Të nderuar kolege, Shqiptare dhe shqiptarë
Fillimisht me duhet te deklaroj se mbështes plotësisht dhe fuqimisht miratimin e ligjit për dekriminalizimin., i cili është një mekanizëm i domodoshëm por jo i mjaftueshëm për largimin e oligarkisë nga parlamenti, për të cmontuar kapjen e shtetit nga korrupsioni e krimi, për të marrë në këtë udhëkryq për vendin drejtimin adekuat të demokracisë liberale… Zbatimi i këtij ligji
Ligji i dekriminalizimit, maxhoranca e detyruar nga nisma e opozitës…
Ligji per dekriminalizimin paraqitet sot konsensual, por për të qënë i sinqertë ai është nje ligj i kërkuar me forcë nga opozita, i mbeshtetur fuqimisht nga parlamenti europian dhe i pranuar nën detyrim nga maxhoranca. Dhe për fatin e madh apo dikush do të thoshte paradoksalisht do te miratohet me sforco edhe nga vetë “viktimat” e tij…Madje po paralajmëroj kështu do të ndodhë edhe me reformën e drejtesisë…Dhe a e dini përse? Sepse individët shqiptarë me rekorde kriminale janë të fuqishëm e trima vetëm lokalisht, pra në fshatin e tyre, e mjafton një stigmatizim verbal ndërkombëtar që të vetëlargohen për të mos thënë të “vetëvriten” me urdhërin e nxitjen e atij që solli në parlament…
Ligji i dekriminalizimit i panevojshëm me vullnet pozitiv politik…
Ky është një ligj që do të ishte i panevojshëm nëse do të kishte pasur një vullnet politik për të përdorur pozitivisht sistemin e ri zgjedhor i cili kishte për qëllim kryesor pikërisht eleminimin e hapsirave të penetrimit në politikë të oligarkëve dhe individëve me rekorde kriminale. Theksoj se vetëm mbi bazën e një vullneti politik të lidershipit të partisë kryesore të maxhorancës, konfiguracioni i saj do të ishte ndryshe, por natyrisht dimensioni i saj do të ishte më i vogël ndërkohë që imazhi të parlamentit do të kishte qënë pozitiv.
Kriminalizimi e delegjitimoi maxhorancën…
Në realitet, nga kriminalizimi dhe akoma më gjërë nga oligarkizimi i maxhorancës fituan shumë pak individë, ideatori e arkitekti i saj si dhe një grusht klientelist. Fatkeqësisht kjo ndodhi e as u pengua e as u reduktua në kohën e duhur. Kjo coi në delegjitimimin e maxhorances në sytë e publikut, dhe të partenerëve ndërkombëtare, dhe vetëm një vit pas zgjedhjeve në Shqipëri, Parlamenti Europian do të detyrohej ta cilësonte Parlamentin e një vendi anëtar të Natos e kandidat të BE të kriminalizuar… Kjo është një ngjarje e paprecedentë në historinë e Shqipërisë dhe të Parlamentit Europian.
Nuk është prishur thjesht imazhi por është goditur përmbajtja e parlamentit
Ka disa që akuzojnë opozitën për prishje të imazhit duke i dhënë kështu meritën e pamerituar të bindjes së të gjithë parlamentarëve të Europës, të majtë e të djathtë të besonin argumentat e saj. Faleminderit shumë ndonëse kjo nuk është aspak e vërtete, sepse parlamentit të Shqipërisë nuk i është prishur imazhi por i është goditur rëndë përmbajtja e tij, legjitimiteti, funksioni i tij……
Kriminalizimi ka delegjitimuar edhe sistemin zgjedhor…
Po ashtu kjo u shoqëruar edhe me Delegjtimimin e sistemit zgjedhor në sytë e publikut sepse ju jeni të ndërgjegjshëm që të gjithë pa u menduar gjatë sulmojnë sistemin zgjedhor; ndonëse nuk është faji i sistemit zgjedhor por i vullnetit politik të munguar drejtuesit të maxhorancës, Edi Ramës. S’do të përpiqem në këtë ndërhryje të argumentoj të kundërtën sepse është shumë e vështirë, për të mos thënë gati e pamundur…
