE QYTETI I KRUJËS ËSHTË PA UJË
Pasi e falimentuan Ujësjellësin dhe e kaluan nën administrim qendror situata vijon të rëndohet.
Është absurde të kërkosh ujë në 2023!!!
Të vijosh të besosh se mitologjia është rijetësuar e kucedra ka mbyllur puset është po kaq absurde.
Z.Kryeminister ku i keni premtimet e fushatës në 2021 që Kruja do të ketë 24 orë furnizim me ujë ??
Furnizoni me ujë Krujën z. Kryeministër se i tmerrove turistët, mburrjen tënde të fundme!
Partia Demokratike ka dy vite që e ngre problemin e furnizimit me ujë te qytetit . Si gjithmone ankesat bien ne vesh të shurdhët.
Kjo nuk është Kruja që duam, por kjo është Kruja që i ofruat Ju…pa institucione ..pa rini …pa shërbime për qytetarët !!
MOS E HARRONI KĒTĒ
Kjo qeveri po e ndëshkon qytetin e Krujes. E vetmja gjë me të cilën jeton ky qytet është turizmi. Në kulmin e sezonit qyteti i krojeve është pa ujë.
I bej thirrje Bashkisë dhe qeverise të marra masa të menjeherëshme për stabilizimin e situatës