Publikimi disa  ditë më parë i Raportit të Bankës Botërore mbi Indeksin e Pagesës së Taksave  sigurisht që  nuk surprizoi,  ai  tregoi  që  sipas  këtij  indeksi  për vitin 2016  Shqipëria renditet në vendin e 142, mes 189 ekonomive të marra në shqyrtim.

 E ndërsa pozicionin e kemi të përkeqësuar nga një vit më  parë  kur  ekonomia  jonë  renditej e 131, ajo  çka   godet   më  fort  janë  fqinjët  tanë, për  të   cilët nuk ka pse të jemi ziliqarë  tek  shohim  që  sipas  Raportit  të   indeksit   të pagesës së  taksave, Maqedonia  zë  vendin  e  7  në  nivel   global,   Mali i Zi  të    64, Kosova të 67, na   ngushëllon   veç Serbia e cila renditet  një  pas  nesh.

Raporti  thekson atë çka shqiptarët e dinë,  por  tek  e  shkruan Banka  Botërore  merr tjetër kuptim  për këtë politikën tonë lokale,  Shqipëria   eshte   vendi   që ka njohur rritjen më të madhe  në  normën  totale  të taksave  në  harkun  e   një viti    me 5.2% dhe kjo për shkak të rritjes me 50% të taksës mbi pronën  që  shkoi  nga  10  në  15%.

Shqiptarët   paguajnë   të   njëjtin numër taksash si një vit më parë  34, por norma  totale  e  taksave   vlerësohet   këtë vit 36.5%, përkundrejt  31.2 % të  një  viti  më  parë, pjesën   më       të  madhe  18.8%  e  zënë  taksat  e  punës, e   ndjekur   nga taksat  mbi  fitimin   që zënë 14.1%.

Pse i solla këto të dhëna?

Sepse Kryeministri ynë, i  vetëndjerë   lider botëror,   dhe   ku them  botëror ….. kam  faktin, që na ka bërë vendin më pak të konkurrueshëm  në  rajon, norma  e   taksave   36.5 % krahasuar me  Maqedoninë ku kjo normë fiksohet 12.9%, me Malin e Zi – 21.6%, Kosovën – 15.2 % dhe Kroacinë -20%,

dhe ky  fakt  flet  vetë  e   pa  ngjyra.

Ky kryeministër (kuptuar dhe kjo qeveri) e  ka shndërruar veten në  një  bufon, që servir  pa  lidhje  e  kriter   politika qesharake, as  të  majta  dhe  as  të djathta;  që  ndryshojnë , vijnë   e   shkojnë   në   funksion   të   humorit e paqëndrueshmërisë  mentale  të  tij  dhe  paaftësisë  së  ministrave   të  oborrit,  politika  që  kanë sjellë e po sjellin pasiguri  në  jetën  e  shqiptarëve,  pasiguri  që  e sheh jo  pa   shqetësim  jo vetëm opozita ,që kanë qenë prerazi kundër tyre,    por  dhe  Banka  e  Shqipërisë,     Banka     Botërore dhe  e  thekson  se  fundmi   dhe   raport-progesi  i  fundit  i   Bashkimit   Evropian ,  por   që   reflektohet    qarte ne terren ,  në hezitimin    e biznesit për investime si  edhe   në  tkurrjen e konsumit  të   qytetarëve.

Por  le  të hyjmë në çështjen që është në rendin e ditës, që vazhdon të jetë një nga qershitë mbi tortën e kësaj qeverie. Projekt ligji   “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 7895 dt 21.1.95 – të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ndryshuar, që ka për qëllim ashpërsimin e masave në luftën kundër veprave të rënda  siç  është   informaliteti  dhe  kontrabanda.

Natyrisht, që kontrabanda dhe informaliteti duhen luftuar.

E  kuptueshme qe   ne  kete  pike  ka  dakortesi     ne  kete  salle  dhe jashte  saj , veçanërisht kur flitet për kontrabandën dhe këtë e di fort mirë dhe Kryeministri   prandaj bën pushime live të drejtorëve të doganave, pasi ka dështuar me të gjithë drejtoreshat e përgjithshme, jo  nga   aftësia  a   paaftësia   e   tyre,  por  nga   korrupsioni   dhe   abuzimi   me shtetin   e    tij   dhe  ministrave të tij.

Në  vendet në zhvillim,  ku  kultura  e  respektimit   të    ligjit  nuk ndërtohet  lehtë, është  pothuaj  postulat  që taksat e ulta  janë më efikase, ndërkohë  që  rritja  e  tyre  rrit  informalitetin.

Edi Rama, mendon  që  në   2013   nis   çdo gjë në Shqipëri,  askush   nuk e   këshillon, ministri i financave   mesa   duket   s’ka   kurajo   t’i   tregojë  shifrat  para  2005  dhe  pas 2005,  para  dhe pas taksës  së  sheshtë.

Taksa progresive – në kushtet e një recensioni ekonomik, të mungesës së burimeve të rritjes, mungesës së investimeve të huaja direkte dhe investitorëve strategjikë, natyrshëm solli dobësimin e biznesit, një pjesë  u  mbyllën – për shkak  dhe   të egërsisë   së  aksionit  të  informalitetit,  një   pjesë u tkurrën ……dhe këtë  e  reflekton   mjaft   mirë shkurtimi i 73 mijë vendeve  të punës për shqiptarët në muajin shtator –tetor; fasonët   që   i kanë për zemër bashkë me Metën, nuk   kanë   rritje të punësimit;  ndërkohë bankat plot me depozita po kreditojnë  jashtë  Shqipërisë.

