Gjatë takimeve në Shkodër, kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një takim më drejtues të shoqatës së Ish-të përndjekurve politikë në Shkodër. Gjatë bisedës me Zenel Drangun dhe Angjelin Dabërdakun, Kryetarin dhe Sekretatin e kësaj Shoqate, si dhe me ish të përndjekur të tjerë, Basha e fokusoi bisedën për hapat që duhet të hedhim sëbashku për të shëruar plagët e të shkuarës, duke shlyer detyrimin e madh që kemi ndaj shtresës që sakrifikoi gjithçka për lirinë në vitet më të errëta për vendin tonë.
“Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë në Shkodër meriton respektin dhe mirënjohjen tonë të thellë, për punën dhe kontributin e vyer në rehabilitimin dhe përkujtimin e të përndjekurve politikë gjatë diktaturës komuniste.
Ishte kënaqësi të bashkëbisedoja këtë paradite me Zenel Drangun dhe Angjelin Dabërdakun, Kryetarin dhe Sekretrin e kësaj Shoqate, si dhe me anëtarë të tjerë të saj, për hapat që duhet të hedhim sëbashku për të shëruar plagët e të shkuarës, duke shlyer detyrimin e madh që kemi ndaj kësaj shtrese të shoqërisë, që sakrifikoi gjithçka për lirinë në vitet më të errëta për vendin tonë”, – shkruan Basha në Facebook