Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit ndërsa thotë se aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve. Bejko shprehet se 14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e kishte imagjinuar.

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ROLAND BEJKO

Aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve. Halli i madh i ka bërë të lëpijnë atë çfarë kanë pështyrë deri më sot, por ky nuk është halli i demokratëve dhe as i shqiptarëve.

14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e kishte imagjinuar.

Por tashmë është fakt, se sa më shumë e shajnë dhe sulmojnë PD-në, aq më shumë përfitime, leje për pallate e resorte, prona e shpërblime të tjera me oligarkët e përbashkët marrin nga andRama.

Shqiptarët tani e kanë të qartë, aleancës së kullave u ka dalë boja.

Është nder për këtë vend të jesh në luftë me aleancën e korrupsionit madhor!