Kjo  qeveri  ka  humbur  shikimin, teksa   ka bërë dy herë rishikimin  e  buxhetit  me   ulje   për   fat   të   keq, po   na    provon  çdo  ditë  që  nga  njëra  anë  nuk i mbledh  dot   të ardhurat  dhe   nga   ana   tjetër      as   është e zonja   t’i     përdorë  ato  që  ka.

 Buxheti  është  minus  7 miliardë   në raport me rishikimin, ndërsa   investimet   kapitale 70%, shtuar kësaj që mund të ketë një rishikim tjetër të buxhetit ……..

dhe  pikerisht   ky    kapitullim  bën  që    të sjellin   një   projektligj   që   ofron   vetem   prangat   dhe    që     rrit    numrin   e   burgjeve.

Filozofia  e  kësaj  të  majte, zbras   arkën   e shtetit, mbush xhepat  për   oborrtaret   e  çon  në  burg  shqiptarët .

Sipas  KLSH  61% e mosrealizimit të të ardhurave të doganave lidhen me kontrabandën  e   cigareve   dhe   më shqip   se kaq   s’mund     të ketë   për   shqiptarët.

Ky  eshte fakt  por  qeveria   ketu nuk  gjen  fajtor  …..

Në  se  dikush  që  prodhon  domate, paska  problem  me   kuponat  apo  NIPT-in  sekondar   tani  mund    çojmë  në burg, për   të    mos   mos  perseritur   atë   cka tha një prej deputetëve socialist  që në  burg do shkojë biznesi i vogël  , se  i  madhi  është punë   klientele   e   qeverisë   e  kryeministrit  bashkë.

E ndërkohë  që tymi i cigareve  te qeverise  do   vazhdojë   të shkojë   drejt,

 mësymja   shkon drejt  biznesit  të vogël apo mesëm ,

qe  jo    vetëm   rrit   papunësinë,

mbyll   biznese   e   rrit    varfërinë,

 rrit  frikën  në  treg  e tkurr sipërmarrjen,

po  kokërr   leku    nuk shton  në  arkën  e shtetit,

 tashmë   këtë   e   keni   dhe   me provën   e   aksionit   të   dështuar   të   informalitetin.

Me ne fund  kjo u  kuptua…. e  çfarë  i mbeti Ramës ?

 veç të bëhej qesharak tek deklaroi që do heqë  tatim-fitimin   për   biznesin   deri në 5 milion lekë të ardhura   e tek improvizonte   dialog   të   njerëzve    të  familjes  së  një   dyqani   me   policinë   e   tatimeve  të  Brisildës.

Ky  ligj që diskutuhet sot  është   turpi  i    kësaj   qeverie,   por dhe i  kujtdo  deputeti   që   do   ngrejë kartonin.

 Ju mund të gjobisni, mund të merrni  masa   administrative   po ju  s’mund të miratoni një ligj  në  kufijtë  e  absurdit.

Po ju permend  vetem disa….

Edi  Rama, konsideron  vepër  penale, sipas  nenit  13:

  • ushtrimin e   një   aktiviteti   tregtar   të   paregjistruar   dhe   e  dënon  deri  në  3  vjet burg;
  • mosdeklarimin e të  punësuarëve dhe e dënon deri në 3 vjet burg;
  • moslëshimin e kuponit tatimor e dënon deri ne 1 vjet burg..

Besoj kushdo e kupton që tre pikat e mësipërme t’i barazosh është e padrejtë, por  të dënosh me burg për kuponin është përtej marrëzisë globale, askush nuk e ka në botë.

Një nen tjetër, 15 – konsideron vepër penale mos kryerjen e detyrave tatimore, që lidhen me vjeljen brenda afatit të punonjësve të tatimeve, për këtë ata dënohen deri në 7 vjet burg….një pyetje lind këtu,

 por drejtoreshës së përgjithshme çfarë i ndodh kur nuk mbledh miliarda, apo ….. bëhet subjekt i Portokallisë dhe reklamës së Digitalb!

 (Dhe mire  ben se te  pakten humoristen e ben shkelqyer)

Ky projektligj ka dhe një problem tjetër, nuk respekton proporcionalitetin   e dënimit, kështu në nenin 174 – mosdeklarimi  i   saktë në dogana,   deklarim të rremë për natyrë, lloj, cilësi, çmim e destinacion malli – dënohet me gjoba 3 fish plus riblerje e deri në 7 vjet burg;

ndërkohë që import-eksporti i veprave kulturore në kundërshtim me  dispozitat  ligjore  për  ta  shkon  deri ne 10 vjet burg…………(kete nen kam pershtypje nuk  ja  keni thene  kryeministrit , boll t’iu kujtoj qe pikturat e  tij)

Kolegë deputetë,

ndaleni këtë turp,

 shqiptarët  po   kuptojnë   çdo ditë që çdo masë  apo  ndërhyrje juaj  në ekonomi nuk shkon në dobi të tyre,

qytetarët janë çdo ditë viktim të    papërgjegjshmërisë tuaj;

taksa   progresive   goditi   biznesin,   shtresat e mesme, goditi dhe të varfërit e më të dobtit, aksioni  selektiv  kundër informalitetit goditi pikërisht biznesin e vogël dhe bukën  e  familjes së tyre.

Askush nuk ka përfituar nga reformat tuaja ne ekonomi, në arsim e shëndetësi, për të mos thënë që të gjitha janë me keq, asnjë shërbim publik nuk u bë më i mirë.

Shqiptarët po marrin rrugët e botës, mijra kanë kërkuar azil politik, 200 mijë të tjerë presin llotarinë, Rama – Meta  ndalni dorën e shkatërrimit të vendit.


Fjalimi në Kuvend e deputetit të Partisë Demokratike, Igli Cara, 3 Dhjetor 2015