REAGIMI I ANËTARES SË KRYESISË SË PD, DEPUTETJA ERALDA TASE BANO
Një një vend normal dhe europian, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të dilte dhe do të fliste për politika të cilat do të siguronin fermerët se mundi i tyre nuk do shkonte dem. Do të fliste për plane konkrete dhe për të qetësuar këdo që është prekur nga kjo krizë.
Do të fliste për fuqizim të tregut vendas dhe për subvencionime. Do të fliste për vazhdimësinë dhe sigurimin se këta fermerë nuk do të liheshin vetëm. Blegtorët e Fierit dhe Mallakastrës kanë protestuar sot kundër monopolizimit të prodhimit të qumështit.
Fermerët kanë bllokuar për disa minuta aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Protesta është nxitur nga ulja drastike e çmimeve të qumështit nga fabrikat përpunuese, nga 180 lekë të reja për liter në vitin 2023, në vetëm 120 lekë të reja për liter sot.
Kjo ulje çmimi ka sjellë një krizë të thellë financiare për blegtoret, duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset e tyre ose të therin tufat e deleve. Ulja e çmimit të qumështit nga punishtet si dhe mungesa e subvencioneve janë kthyer në problem për sektorin.
Në këtë vendin tonë të vogël, dhe ato që na jep natyra do të mallkohen nga këta palo drejtues.
Edhe sa turpe do mbaj kjo qeveri?