Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, njëherësh edhe deputet i kësaj force politike, ka reaguar për përplasjen e ndodhur ditën e sotme mes deputetëve të Rithemelimit me ata të Partisë Socialiste.
Çollaku shprehet se një opozitë që dhunon veten e saj dhe të tjerët, është ajo ç’ka i duhet Edi Ramës.
Sipas tij, ky lloj opozitarizmi ka dhënë prova që refuzohet nga qytetarët normal të vendit.
Reagimi i plotë i nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku:
Nje Opozite qe dhunon veten e te tjeret..,eshte pikerisht lloji i opozites qe i duhet Edi Rames.
Nje dhurate te tille Regjimi i degraduar i Edi Rames nuk e meriton.
Ky lloj opozitarizmi ka dhene prova mjaftueshem qe refuzohet nga qytetaret normal te ketij vendi.
Ky lloj opozitarizmi eshte asgjesim i opozitarizmit te vertete,i Opozites se Njerezve.