Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi sot nga Lushnja se shumë shpejt PD do të ketë gati program, ekipin dhe vizionin për të ardhmen dhe për një politikë në shërbim të tyre.
Basha u ndal e foli me fermerët e Fier-Sheganit me të cilët foli për zgjidhjet që Partia Demokratike, po përgatit për të nxjerrë bujqësinë nga kriza.
POSTIMI I BASHËS:
Me banorë të Fier-Sheganit, diskutuam për problemet e tyre dhe për zgjidhjet që nevojiteb për ta.
Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut, rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, largimi i të rinjëve, për shkak të mungesës së perspektivës nga keqqeverisja dhe korrupsionit i përhapur kudo.
Dëgjova me vëmendje sugjerimet e tyre për t’i dhënë fund kësaj situate. Partia Demokratike është në krah të tyre. Ne jemi çdo ditë pranë njerëzve, diskutojmë dhe bashkëpunojmë me ta, për të ndërtuar sëbashku alternativën që qytetarët presin. Shumë shpejt do të kthehem pranë tyre për t’i njohur ata me programin, ekipin dhe vizionin tonë për të ardhmen dhe për një politikë në shërbim të tyre.