Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat është takuar me ish- zëvendës Presidentin e SHBA-së Mike Pence. Zoti Basha i shprehu mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar dhe thotë se me ndihmën e tyre do t’ia dalim të ndryshojmë Shqipërinë.

 

Postimi i plotë I kreut të PD, Lulzim Basha:

 

I ftuar nderi në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat, ishte sot ish-zëvendës Presidenti i SHBA-së Mike Pence.

 

Kënaqësi të bisedoja me të dhe të ndaja mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar.

 

Me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, ne do t’ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.

 

Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve, të cilën duhet ta mbrojmë dhe forcojmë edhe më tej