Pas takimit që zhvilloi në qytetine Dibrës ku prezanuan bashkë me ekipin propozimet për Reformën Zgjedhore, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar në Facebook fotot nga takimi ndërsa shprehet se vizioni i PD i’u jep qytetarëve mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen, si dhe i jep fund këtij sistemi të deformuar që i përjashton ata nga vendimmarrja.
Basha ka përsëritur propozimet e PD, që janë listat e hapua, vettingu në politik, barazia e votës, vota e diasporës, presidenti nga populli dhe fundi i imunitetit nga ndjekja penale, janë propozime konkrete, për ta vendosur politikën në shërbim të njerëzve
Postimi i plotë:
Sot në Dibër, bashkë me ekipin e Partia Demokratike e Shqipërisë, prezantuam vizionin tonë për Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese, që i’u japin qytetarëve mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen sipas vullnetit të tyre. Për t’i dhënë fund këtij sistemi të deformuar që i përjashton shqiparët nga vendimmarrja:
1️⃣ Lista të hapura
Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.
2️⃣ Vetting për politikanët
Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale.
3️⃣ Barazia e votës
Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin.
4️⃣ Vota e diasporës
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.
5️⃣ President nga populli
Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
6️⃣ Fund imunitetit nga ndjekja penale
Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.
Këto janë propozime konkrete, për ta vendosur politikën në shërbim të njerëzve, për të ngjallur shpresën dhe besimin te instrumenti i vetëm që kemi për të ndërtuar të gjithë bashkë një të ardhme më të mirë.
#partiademokratike #nëshërbimintuaj