Kolegë deputetë,

Para se të nis fjalën time në lidhje me konventën për të drejtat e njeriut, dua të sjell në vëmëndjen tuaj që Ligji për Administratën Publike ishte një ndër 3 ligjet që pas shumë përpjekjesh në maj 2013 u miratuan me consensus të plotë, falë edhe presionit të faktorit ndërkombëtar. Por ky ligj për fat të keq ishte i pari që u shkel nga Qeveria juaj për ti hapur rrugë largimit të mijëra nënpunësve të amdinistratës vetëm për arësye politike.

Ju Administratës Publike ja keni hequr të gjitha tullët. E vetmja reform – spastrimi politik, kriminalizimi i administratës dhe emërimet nepotike.

Dua të pyes Ministrin e Shëndetësisë:

  • Cilin kriter plotësoi znj. Bello të cilën e emërove drejtoreshë të sektorit farmaceutik në Ministri? Përvec faktit që ishte e bija e babait dhe kunata e “bletës punëtore”?
  • Cilin kriter plotësoi Zhan Levani të cilin e emërove drejtor të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave pavarësisht se ishte e akuzuar për abuzime të mëdha gjatë periudhës që ishte shef sektori pikërisht në këtë institucion?? Të cilin vetë ë shkarkove nga Drejtor, dhe kur ishte në Amerikë, me një sms e thirre duke i thënë që e kishe promovuar. E emërove drejtor të rimbursimeve në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore. Pse e emërove pikërisht aty?? Apo kishe nevoje që ai të “qepte” letrat për abuzimet kolosale me recetat fallco dhe faturat fiktive??? Për të cilat ende s’ka asnjë të dënuar, asnjë të ndëshkuar???

Të ndëruar kolegë,

Ka vetëm dy ditë që raporti i progresit të KE certifikoi dështimin dhe regresin ku e ka futur vendin kjo qeveri e mazhorancë. Ka vetëm një lajm: NUK HAPEN NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË!!

Bashkimi Europian refuzoi të hapte negociatat për shkak të kriminalizimit që Rama i ka bërë ekonomisë shqiptare, që ka sjellë kriminalizimin e qeverisë, administratës publike, parlamentit. Rama vazhdon ta mbajë peng procesin e integrimit të vendit në BE.

Asnjë nga 5 kushtet e vëna nga BE e plotësuar e jo më e vlerësuar nga kancelaritë evropiane.

Sepse shqiptarët nuk kanë asnjnë të drejtë, madje tashmë u kërcënohet dhe e drejta e fjalës,

  • shqiptarë nuk kanë punësim,
  • shqiptarët nuk kanë strehim,
  • shqiptarët nuk kanë ushqim,
  • shqiptarët nuk kanë edukim e shendetesi,
  • shqiptarët nuk kanë shpresë dhe asnjë mundësi.

Dhe meqënëse me dështim e paradoks vlerësoni kriterin krahasimor të këtij raporti më lejoni tju sjell krahasim e madh se midis qeverisë suaj në këtë gjysëm mandati dhe qverisë sonë në të njëjtin afat kohor: neve dhe juve na ndajnë pikërisht standardet e lirisë dhe të të drejtave të njeriut.

Ju të dyja këto standtarte i keni terrorizuar dhe futur në burg.

Ndërkohë që qeveria jonë ishte qeverisja e anëtarësimit në NATO, e lëvizjes së lirë dhe e vokacionit evropian të shqiptarëve, qeveria juaj mund të konsiderohet fare mirë si qeveria e bllokimit, e refuzimit e vrasjes së shpresës.

Të nderuar qytetarë,

Qeveria, me një vetëdije kriminale provokon në Parlament me Konventën e të Drejtave të Njeriut. Provokon deri në revoltë pasi të gjithë jemi dëshmitarë të instalimit në Shqipëri të shtetit policesk për të shtypur me dhunë të drejtat e njeriut. “Para lirisë zgjedh drejtësinë”  – do të thoshte një filozof në Lindjen e Mesme –  pasi kur s’ gëzoj të drejta, nuk shijoj zgjedhjet që mundëson liria.”

Ligji themelor i Demokracisë është respektimi i të Drejtave të Njeriut. Kushtetuta e Shqipërisë e nis hitorinë  e të drejtave me lirinë e shprehjes.

