Gjatë qëndrimit në Dimal, kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi edhe familjen e Idajet Çelës në Samaticë, familje e cila nuk ka reshtur asnjë sekondë së mbështeturi PD dhe të djathtën shqiptare.
“Pata kënaqësinë të vizitoja shtëpinë e Idajet Çelës, në Samaticë, Dimal; një familje fisnike me kontribut të pakursyer për të djathtën. Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model të ngritur mbi vlerat dhe aktet e qendrestarëve. Një familje politike që harmonizon përpjekjet e brezave, nga themeluesit tek anëtarët me të rinj, për ta bërë një forcë bashkohore, të hapur, të fortë, që dëgjon qytetarët dhe kujdeset për ta e përmes të cilës shqiptarët të ndërtojnë të ardhmen që duan”, – shprehet Basha.