Përgjegjësi kryesor i kriminalizimit është Edi Rama, por edhe ata që heshtën…
Kriminalizimi i parlamentit bën përgjegjes jo vetëm arkitektin e ideatorin, Edi Ramën, por edhe mbështetësit e këtij projekti, edhe ata që heshtën, madje edhe ata që luftuan kundër sepse nuk e parandaluan oligarkizimin e kriminalizimin e parlamentit, pra delegjitimimin dhe ndotjen e tij. Përsëris s’bëhet fjalë thjesht për imazhin e parlamenti e të vendit, por për thelbin e politikës, për thelbin e punës që ne bëjmë si deputetë dhe për të cilën ne vlerësohemi e gjykohemi…
Edi Rama ideatori dhe përfituesi më i madh i kriminalizimit të parlamentit
Edi Rama, ideatori e realizuesi i këtij delegjitimimi duke qene edhe përfituesi maksimal i këtij projekti dhe për rrjedhojë duke u ndjerë i kompensuar nga përfitimi personal maksimal është përpjekur ta maskojë thelbin, pra kriminalizmin jo vetëm dukë larë duart apo duke mos e pranuar atë, por edhe duke shtyrë e penguar edhe dekriminalizimin, duke sfiduar të gjitha ata që e kërkonin atë madje edhe deri ambasadorin amerikan që bëi thirrje gjatë zgjedhjeve vendore. Duke u përpjekur ta simetrizojë situatën apo duke e përgjithsuar atë. Të gjithë e dinë shumë mirë se Edi Rama është autori i kësaj ideje, apo arkitekti i këtij projekti. Të gjithë e kanë tanimë të qartë sesi është realizuar ky projekt. Përse eshte realizuar? Dhe cfarë po ndodh dhe do te mund te ndodhë me aktoret e kesaj loje, një pjesë e të cilëve ndjehen aktualisht të zhgënjyer, të braktisur, të dëshpëruar madje edhe të friksuar sepse gjithcka e kishin menduar ndryshe…
Kriminalizimin e parlamentit e ka mbështetur vetëm klientela…
Sigurisht kete projekt e kane mbeshtetur realisht vetëm ata qe kane perfituar, pra e gjithë ajo që quhet klientela…por në thelb nuk e ka mbeshtetur asnjë nga politikanët e ndershem te ketij parlamenti qe perbejne shumicen, ndonëse fatkeqësisht shumë pak prej tyre kanë [pasur guximin apo tentuar ta pengojnë dhe vetem shumë pak e kanë kritikuar ashpërsisht…I thashë të gjithe këto jo për të stigmatizuar apo ofenduar politikanët e ndershëm, por thjesht për tju thënë se ky ligj sot konsensual nuk do të ishte i nevojshëm nëse nuk do të kishim lejuar që në embrion kriminalizimin e parlamentit. Dhe ky eshte nje fakt, nje realitet dhe jo thjesht nje cështje imazhi, por imazhi negativ qe percepton publiku është vetëm pasqyrimi i saktë, ndoshta jo i plotë i këtij realiteti. Prandaj nuk mjafton te angazhohemi per te ndrequr vetem imazhin dhe te bejme sikur realiteti eshte ne regull. Jo, absolutisht jo! Qytetarët nuk janë as naivë dhe as budallenj, ata dinë gjithcka ndodhe në kuvendin dhe me kuvendin dhe cdo ditë i bisedojnë me njëri tjetrin për deputetët.
Kjo dukuri duhet te ndalet nga deputetët e ndershëm…
Me kete rast ftoj te gjithe politikanet e ndershëm me ekspericence e kontribute, ta marrin seriozisht kete moment dhe ta konsiderojnë këtë miratim konsensual si moment reflektimi për të ndërprerë në rrënjë një të keqe që duhet ndalur dhe s’duhet përseritur. Ftoj po ashtu te gjithe politikanet e rinj, që kanë motive pozitive apo ato qe ndodhen ketu mes nesh per arsye te ndryshme te behen pjese e ndalimit te kesaj dukurie. Mbajeni mend, nese në këtë udhëkryq që ndodhet demokracia shqiptare nuk marrim drejtimin adekuat askush nuk do te jete i fituar dhe askush nuk do të mund të ndalë rrukullisjen e vendit.
