Konventa e radhës e debatit për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike u ndal në qytetin e Pogradecit. Tre kandidatët në garë Belind Këlliçi, Ervin Salianji dhe Orjela Nebijaj debatuan mbi mënyrën se si Forumi Rinor duhet të forcohet në të ardhmen.

Tema e debatit në Debatin e Pogradecit ishte “Forumi Rinor; vazhdimësi apo transformim”. Kandidatë dhanë idetë e tyre mbi atë çfarë forumi duhet të përfaqësojë në të ardhmen dhe si duhet të respektojnë kontributet. Ata ndanë idenë se të rinjtë duhet të jenë më shumë të përfaqësuar në strukturat e larta në Partisë Demokratike ne rrethe dhe qendër. Njëkohësisht të rinjtë duhet të kenë hapësira statutore që të përfaqësohen direkt në Këshillat Bashkiake dhe forume të tjera.

Kjo ishte konventa e 6 e debatit të të rinjve ndërsa nesër ata do të përballen me idetë e tyre në Shkodër.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 20 Nentor 2015