Komisioni hetimor për verifikimin e ligjshmërisë të të emëruarave në administratën publike zhvilloi sot mbledhjen e radhës me një propozim të ri nga maxhoranca për të mos kryer hetim të plotë për të inkriminuarit e emëruar pas ardhjes në pushtet. Deputetët e Partisë Socialiste Musa Ulqini dhe Ulsi Manja kërkuan që të ndryshojë plani hetimor i Komisionit që ishte miratuar ndërkohë me konsensus që në mars të këtij viti, kur nënkryetar ishte deputeti socialist Taulant Balla.

Sipas kërkesës së deputetëve të maxhorancës, kërkohet që të kufizohet e drejta e komisionit hetimor për të kërkuar informacion të plotë nga ministritë dhe organet qeveritare mbi emërimet e tyre. Deputetët e opozitës kundërshtuan dhe votuan kundër këtij propozimi që ngre dyshime të arsyeshme që PS dhe LSI kërkojnë të mbulojnë e të mbrojnë njerëz të inkriminuar që janë emëruar në pjesë të ndryshme të administratës publike.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Nëntor 2015