Sot u mbajt në Burrel debati kombëtar i rinisë demokrate me temë “Kauza e studentëve  dhe ligji antikushtetues i Arsimit të lartë”.

Në hapje të debatit, i ngarkuari i kryesisë së PD, deputeti Luciano Boci, duke përcjellë përshëndetjet e kryetarit të PD,  shprehu mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe për vlerat e të rinjve demokratë të Matit.

“Forumi rinor ka qenë skaljoni i parë dhe na ka frymëzuar në triumfin e çdo beteje politike. Fitorja nuk lidhet me emrin e kandidatit, por ai që fiton është vetë forumi, vetë PD”, tha z. Boci.

Duke paraqitur vizionin e tyre për temën e ditës në debat, kandidatët Këllici, Nebiaj dhe Salianji theksuan ndër të tjera se ligji i Arsimit që nxorri qeveria cënon të drejtën kushtetuese për arsim dhe ata u shprehën se kjo padrejtësi do përballet me revoltën dhe protestën e të rinjve shqiptare.

Ndërkohë, kandidatët Lisandër Hoxha dhe Enri Çeno deklaruan tërheqjen nga gara dhe uruan kandidatët Kelliçi, Salianji dhe Nebiaj, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të rinisë në betejën kundër qeverisë.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17 Nentor 2015