Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase Bano, e ka konsideruar një turp rizgjedhjen e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave dhe është antikushtetuese.

Sipas saj, Nn krye të këtij institucioni duhej të vendosej një figurë pa të shkuar politike, e pavarur dhe mbi të gjitha një figurë e cila jetën ia ka dedikuar shkencës.

REAGIMI I DEPUTETËS SË PD, ANËTARE E KOMISIONIT TË EDUKIMIT, ERALDA TASE BANO

TURP Rimandatimi i Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave është antikushtetues. Në krye të këtij institucioni duhet të vendoset një figurë pa të shkuar politike, e pavarur dhe mbi të gjitha një figurë e cila jetën ja ka dedikuar shkencës.

Turpi më i madh është vendosja e një individi i cili ka qënë ministër në komunizëm. Skënder Gjinushi nuk duhet të jetë kurrsesi pjesë e institucioneve si Akademia e Shkencave dhe as e skenës politike.