Neni 22 i kushtetutës thotë: Liria e shprehjes është e garantuar.

Por çfarë po kurdis kjo bandë hajdutësh. Për të mbyllur gojën e opozitës dhe të mediave investigative, Kryeministri ka urdhëruar të burgosen të gjithë ata që denoncojnë vjedhjen në shtet, ryshfetin për shërbimet,  shkeljen e të drejtave të njeriut dhe cdo formë abuzimi me pushtetin.

Sot e shoh që ministrja e “ligjeve antikushtetuese” është detyruar të ndryshojë deklaratën e sanksionuar për kthimin e arrestimeve për agjitacion dhe propagandë dhe mbylljen në qeli të gazetarëve dhe politikanëve…

Besoj shprehja më trendy tani do të jetë : Takohemi në burg !

Dhe ai i Peqinit do ishte lule por me shumë gjasa ai Spacit do jetë më i mundshmi këto kohë. E mbase, shprehja e njohur: Burgu për Burra është do të shndërrohet: burgu edhe për gra është!!!

Le të vazhdojmë së bashku me skanimin e Kushtetutës…dokumentit themeltar të Shtetit

Neni 18: Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

A janë të gjithë të barabartë para ligjit në Shqipëri???

Sigurisht që jo!! Ligji zbatohet me dy standarte. Me sloganin që gjoja po bëjmë shtet, në fakt këtu është edhe thelbi i abuzimit tuaj. Shteti dhe ligji që miratoni në forcën e kartonave, nuk prek Ministrin e përfshirë në korrupsion, abuzime (30 tendera në 22 muaj, rreth 15 mln dollarë të munguar në drejtim të respektimit të të drerjtave kushtetuese të qytetarëve e të përfunduara në xhepa ministrash). Ligji nuk prek ministrat e përfshirë në trafik droge, as deputetin që merr dhjetëra tendera shtetërore, bën ndërtime pa leje në gjithë jugun. Por ligji është bërë jo për të pushtetshmin, por për qytetarin e thjeshtë, ligji shkon te berberi, peshkatari, fermeri dhe blegtori, në burg nuk përfunjdojnë të pasurit, të pushtetshmit, miqte, klientela, sponsorët e Ramës…në burg përfundojnë të varfërit  që Rama të bëjë shtet me hajdutët !

Vazhdojmë më tej…Kushtetuta na garanton të drejtën e informimit, por sa të informuar janë shqiptarët për punën e Kryeministrit dhe të ministrave.

Nëse e mbani mend, vendimi i parë i Edi Ramës ishte “terri informativ”. Tashmë mbledhjet e qeverisë janë të mbyllura, vendimet nuk botohen, askush nuk can dot për të marrë një informacion në asnjë dikaster. Edhe ne si deputetë, shpesh nuk marrim përgjigje nga institucionet, por edhe kur na raportojnë, burokratët falsifikojnë të dhënat.

E drejta për të marrë dhe dhënë informacion, është e cunguar tashmë në të dyja kahët. Transparenca.al dhe cdo platformë informimi e kësaj qeverie është censurim i informacionit dhe kontroll i medias për të mos publikuar të vertëtën e vjedhejs shtetërore dhe abuzimeve me pushtetin në të gjitha format.

Mediat investigative janë ngujuar me ditë para agjencisë së prokuroimit, aty ku garat e kompanive janë fiktive, ndërsa miliona eurot e ryshfeteve në llogaritë bankare, apo vilat e dhuruara janë të vërteta dhe tronditëse.

Këto ditë është firmosur fshehurazi, në zyrat e ministrisë së shëndetësisë një tjetër koncesion skandaloz, abuziv….plot 90 mln euro për të ashtuquajturin tenderin e sterilizimit. Nuk dua të ndalem në panevojshmërinë e këtij koncesioni pasi pajisja ekziston, prej disa vitësh në katet përdhese të QSUT dhe vetem trajnimi i një stafi për 4 vetash duhej bërë për ta vënë në funksionim. Por ky tender, me “Amin” të Ramës i ka shkuar një kompanie fantazëm, që nuk plotëson asnjë kriter, që nuk ka eksperiencën dhe licensat e duhura, por ama një kriter e plotëson: atë të të qenit mik i Ministrit Beqaj!!!

