Kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë takimeve që pati sot në njësinë nr 7 në Tiranë, ka vizituar edhe familjen ish-të përndjekurit politik, Lulzim Dangellit. Basha shkruan se qëndresa dhe rezistenca e të përndjekurve politikë përballë diktaturës me gjakatare në Europë, është motivuese dhe frymëzuese, ndërsa persekutorët vazhdojnë të jenë të pa ndëshkuar.
Postimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:
Kënaqësi të vizitoja sot familjen e Lulzim Dangellit, i përndjekur politik. Qëndresa dhe rezistenca e të përndjekurve politikë përballë diktaturës me gjakatare në Europë, është motivuese dhe frymëzuese. Shoqëria dhe PD u ka një borxh të madh të persekutuarve politikë. Persekutorët vazhdojnë të jenë para syve të tyre të pa ndëshkuar, madje shpeshherë dhe të promovuar.
Që asnjë xhelat i djeshëm, të mos vazhdojë të jetë një shenjtor i sotëm, duhet pa humbur kohë miratimi i ligjit për pastrimin e figurës.
Një nga shqetësimet e ish-të përndjekurve, janë bashkëpunëtorët e sigurimit famëkeq që shfaqen nëpër media. Ata janë përdorur dhe përdoren duke i shantazhuar me dosjet e tyre, prandaj transparenca që ka nisur do të çlirojë ata dhe shoqërinë.
Harresa nuk mund të jetë rruga se si ne do të ndërtojmë një vend më të mirë. Historia jonë meriton të njihet si parakusht për suksesin dhe mos përsëritjen e së kaluarës.