Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, përmes një postimi në facebook ka reaguar për veprimet e sotme të deputetëve të Rithemelimit.
Çollaku shkruan se një opozitë që kacavirret nëpër dritaret e parlamentit, është opozita që i duhet Edi Ramës.
Ai gjithashtu thotë se një opozitë e tillë i fal Ramës mandatin e katërt, dhe ky nuk është krim vetëm ndaj demokratëve por dhe ndaj rithemelisave, dhe me gjerë akoma, një krim ndaj Shqipërisë.
Reagimi i plotë:
Nje opozite qe kacavirret neper dritaret e parlamentit ,eshte fix opozita qe i duhet Edi Rames.
Nje opozite qe me kaq shpejtesi mbledh kaq refuzim qytetar rreth vetes,eshte fix opozita qe i duhet Edi Rames.
Nje opozite qe per Kosoven bashkon voten me “argatin e Vucic”,por per karriget e ofiqet e veta permbys parlamentin,eshte fix opozita qe i duhet Edi Rames.
Nje opozite e tille ,nuk eshte Opozita qe permbys Ramen.
Nje opozite e tille i fal Rames mandatin e katert, dhe ky nuk eshte krim vetem ndaj demokrateve por dhe ndaj rithemelisave,dhe me gjere akoma, nje krim ndaj Shqiperise.
Ndaleni kete marrezi,perfituesi i vetem i dhunes ne parlament eshte Edi Rama.
Humbesi i vetem prej dhunes ne parlament eshte Opozitarizmi.