Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, denoncon se Bashkia Mat e Klos janë më të harruarat në investime infrastrukturore të qeverisë. Deputeti democrat ka postuar dhe një video të në Facebook, pamjet e të cilës tregojnë se si banorët e Bashkisë Klos detyrohen që të kapërcejnë lumin nga një urë teli të amortizuar duke rrezikuar jetën.

Çollaku më tej thotë se këto pamje janë apel që nevoja e investimeve në këto rajone është urgjente nëse nuk duam që këto zona të mrekullushme të zbrazen nga banorët e tyre.

 

Postimi i plotë i nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku:

 

Ne pergjithesi Veriu i vendit, ne menyre te vecante Qarku Diber, dhe akoma me tej Bashkite Mat e Klos me te harruarat ne investimet infrastrukturore te Qeverise Rama.

Me poshte shikoni pamjet se si banoret e zonave te Bashkise Klos detyrohen te kalojne ne ura teli,duke rrezikuar ne cdo moment jeten ,per te kryer nevojat jetike dhe per te komunikuar me qendrat e banuara te zones.

Keto kushte mesjetare ku detyrohen te jetojne banoret e ketyre zonave jane nje akuze e rende per te gjitha qeverite qe kane shkuar e kane ardhur.

Keto pamje e shume te tjera jane apel qe nevoja e investimeve ne keto rajone eshte urgjente nese nuk duam qe keto zona te mrekullushme te zbrazen nga banoret e tyre.