Edi Rama dhe Ilir Beqaj po groposin gjithnje e më thellë shëndetësinë, dhe sa më shumë e dëmtojnë këtë sektor jetik për vendin, aq më shumë ndajnë milionat me klientelën e tyre.
Tenderi i sterilizimit është një nga vjedhjet më skandaloze e perverse të Beqës, i cili çdo ditë po thyen edhe rekordet e veta në fushën e korrupsionit.
Dhënia e 100 milionë eurove, ose më saktë, ndarja e 100 milionë eurove me mikun e tij, është një krim i rëndë, që duhet ndëshkuar.
100 milionë euro për sterilizimin, ndërkohë që ky sistem ishte i ngritur nëçdo spital.
Një investim prej 1.3 milionë euro i bërë nga qeveria e mëparshme, mjaft modern dhe efikas.
Por Rama dhe Beqa, kanë tjetër prioritet. Nuk u intereson sterilizimi, por milionat.
Jo vetëm kanë vendosur të japin 100 milionë euro për klientin e tyre, por i kanë dhënë atij edhe sistemin e ngritur, logjistikën, paisjet dhe mjetet për kryerjen e sterilizimit.
Me një procedurë fiktive, për të blerë një shërbim që ekziston, që thjesht duhet vënë në punë. Dhe për këtë, me një dorë jepen, ndahen pra 100 milionë euro.
Qytetarët sot janë të tronditur nga kushtet skandaloze në spitale, por janë edhe më të tronditur kur shohin biznesin e Edi Ramës dhe Ilir Beqës me shëndetësinë.
Dhe me të drejtë pyesin;
Pse nevojitet tenderi i sterlizimit të pajisjeve, kur sitemi është i ngritur dhe ka qenë funksional?
Ku ka shkuar dhe ku do të shkojë buxheti i parashikuar në sektorin e Shëndetësisë për sterilizimin?
A ka bazë justifikimi i gjetur prej ministrisë se duhet shtuar logjistika, apo është mashtrimi i radhës?
Cilat janë garancitë për shëndetin e qytetarëve nëse kompana e paracaktuar nga Beqaj si fituese, nuk është e profilizuar në këtë fushë delikate?
Pse nuk ka transparence dhe informim sipas procedurave të tenderimit por vetëm monopol për një proces bazik për sistemin spitalor?
Ne e dimë përgjigjen, e gjitha kjo është thjesht një skemë që Edi Rama dhe Ilir Beqaj të sterilizojnë 100 milionë euro për veten e tyre.
Deklarata për mediat e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 21 Nentor 2015