Gjatë paradites, kryetari i PD, Lulzim Basha, në Fushë-Krujë takoi dhe stafin drejtues dhe punonjësit e kompanisë Flante, të cilët i treguan për krizën e thellë që po kalon qytetari e për rrjedhojë edhe biznesi.
Postimi i plotë i kryettarit të PD:
Sot në Fushë-Krujë pata kënaqësinë të takohem dhe të bisedoj me punonjës të kompanisë Flante.
Rritja e çmimeve dhe taksat e larta kanë prekur sipërmarrësit dhe punonjësit. Me të ardhurat e tyre po bëhet gjithnjë dhe më e vështirë përballja me kostot e jetesës, që vetëm sa vijnë e rriten.
Lufta kundër korrupsionit, dhënia fund e arrogancës qeverisëse dhe taksidarëve të saj lokal, reduktimi i taksave, përmirësimi i klimës së biznesit, ulja e çmimit të energjisë dhe karburantit dhe marrja e masave për të mbrojtur eksportet janë jetike për t’i ardhur në ndihmë atyre që krijojnë vlerë të shtuar për ekonominë tonë.
Me politika që mbështesin dhe inkurajojnë prodhimin, ne mund t’i japim mundësi biznesit të investojë, të rrisë pagat, të shtojë numrin e të punësuarve, duke rritur mirëqenien për familjet shqiptare.