Dënimi i kriminalizimit të kuvendit krijon besim te publiku
Të gjithë duhet të guxojnë për të thënë mendimin tuaj, duhet të guxoni për të kërkuar që ky ligj të zbatohet… sidomos në të ardhmen… por edhe për të shkuaren sepse dënimi i të shkuares se afert krijon besimin te publiku se ku parlament ka reflektuar, është i përgjegjshëm për tu vetëkorrigjuar, se deputetet dhe politikanet e ndershëm kanë ende rol e kontribut për të dhënë, përndryshe s’do te jetë e larget dita kur se bashku me barin e thatë do të digjet edhe i njomi, të gjithë pa përjashtim dhe nuk do të jetë aspak cudi që qytetaret e ndershem e te zhgenjyer me këtë kuvend të vijne e te na nxjerrin jashtë, ndonese shume prej tyre jane larguar per te kerkuar azil në Gjermani apo green card në SHBA…
Dekriminalizimi është vetëm maja e ajsbergut
Dekriminalizimi që nisim sot është vetëm maja e ajsbergut.. eshte pjesa më e dukshme e së keqes…eshte pjesa me e lehte per tu crrënjosur…Nga parlamenti duhet te largohen oligarket… pra duhet të ndodhë de-oligarkizimi i parlamentit qe te filloje te clirohet edhe pjesa tjeter e shtetit nga kapja oligarkike… Unë e di se ka disa qe kërkojnë gjithcka them ta klasifikojnë si propagandë, si ekzagjerim, si hiperbolë, … si luftë politikë kunder maxhorances apo ndaj Edi Ramës, që është padyshim përgjegjesi dhe përfituesi i kësaj situate…Jo!… Nuk eshte kaq e thjeshte dhe nuk jam kaq naiv… Këto për të cilat janë të shqetësuar shqiptarët jua ka thënë me elegancë John Kerry dhe shqip e troc Donald Lu….Mua mos më merrni seriozisht, nuk mërzitem…
Nga parlamenti duhet të largohen të gjithë oligarkët…
Nga parlamenti duhet te largohen te gjithë oliagrkët, pra ata qe nuk kane lidhje me politiken, me parlamentin, me shtetin… dhe te jeni te sigurte se te gjithe do te jene me te qete, me te sigurte, me rehat…Cilet jane ata? Per ta kuptuar po jap perkufizimin e oligarkise që ka bërë John Kerry. Së pari, politikanët e korruptuar nëse s’do te vetëlargohen apo do të bëjnë rrezistencë do te jene subjekt i gjyqsorit te reformuar…për këtë nuk ka më asnjë dilemë… Së dyti, biznesmenët që kanë vënë shumicen e pasurise së tyre permes privatizimeve, fondeve publike, marreveshjeve koncensionare duke qene ne kontakt të ngushte me politikanet e korruptuar…këta mund të largohen në rrugë të butë nëse lidershipet me politikanë të ndershëm s’do të pranojnë ti kandidojnë…përndryshe do të veprojë gjyqsori i reformuar apo qytetarët në rrugë… Së treti, manjakët e tajkonët e media-bizneseve që janë kthyer vrasës të pamëshirshëm të fjalës së lirë dhe kundërshtareve politike të oligarkisë si dhe lustraxhinjtë e pushtetit do të duhet te largohen nga kapja e shtetit në rrugë të butë përmes vendimarrjes së politikaneve të ndershëm, në rrugë ligjore permes drejtësisë së reformuar përndryshe mbetet rruga e ballafaqimit me qytetarët e zhgënjyer e pa shpresë…
Dekriminalizimi duhet te fillojë të ndodhë brënda partive
Kjo duhet te fillojë të ndodhë brënda cdo partie për të mos mundur të vijojë në parlament dhe domosodshmërisht duhet te ndodhe shumë shpejt në parlament për të mos ndodhur përmes protestave të qytëtarëve, dinamika e të cilave duket super e shpejtë…
Testi i drogës, i domosdoshëm për në Shqipëri…kujdes nga kapja në flagrancë
Dhe në fund dy fjalë për testin e drogës….kjo kërkesë i është dukur maxhorancës si një provokim… Jo!…Ky është një test rezulatin e të cilit publiku e ka shumë të qartë…madje sa më shumë refuzohet aq me i qartë del testi…Argumentat racionalë janë ad hoc sepse edhe situata në Shqipëri është ad hoc…Ky debat është bërë edhe në Angli, edhe në SHBA, edhe vjet ne Hungari. Arsyet apo argumentat janë të njëjta: S’mund te perdoren financat e taksapaguesve për të paguar drejtuesit që përdorin drogë dhe që njëkohësisht duhet të luftojnë kultivimin, trafikun dhe perdorin e drogës nga qytetarët…Aq më tepër në një vend ku kultivimi dhe trafiku i droges është kthyer në sport kombëtar ne toke, dete dhe ajer…E kuptoj shume mire se do ta refuzohet ky test por nuk ju mirekuptoj… Jam i sigurte se shume shpejt do te vije dita qe nuk do te ndjeheni mire….nuk po ju ofendoj as po ju kerkoj te nderroni mendje megjthese do te ishte me dinjitoze te pakten te abstenonit, por e kuptoj se tani per tani nuk keni zgjidhje tjeter… Pavaresisht se akuza kryesore per perdorim droge ka ardhur nga brenda maxhorances, nga njeri prej personazheve kryesore drejtuese te maxhorances… dhe prandaj refuzimi eshte prove qe ky test eshte pozitiv…Madje edhe argumenti se edhe një nga liderat e shtetit turk ka qeverisur i dehur nuk eshte gje tjeter vecse ratifikim i miratimit të këtij testi…Kam vetem nje keshille: kerkojeni përdoruesin e drogës te mos vije ne kuvend i droguar se mund të gjëndet mekanizmi per ta kapur ne flagrancë…
Faleminderit.
Fjala ne Kuvend e deputetit të Partisë Demokratike, Kastriot Islami, 26 Nentor 2015