Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar edhe gjatë pasdites takimet derë më derë, për të dëgjuar e bashkëbiseduar me qytetarët. Situata ekonomike është e veshtirë, papunësia e lartë, çmimet janë rritur dhe vëmendja e qeverisë mungon. Qytetaret duan një alternativë ndryshe, që kujdeset për ta dhe jo për hallet e atyre që luftojnë për poste e karrige!
Partia Demokratike do të jetë kjo alternativë!
Lufta kundër korrupsionit është prioriteti i PD, – tha zoti Basha. “Për këtë, krahas mbështetjes, inkurajoj dhe SPAK të vijojë luftën kundër korrupsionit, si jetike për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe çuar para drejtësisë të korruptuarit”. Po kështu, qytetarët kanë mirëpritur propozimet e Partise Demokratike për listat e hapura, vetingun e politikanëve, votën e diasporës dhe zgjedhjen e presidentit nga populli.
Kthimi i besimit të qytetarëve të vota dhe politika, është kontribut i rëndësishëm për ndryshimin qe duan dhe presin shqiptarët.