Më shumë se 90 mln euro që nuk do shkojnë për të siguruar të drejtat kushtetuese për shëndetësi apo mbështetje sociale për qytetarët shyqiptarë.

90 mln euro që nuk do shkojnë për mijëra km rrugë, dhjetëra shkolla, spitale, Qendra SHëndetësorë, apo investime të tjera publike.

90 mln euro që nuk do shkojnë për rreth 132 mijë familje që mund të mbështeteshin nga shteti me pension social për një vit të tërë, apo për rreth 200 mijë femijë të arsimohen, ushqehen, jetojnë më mirë.

90 milionë euro që nuk shkojnë për furnizimin me barna të spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Ja se cfarë më shkrua një qytetar sot në mëngjes: “znj. Albana, ju lutem ngrijeni sot si cështje mungesën e ilaceve në spitale. Në onkologjik mungojnë ilacet prej disa muajsh. Babai im prej 4 muajsh nuk merr ilacin sunitinib 50 mg. të lutem mos e nxirr emrin tim, pasi këta janë hakmarrës.”

Kushtetuta i njeh të drejtën e pronës shqiptarëve, por cfarë bëri Edi Rama më të marrë pushtetin ?

Shkatërroi mijëra banesa, hodhi në erë miliona euro kursime të familjeve shqiptare, shumica e të cilave të ardhurat i siguruan nga emigracioni i fëmijëve. Por tritolit të qeverisë nuk i shpëtuan as ndërtesat me leje, raste flagrante të shlejjes së të drejtës së pronës u shënuan nëtë gjithë vendin. Për këtë shkelje janë shprehur qartë edhe institucione të pavarura kushtetuese si Avokati i Popullit.

E drejta për arsimim është një tjetër mëkat, ku është zhytur qeveria e votave të blera. Shpërthimi i protestave studentore do t’ju bëjë ta kujtoni këtë nen të rëndësishëm të Kushtetutës. Ligji i arsimit të lartë, tërësisht klientelist, po i mohon të drejtën mijëra të rinjve për tu shkolluar…po zbeh cdo ëndërr të tyre duke i detyruar të marrin rrugët e azilit apo të kërkojnë ëndrrën amerikane.

200 mijë aplikime në vetëm pak javë është një shifër që ulëret e duhet të na bëjë në deputetëve të këtij parlamenti po rmë së shumti qeverinë dhe maxhorancës të reflektojë, qoftë edhe për një moment!!! Po largohen qytetarët e vendit!!! Po largohet ajka e vendit!!

Kjo qeveri duhet akuzuar për gjenocid, pasi ka zgjedhur forma modern të spastrimit të popullsisë.

Por cfarë ndodh me të drejtat e më të vegjelve ndër ne, fëmijëve. Mbi 100 mijë fëmijë shkojnë në shkollë të paushqyer që jetojnë në varfëri ekstreme – thirrje alarmante e ardhur nga Shoq civile…. 50 mijë prej tyre bëjnë punë të detyruar në rrugë për të siguruar të ardhura për familjet. Fëmijët romë dhe egjiptian shfrytëzhenn për lypje. Askush nuk flet për aksionet raciste të rilindasve, ndërsa fondet e BE-së dhe organizatave të të Drejtave të Njeriut janë derdhur në kontot socialiste dhe familjet rome dhe egjiptiane enden rrugëve…

Të drejtat e romëve dhe egjiptianëve: Në shkelje flagrante të të Drejtave Themelore të Njeriut, dhjetra familje rome u dëbuan me forcë një muaj më parë nga Liqeni Artificial, pas një urdhëri të Kryetarit të Bashkisë Veliaj. i kam kërkuar Veliajt të anullojë vendimin për shpërnguljen me dhunë të 44 familjeve nga zona e Parkut Kombëtar në Tiranë (200 banorë), deri në gjetjen e një vendstrehimi të përshtatshëm dhe të mirëpritur nga vetë komuniteti rom dhe egjiptian sic konventat ndërkombëtare parashikojnë.

Gjithashtu, kam shprehur shqetësimin tim për deklaratat raciste të Kryetarit të Bashkisë, kjo një vepër penale e sanksionuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Qëndrimet raciste të Kryetarit të Bashkisë Veliaj janë antikushtetuese dhe shkelin angazhimet e Shqipërisë në institucionet europiane për trajtimin e barabartë të të gjithë personave dhe luftimin e racizmit, ksenofobisë, antisemitizmit dhe intolerancës.

