Gara e tre kandidatëve për drejtimin e forumit rinor demokrat u mbajt sot në Lushnje. Pas shpalosjes së biografive dhe programit të kandidatëve për drejtimin e forumit rinor, debati kombëtar i rinisë u përqendrua në temën “Përfshirja aktive e të rinjve në politikë”.
Deputeti Flamur Noka si i ngarkuari i kryesisë, pasi solli përshëndetjet dhe vlerësimet e kryetarit Basha për të rinjtë e Lushnjes, si mbështetës të fortë të çdo kauze të opozitës, tha se gara për forumin rinor demokrat sjell platformat, idetë dhe vizionet e kandidatëve, një risi kjo, dhe arritje e standardeve evropiane në politikën shqiptare.
“Pas kësaj gare, pavarësisht emrit të fituesit, Forumi do te jetë edhe më i fortë e më i aftë në përballjen e çdo sfide dhe në avangardë të aksioneve opozitare kundër qeverisë së krizës”, tha Noka, duke shtuar se në këtë garë përfaqësohen vlerat më të mira dhe aspiratat evropiane jo vetëm të të rinjve demokratë por të gjithë rinisë shqiptare.
Debati vijoi me shpalosjen e ideve dhe programeve të tri kandidatëve në lidhjke me temën; Për pjesëmarjen dhe vendimmarrjen e të rinjve në politikë.