Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka denoncuar ditën e sotme se mbetjeve në qytetin e Vlorës u është vënë zjarri, ndërsa asnjë zjarrfikëse nuk ndodhet në vendngjarje.
Agalliu shprehet se tymi kancerogjen ka pushtuar jo vetëm banorët e zonës përrreth, por të gjithë qytetin e Vlorës.
Denoncimi i plotë:
Në këtë moment vijon djegiae plehrave në Vlorë.
⚠️Asnjë zjarrfikëse në vendngjarje për të shuar flakët.
⚠️Ndërkohë tymi kancerogjen pushton jo vetëm banorët e zonës për rreth por të gjithë qytetin e Vlorës.
Kjo nuk është hera e parë por tashmë është bërë e zakonshme kjo situatë.
Organet përgjegjëse duhet të reagojnë, në të kundërt bëhen pjesë e këtij krimi mjedisor.