Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se nga buxheti i shtetit janë dhënë 560 mln euro për kontratat koncesionare dhe se gjysma e kërtyre pagesave është nën hetim nga SPAK.
Në nje postim në Facebook, Tabaku shprehet se tashmë nuk bëhet fjalë për akuza të opozitës, por për akuza korrupsioni të faktuara.
Deputetja demokrate më tej thotë se korrupsioni progresiv të vendosur në çdo kontratë dhe punë publike: Si inceneratorët, sterilizimi dhe check up-i, këtu shkojnë taksat e shqiptarëve.
Postimi i plotë:
Fjalët më të dëgjuara kësaj vere kanë qenë koncesion dhe korrupsion Me të drejtë shqiptarët pyesin; sa i kushtojnë buxhetit të shtetit nga taksat e tyre këto kontrata koncesionare? 560 milion euro është vlera faktike e buxhetit të shtetit paguar për këto kontrata koncesionare
Ndërkohë vlera reale e tyre është 50% e PBB Gjysma e pagesës së këtyre kontratave është nën hetim nga SPAK Nuk bëhet fjalë për akuza të opozitës apo medias Tashmë bëhet fjalë për akuza korrupsioni të faktuara Të atij korrupsioni progresiv të vendosur në çdo kontratë dhe punë publike: Si inceneratorët, sterilizimi dhe check up-i.
Këtu shkojnë taksat e shqiptarëve!