Debati i hapur i kandidatëve për kryetar të Forumit rinor të Partisë Demokratike vijoi sot në Kavajë.
Në hapje të forumit, i ngarkurari i kryesisë, deputeti Flamur Noka tha se për herë të parë në historinë e këtij forumi zhvillohet një risi gare për platforma, ide, vlera, e vizione për drejtimin e tij. Duke përcjellë përshëndetjet e kryetarit Basha drejtuar të rinjve të Kavajës, vatër e rezistencës heroike për liri dhe demokraci, deputeti Noka tha se të rinjtë demokratë  kanë sot një rol historik shumë qënësor, për përballjen me regjimin e korrupsionit dhe krimit të qeverisjes së majtë. Rinia tha ai do të sjellë ndryshimin e shumëpritur dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët.
Gjatë shpalosjes së programit kandidatët për drejtimin e forumit u përqendruan tek dimensioni i zgjerimit të Forumit rinor dhe mënyra e funksionimit të tij në bazë.
Forumi ka vijuar me diskutime interaktive mes vetë kandidatëve mbi idetë e projektet e tyre për zgjerimin e forumit dhe modelet e strategjisë së drejtimit të tij.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Nentor 2015