Dhjetra familje rome dhe egjiptiane përjetuan shpënguljen barbare pa paralajmërim, nën presion psikologjik dhe policor, ku u përfshinë edhe inspektorët e IKMT-s.

Për aksionin racist informova dhe kërkova reagim edhe nga trupi diplomatik në Tiranë, në Parlamentin Euroian, Agjencitë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, etj.

E drejta kushtetuese  për ushqim dhe strehim është sot e cënuar sepse mbi 20 mijë familje që u është ulur apo prerë ndihma ekonomike jetojnë pa një minimum jetik me lista pa fund veresije. Mjafton ti referohemi lajmit se këtë vit është shtuar ndjeshëm numri i pensionistëve që marrin ushqim falas nga mensat apo shërbimet fetare në disa qytete të vendit për të dëshmuar në c krizë të thellë kjo maxhorancë po e zhyt vendin

Por meqenëse opozita për ju nuk është e besueshme, le ti referohemi disa raporteve të ndërkombëtarëve ose institucioneve të pavarura:

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për të drejtat e njeriut 2014 thotë:

Problemet  më domethënëse të të drejtave të njeriut ishin korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, sidomos brenda sistemeve të gjyqësorit dhe kujdesit shëndetësor, si dhe dhuna në familje dhe diskriminimi kundër grave.

Probleme të tjera të të drejtave të njeriut përfshinë rrahjen ose keqtrajtimet nga policia gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, hera-herës për të nxjerrë rrëfime; ndalimet me raste të zgjatura të policisë pa pasur akuza; kushtet nën standarde të burgjeve; si dhe një gjyqësor joeficient të prekur nga trysnia politike dhe korrupsioni.

Komiteti SHqiptar i Helsinkit: Të drejtat e njeriut, që u shkelën gjatë vitit 2014

Spitalet, gjykatat, burgjet, por shpesh herë edhe familja, janë ambientet ku të drejtat e qytetarëve kufizohen dhe rrezikohen më së shumti. Një raport i detajuar dhe voluminoz i Komitetit Shqiptar të Helsinkit për situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri për vitin 2014 ka evidentuar fushat më problematike, ku duhen bërë edhe ndërhyrjet më emergjente. Sigurisht sugjerime e rekomanime që kanë përfunduar në sirtar e as që janë ose do merren parasysh.

Të nderuar qytetarë,

Hipokritët e qeverisë sjellin sot për ratifikim në parlament protokollin 15 të Konventës për të Drejtat e Njeriut, ndërsa vetëm në një vit burgosën mbi 38 mijë persona, shumica e të cilëve jetonin në varfëri ekstreme dhe nuk arrinin të paguanin energjinë elektrike.

Sot, lekët e energjisë elektrike që paguajnë shqiptarët, pa stres fare po i marrin familjarët, klientët, miqtë, sponsorët e qeveritarëve.

Me kë tallen këta hipokritë që shkelin hapur të Drejtat e Njeriut, duke zbatuar politikat e sistemeve diktatoriale, nga arrestimet deri te përndjekjet familjare. Liritë dhe të Drejtat e Njeriut nuk respektohen sot në Shqipëri. Trupi diplomatik i akreditur në Tiranë, Institucionet europiane, organizatat dhe aktivistët e të Drejtave të Njeriut duhet të alarmohen për t’u bërë të gjithë barrikadë diplomatike dhe civile dhe për të mos njohur këtë qeveri që po e mban pushtetin me dhunë me përkrahjen e krimit të organizuar .

Të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut sot në Shqipëri rrezikohen jo vetëm nga dhuna, por edhe nga varfëria. Shqipëria sot nuk prodhon asgjë, përveç propagandës. Treguesit ekonomikë paralajmërojnë ditë të vështira për Shqipërinë, nëse të gjithë ne lejojmë që në godinën e kryeministrise të projektohet fundi ynë.

Tregu i punës vazhdon të karakterizohet nga veprimtari me dinamikë të ulët, papunësia vazhdon të jetë në nivelin prej 17.3% edhe në tremujorin e dytë të vitit. 1 ndër 3 të rinj sot janë ën kërkim të një punë, një ndër 2 gra janë në kërkim të një page për të ushqyer fëmijët…dhe papunësia vazhdon të rritet cdo ditë të gratë…që e bën edhe më shqetësues këtë trend.

