Të nderuar kolegë,

Si nënë dhe si grua, dua tju drejtoj nje pyetje kolegeve te mazhorances:  Pse nuk ndaluat sot, qoftë dhe dy minuta, të takonit ato gra e nëna me qirinj në dorë me foshnje në duar pa drita prej 10 muajsh? Pse nuk ndaluat e ti thoni një fjalë atyre grave, atyre nënave që prej dhjetë muajsh jetojnë në terr, jetojnë të ftohtët, jetojnë lagështirën jetojnë mjerimin…po si nuk del një grua një nënë nga kjo mazhorancë e ti thotë “baballareve” mizor ministra  apo kryeministrit,  në emër të kujt po len në terr pa asnjë përgjigje prej 10 muajsh 200 familje?

 Në emër të kujt po largon 200 mijë shqiptarë, fëmijë e prindër, në emër të kujt kanë ikur kampeve të Evropës e të Gjermanisë në kushtet tejet të rënda të kampeve?

Kolegë

Në fakt sot axhendë prioritare e diskutimeve duhet të ishte vetëm Progres Raporti i cili në fakt dëshmon “de facto” dhe “de juro” notën mbetëse të kësaj qeverie dhe të kësaj mazhorance.

 Duhet të ishte seanca e marrjes së përgjegJësive nga kjo mazhorancë te terrorit dhe shantazhit ndaj popullit të vet, pra pikërisht atij që i rrëmbeu votën dhe tani po ua kthen me mjerim dhe dhunë shtetërore.

Projektligji per “ per eficencen e energjise” qe kemi sot per diskutim dhe miratim, ka si qellim hartimin dhe zbatimin e politikave kombetare dhe te rregullave per nxitjen mes te tjerave edhe te kursimit te energjise .

Une them qe jeni per tu “pergezuar”, qe ja keni dale kesaj akoma pa hyre ne fuqi ky ligj.

Poo, ja keni dale “te kurseni” duke ju nderprere dritat, kohe pa kohe, me grafik apo me zona, familjeve te tera, zona te tera ne veri dhe ne jug madje edhe ne kohe turizmi malor dhe detar.

Ligji gjithashtu perkufizon eficencen e energjise si raporti ndermjet rezultatit ne dalje te sherbimit, produktit apo energjise me energjine ne hyrje.

Po a e dini se sa eshte voltazhi I furnizimit te shume familjeve ne zona si Valbona apo Thethi? 110-180 volt maximumi.

Ky projektligj qartesisht perkufizon “ konsumatoret e medhenj te energjise” apo edhe te “ klientit fundor”, por a mund te me thote dikush, ne nje vit aksion, sa nga peshqit e medhenj jane burgosur ashtu sic burgosen familjare dhe kryefamiljare?

 A u be “ theror”  ndonje konsumator I madh ashtu sic fatkeqesisht u cuan drejt vetflijimit, te pamundurit?

Si mund ta cojme neper mend se nga kjo mazhorance do te kete vullnet per strategji te medha mbi eficencen, ne nje kohe kur akoma ekzistojne fatura te tilla abuzive dhe kolektive si kjo?…..

Sot ne diskutojmë projektligjin për eficencën e energjisë, kur ne Tropoje, Kukes dhe Has, po lind dhe po rritet një brez fëmijësh i errësirës dhe i territ.

Bëhet fjalë për foshnjat që kanë lindur gjatë këtij viti te aksionit tuaj revanshist, nga zonjat e mbi  600 familjeve që janë në terr të plotë, pa ngrohje dhe pa as me te voglen ndihme shtetrore ne keto 2 vjet.

As dritë, as ngrohje, as edhe një mundësi për një jetë normale. Madje as dru nuk mund te sigurojne per ngrohje kete dimer.

Keto jane thene e sterthene, por kjo qeveri nuk jep përgjigje, madje  shpërfill me arrogancë cdo protestë të atyre qe guxojne dhe dalin neper sheshe apo zene dyert e Parlamentit sic po i shikojme prej dy javesh banoret e Institutit Bujqesor Kamez.

