Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të fshatit Gjolenë.
Banorët i thanë zotit Basha se rritja e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse dhe papunësia e lartë, e ka vështirësuar jetën e tyre dhe sidomos të pensionistëve.
Kryetari i PD solli në vëmendje raportet ndërkombëtare ku theksohet se 1 në 3 familje nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit, duke e bërë edhe më të vështirë situatën për mijëra familje.
“Qeveria, – tha Basha, ka lënë në harrese shtresat më të varfëra, pensionistët, të papunët, ata në ndihmë ekonomike, sepse paratë vazhdojnë të shkojnë të konçesionet. 380 milion euro janë dedikur për koncesionet nën hetim nga SPAK në buxhetin e 2024”.
“Paratë që duhet të shkonin te qytetarët, sot përfundojnë në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeveritarë të korruptuar. Për këto arsye vetingu në politike është shumë i domozdoshëm për ta pastruar atë nga të korruptuarit dhe ata që janë të lidhur me krimin.
Lufta kundër korrupsionit është për Partinë Demokratike prioriteti kryesor”, – tha Basha.
Kryetari i PD theksoi se “PD mbësht dhe inkurajon SPAK-un t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë”.