Siguria dhe rendi janë tronditur sërish në vend Në afro 50 orë nga përplasja me armë, kanë mbetur të vrarë tre persona dhe pesë të tjerë janë plagosur, mes të cilëve dhe në rrezik për jetën. Në ngjarjen e rëndë në Rrëshen ku mbeti i vrarë një person, janë rrezikuar dhe banorët nga të shtënat e shumta që janë kryer nga atentatorët në distancë
Ky bilanc i rëndë dëshmon se qeveria ka dështuar prej kohësh në këtë sektor strategjik. Lufta kundër krimit dhe elementëve të lidhur me të nuk mund të bëhet me show propagande dhe aq më pak me deklarata pompoze sikurse po e bën stil të vetin qeveria Rama.
Nga ana tjetër është për tu theksuar se mbrapa përballjeve të forta, qëndrojnë dy elementë të fortë të historisë së krimit që gjithmonë injorohen nga qeveria në pushtet:
Hakmarrja dhe lufta për territorin dhe zotërimin e trafikut të drogës. Është evidente se policia ka dështuar në misionin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë së komunitetit përsa kohë që në kupolën e saj ka lidhje të forta mes trafikantëve dhe drejtuesve të rendit në komisariate e më tej
Bëj apel që qeveria të jetë e përgjegjëshme dhe të reagojë menjëherë në përballjen e luftës ndaj krimit dhe bandave kriminale.