Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka shprehur mirënjohje Papa Françeskut për videon e bërë ditën e sotme ku shprehu mesazhe shprese dhe inkurjimi për të rinjtë shqiptarë.

Me anë të një postimi në Faceboo, Basha shprehet se Shqipëria ka nevojë për rininë dhe të gjithë ne duhet të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë për t’u krijuar kushtet që ata të zhvillojnë ambiciet dhe ëndrrat në vendin tonë.

Kreu i PD gjithashtu falenderon edhe Arqipeshkv Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Dom Arjan Dodaj, që e mundësoi këtë mesazh kaq të veçantë.

Postimi i plotë i kryetarit Basha:

Mirënjohje Papa Françeskut për këtë mesazh shprese dhe inkurajimi për të rinjtë tanë. Vendi i tyre ka nevojë për ta dhe të gjithë ne duhet të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë për t’u krijuar kushtet që rinia jonë e mrekullueshme të zhvillojë ambiciet dhe ëndrrat në Shqipërinë tonë të bekuar me shumë mundësi e bukuri.

Falemnderit Dom Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës që mundësoi këtë mesazh kaq të veçantë.

Kliko këtu për të parë videon

https://fb.watch/nTRPs9khGy/?mibextid=v7YzmG