Debati i Sarandës për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të FRPD, u përqendruar në temën; emigracioni tek të rinjtë.

Kandidatët për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike denoncuan politikat arbitrare të qeverisë, mungesën e vizionit, korrupsionin masiv dhe mungesën e shanseve të barabarta, si një prej shkaqeve kryesore që nxisin të rinjtë ta kërkojnë të ardhmen e tyre në vende të tjera.

Gjithashtu, kandidatët denoncuan modelin që promovon qeveria, që është e kundërta e vlerave dhe e meritës, çka është një tjetër arsye që i detyron të rinjtë të braktisin vendin.

Nisur nga kjo situatë dramatike, kandidatët Belind Këlliçi, Ervin Salianji dhe Oriela Nebiaj kanë bërë thirrje në fjalimet e tyre, që rinia të bëhet promotore e ndryshimit, duke nisur me një pjesmarrje masive në marshimin e protesës së 8 dhjetorit.

Debatin e Sarandës e ka përshëndetur i ngarkuari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli.

Debati i Radhës është nesër në Lezhë.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 26 Nentor 2015