Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka mbështetur protestën e banorëve të Zall Herrit për mungesën e infrastrukturës rrugore. Në një postim në Facebook, Pampuri shprehet se rruga është pengesë për të dërguar fëmijët në shkollë, për të marrë shërbime shëndetësore, për të udhëtuar në punë dhe se dalja e saj jashtë funksionit e paralizon këtë zonë të Zall Herrit.
Ajo gjithashtu shprehet se protesta do të vazhdojë deri në zgjidhjen e plotë të këtij problem.
Reagimi i deputetes Oriola Pampuri:
Banorët e Zall Herrit, sot në protestë, për të disatën herë, për një problem, që sot mund të duket i çuditshëm përballë halleve të tjera me të cilat përballen shqiptarët, siç janë çmimet e larta, kosto e lartë e jetesës, pagat ekstrem të ulëta krahasuar me vendet fqinjë, mungesë e përllogaritjes së minimumit jetik, si baza për vlerësimin dhe përllogaritjen e rritjes së pagave, pensioneve apo mbështetjes sociale, sot vijon ende të protestohet për mungesë infrastrukture në zona fare pranë Tiranës dhe mungesë furnizimi me ujë për shkak të rrjeteve të amortizuara, për të cilat nuk mendon askush.
Rruga eshte pengese per te derguar femijet ne shkolle, per te marre sherbime shendetesore, per te udhetuar per ne pune, pa rruge jeta ne ate zone te Zall Herrit eshte totalisht e paralizuar.
Sot banorët e Zall Herrit, protestojnë e nuk do të ndalen deri sa halli i tyre jetësor të zgjidhet.