Gjithashtu, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve, e raportuar nga bizneset në vrojtimet e besimit, vijon të qëndrojë nën mesataren historike- thuhet në dokumentin analitik të Bankës së Shqipërisë për treguesit ekonomikë dhe financiarë në Shqipëri.

Në relacionin e Këshillit të Evropës që shoqëron Protokollin  15 të Konventës për të Drejtat e Njeriut, thuhet se ndryshimet në dokument detyrojnë shtetet anëtare të ofrojnë një mbrojtje më të mirë ligjore për shtetasit e tyre. Por në Shqipëri, askush përveç “oborrit të koalicionit të tenderave” nuk gëzon të drejta ekonomike,politike dhe civile, askush  !

Kjo është arsye pse Shqipëria po braktiset çdo ditë nga shqiptarët dhe kjo është një strategji e qeverisë, për të larguar nga vendi popullësinë aktive, rininë e cila në kushte të tjera, të një ndërgjegjeje qytetare do të ishte prijëse e revolucioneve demokratike. Rritja e papunësisë në moshat e reja, politikat diskriminuese në punësim edhe këto janë treguesit e një strategjie “dashakeqe dhe të qëllimshme” për të larguar nga vendi moshën aktive për punë.

Për cilat të Drejtat flasim sot, kur padrejtësitë mbrohen me protokoll shtetëror. Dy ditë më parë, një grup xhirimi i televizionit ABC neës u keqtrajtua nga shefi i komisariatit nr 4 në Tiranë, i cili urdhëroi edhe arrestimin e kameramanit. Dhuna policore u pasua me dhunë verbale dhe kërcënim nga foltorja e qeverisë, nga ku Kryeministri Rama edhe pse në krah të ambasadores së BE-së, i quajti “këneta” mediat dhe kërcënoi pronarët e tyre.

Por dhuna ndaj mediave nuk është e rastësishme. Ajo nis dhe nxitet nga vetë Rama, nga mungesa e respektit të tij ndaj tyre, nga fjalori me gjuhë urrejtjeje…Ndaj edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë, policisë etj i japin të drejtë dhe liri vetes të ngrenë dorën e të ushtrojnë dhunë ndaj gazëtarëve!!! Peshku qelbet nga koka – thotë populli…

Përzgjedhja kriminale në Parlament, emërimet korruptive në kabinetet ministore, , në administratë, në institucionet arsimore dhe ato shëndetësore, nuk janë rastësi, por një strategji e mirfilltë për të shtypur më të dobtit, qytetarët !

Prej mëse dy vitesh shqiptarët nuk gëzojnë më të drejta, në thelb kur je i varfër ti nuk mendon dot i lirë e jo më të veprosh apo të sfidosh.

Ky është shteti i dhunimit të të drejtave në emër të ligjit, nga njerëzit e inkriminuar me mandat minisrtash dhe deputetësh.

Jetojmë në kohën e shantazhit dhe terrorit ekonomik, i cili pjell dhe autocensurën.por një shpresë po lind në horizont!!! Duket qartë se ata që po pyesin më pak për këtë Diktaturë janë të rinjtë, e vetmja shpresë për tia dalë si dhe revolta kombëtare. Të rinjtë që ne politikanëve na dhanë e po na japin një leksion të madh!!!

Ne mbyllje te kesaj fjale me lejoni tju bej nje apel kthejini ketij Parlamenti sovranitetin dhe integritetin. Mjaft me qendruat nen thundren e ketij kryemjnistri vasal qe me ministrat e tij po e kthen Shqiperine ne feude te pushtetit te krimit dhe te monopoleve korruptive. Ky parlament ka humbur cdo funksion ligjberjeje persa kohe qe ligjet jan ne funksion te pasurise dhe interesave qeveritare dhe jo zgjidhjes se halleve te shqiptareve.  Por koha qe keto ligje do ju kthehen ne ogure te tersët per vete ju qe i miratoni, nuk do te jetë e largët ora kur Pushteti  i vërtetë  do ti kthet atij që i përket;- SOVRANIT


Fjala në Kuvend e deputetes së PD, Albana Vokshi, 12 Nëntor 2015