Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Nënë Tereza mbetet simboli shqiptar i dashurisë për Zotin, e cila edhe sot na bën krenarë.
Postimi i plotë:
Jemi fatlumë, që gëzojmë sot shenjtërimin e Nënë Terezës, simbolit shqiptar të dashurisë për Zotin, e cila na krenon dhe motivon të veprojmë me dhembshuri në jetët tona, me përkushtim të madh veçanërisht për të varfërin, të pamundurin, të nëpërkëmburin.
Bekimi i Zotit dhe Shën Nënë Terezës qoftë me shqiptarët dhe familjet e tyre kudo ku janë!