Sigurisht nuk ka kohë nuk ka vëmendje për këto familje dhe shumë të tjera si ato në zona të ndryshme, sepse koha dhe vullneti i pushtetit shkon për tenderat dhe korrupsionin e frikshëm që ka përfshirë edhe qelizën më të thellë të këtij pushteti

Ne diskutojmë eficencën, një term  pozitiv në komunikim por aspak real, madje cinik për sektorin që po trajtojmë,  kur pikërisht ky sektor strategjik menaxhohet nga individë inefecentë dhe politika të papërgjegjshme jo vetëm ekonomike por edhe sociale. Kur në krye te OSHEE-s Rama vendosi, një njeri krejtësisht të mbërthyer nga korrupsioni i dokumentuar dhe nga hetimet e KLSH , një person që po hetohej për favorizime dhe abuzime, nga Prokuroria e Durresit, për korrupsion për 8 tendera ne Bashkine e Durresit si kryetar komisioni, me një dëmprej 1.3 milion dollarësh.

I pyetur nga gazetaret e Topchanel ne lidhje me hetimin Ndërkombëtar i gjithë aktivitetit të CEZ-it në Shqipëri, ministri I ri i drejtesise  Ylli Manjani e  quajti korrupsion politik:

Citoj deklaratën e Manjanit..”Nese eshte e vertete qe  kryeministri e ka mbyll procedurën e CEZ-it për të marrë statusin, ky është korrupsion politik dhe lidhet me faktin që, për t’i zgjatur jetën vetes në pushtet, bën marrëveshje me interesin publik të shqiptarëve. Kjo është e papranueshme dhe është korrupsioni më i rëndë që mund t’i ndodhë një shteti sovran sesa çdo gjë tjetër që ndodh në këtë kontekst”.

Le të shpresojmë që Manjani të mos ketë hequr dorë kaq kollaj nga parimet dhe të bëjë drejtësi me ata që po ua bëjne të padrejtë, të pamëshirshme, dhe të pamundur jetën, duke i hequr dritën e bukën e gojës.

Duke iu referuar sërish titullit të bukur të projektligjit, Eficencë, ajo cka mund të thuhet pa asnjë ngurrim  është se,  në këtë sektor kanë eficencë vetëm tenderat korruptivë që po zhvillon ministri dhe drejtuesi i OSHE, sigurisht nën urdhrat e kryeministrit dhe deputetëve  të kapur të mazhorancës.

Në fjalën e mbajtur në 1-vjetorin e nisjes së aksionit për mbledhjen e borxheve të energjisë, kryeministri quajti historik operacionin dhe hero ministrin nen akuze.

Por cfarë ndodhi ? Skandale pa fund me qindra milion euro abuzime nga njerëzit e pushtetit.

Procedura në shkelje flagrante të tenderave pa shpallje paraprake te njoftimeve dhe pasuar nga nje fitore e padrejte gare, pa konkurrence

Dhe per si per te vertetuar ate cka ju thane shqiptareve se performaca e godinave te OSHEE ishte me e rendesishmja per ta, vjen menjehere shembulli I pare me skandaloz qe ka lidhje me shumen e madhe e vënë në dispozicion për rikonstruksionin e godinës, ne nje kohe kur ekspertet citojne se kjo mund te ishte bere me gjysmen e asaj shume.

Por nuk kishte si te përgjysmohej shuma as nuk mund te përzgjidhej ofertuesi me I ulet kur merr vesh destinacionin dhe perfituesin e lekëve te gjakut te shqiptareve.

5 miliardë lekë të marra me kërbaç, me burg, e që u kanë kushtuar jetën shumë bashkqytetarëve tanë.

Pikërisht kjo shumë e madhe i jepet fituesit të paracaktuar, ndërtuesit te sarajeve te surrelit, i cili perpos te gjithave kishte bërë ofertën me 740 milionë lekë më të lartë se subjekti i skualifikuar.

Beni tendera perdite duke shpallur fitues gjithmonë ofertuesit me te larte por shqiptaret ju gjykojne nese ne shtepiat e tyre vuajne terrin e perditshem dhe nuk kane buke te habne.

Rrisni performancen e godinave duke investuar miliona euro, por shqiptaret ju gjykojne kur ne shume zona te thella ne mungese te investimeve dhe  permiresimeve ne rrjet llampat e tyre ndricojne sa nje kandil dhe per me teper po detyrohen perdite te lene vatanin dhe te kerkojne diku tjeter, nje jete me te mire.

Shqiptaret degjuan kryeministrin tu thote qe godinat e reja te OSHE  do të jetë shëmbëlltyrë e vizionit te qeverise për kete sektor, por nuk degjuan asnjë fjale per largqofte ndonje falje kamatëvonese apo ndonje skeme sociale per likuidim borxhi per familjet ne nevoje.

Sot diskutojmë këtë  projektligj kur shumë zona të Shqipërisë janë të privuara nga rryma sepse  mijëra familje në skamje u priten dritat  për shkak të pamundësisë se pagesës së kamatëvonesave dhe faturave tejet të larta.

Sot një nga pikëpyetjet më të shpeshta që shqiptohen herë me zë të lartë e herë pa zë nga vetë kolegët e majtë në sallë është :” Ku përfunduan paratë e mbledhura nga aksionet me policë, me hir dhe pahir të pagesave të energjisë .

Kujtoj këtu disa nga shifrat zyrtare të shprehura nga kryeministri në Ministerialin e 13-të të Komunitetit të Energjisë në Tiranë:

Në këtë sektor thotë Rama  të ardhurat janë 130 milionë dollarë në vit dhe mbi 300 mijë konsumatorë nënshkruan kontratat për t’u futur në sistem

Vijoj citimin e tij…..Nga 52% humbje, të cilat kompensoheshin me shumë më pak infrastrukturë, shumë më pak spitale, shumë më pak shkolla, shumë më pak kopshte dhe çerdhe, shumë më pak investime publike, për të mbushur gropën e vjedhjeve dhe të humbjeve, ne kemi pasur në muajin shtator, një shifër mbresëlënëse, 25.3% humbje.

Po atëherë o zotërinj pse nuk po i ndërtoni këto spitale, këto shkolla, këto rrugë me diferencën e humbjeve.

 Ku janë rrugët, ku janë investimet në spitale, qendra shëndetësore, ndërkohë që në spitale nuk ka as skopi madje  në shumë raste as edhe serume?

Ku janë investimet që duhet të kryhen me taksat e të pamundurve që vetëflijohen për shkak të faturave të dritave?

Rindasit e Kukesit, u mburren disa  dite me pare se kane nenshkruar 14 mijë Akt – Marreveshje, per energjine elektrike.

Po ku i keni cuar këto  lekë mundi e sakrifice pa fund që i merrni banorëve, pse nuk ka asnjë investim tek rrjeti energjetik ku për herë të fundit ështe vënë dorë në vitin 1970.

Kam ketu nje foto qe ma derguan me kerkese te vecante per tua treguar nje fakt dhe qe eshte bere  jo nga ndonje zone e thelle por ne nje lagje te Kukesit, ekzaktesisht ne lagjen Bozhe ku banoret energjine e marrin me shtylla druri, si ne kohen e mesjetes.

Keto shtylla jane vendosur sa per dijeni nga vete banoret e lagjes…dhe te tilla ka plot…

Në mbyllje dua ti referohem prape Regres- Raportit për krizën e kësaj qeverie, për mjerimin kombëtar që keni mbërthyer vendin… Në fakt mos-hapja e negociatave është pikërisht vlerësimi më i keq por njëherësh më i saktë dhe më i paanshëm, që Komisoni Evropian i bën dyshes Rama Meta dhe politikave frenuese, denigrues anti europiane që ndërmer ky sistem.

Sepse me shqiptarët, Evropa i ka hapur negociatat që me rrëzimin e komunizmit, me idealet e të rinjve në lëvizjen e Dhjetorit “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, sepse BE e di që shqiptarët janë populli me vokacion më perëndimor në Ballkan, por fatkeqësisht me pushtetin më refraktar, pa bese, pa fe e pa atdhe.

Faleminderit


Fjala në Kuvend e deputetes së PD, Mimoza Hajdarmataj, 12 Nëntor 2015