Nese do me kerkonin te thoja cila eshte fjala kyc e me shume se dy viteve te qeverisjes suaj, pa ngurrim do te thosha se “burgu” eshte neni kyc i pseudoreformave  tuaja.

Nese ka nje tregues real me te cilin mund te vleresosh prirjet diktatoriale te nje udheheqesi, mjafton te shohesh burgjet e vendit qe ai drejton. Fatkeqesisht, Shqiperia e dy viteve te fundit, ka rreshqitur me shpejtesi drejt vendeve me aspak demokraci. Kryeministri ka gjetur burgun si instrumentin e pare dhe te fundit per te gjithe ata qe su binden urdherave apo ligjeve absurde te tij. Burg per qytetaret e vendit te tij, burg eshte kercenimi per kundershtaret politike, burg eshte pergjigjia per gazetaret, burg eshte vendi ku mbyll cdo dite te mjeret e ketij vendi qe nuk mbajne dot frymen me buke thate, burg eshte kercenimi qe u ben policeve, prokuroreve dhe gjyqtareve, nese nuk fusin ne burg ata qe udheheqesi ka zgjedhur te fuse ne burg. Burg, burg burg… burg eshte neni I pandryshueshem qe shoqeron cdo pseudoreforme, si filli I kuq I socializmit dhe komunizmit, qe u shnderrua ne nje lak mbytes ne fytin e popullit shqiptar gjate 50 viteve te diktatures komuniste … ne mentalitetin e nje diktatori kushdo qe nuk zbaton urdherin apo ligjet e tij  shpallet armik dhe e prêt burgu, por jo per trafikantet, kontrabandistet, kriminelet aksionere ne qeverisje, qe e sollen  dhe  embajne ne pushtet,  ne kembim te mandatit te deputetit dhe qe tashme po lene me radhe karriget e ketij parlamenti…

Ne dy vjet, vetem per faturat e energjise elektrike jane 4o mije te ndaluar, qe cuditerisht kane te perbashket nje gje: jane te varfer, pa pune, pa te ardhura…Burgjet e Shqiperise jane nga me te populluarat ne bote, te denja per tu krahasuar me vendet afrikane apo ato qe jane ne lufte civile apo anarki…jo vetem per eksportin e azilanteve jemi te dytet ne numer absolut pas Serise, por edhe per nr e te burgosurve, Shqiperia e Rames eshte pas Sirise se Asad-it. Nderkohe deklaratat e kryeministrit ndaj nderkombetareve kanë një ngjashmeri të habitshme me diktatorin sirian. Vendi i të cilit është në garë më Shqipërinë se kush prodhon më shumë refugjatë dhe azilantë për Europën dhe ush mbush me shume burgjet me popullin e tij.

Asad ka thënë:” …Unë do të dorëhiqem vetëm nëse populli sirian do ta kërkojë atë përmes një procesi demokratik…”

Kurse Rama ju përgjigj kritikave të ambasadorëve amerikanë në Vjenë e Tiranë se: “Mua më zgjedhin shqiptarët dhe jo ndërkombëtarët…”.

Çfarë koincidence!

 Treguesi me te cilin Kryeministri mat suksesin e pseudoreformave eshte nr I te burgosurve dhe pas cdo shqiptari qe burgoset per kase fiskale, per kuponin tatimor, per faturen e shtuar te energjise, per semaforin e kuq, per mbulesen e nje kasolleje  se cati nuk quhet, qe ka rene nga era apo shiu dhe qe e ve pa leje I varferi shqiptar, por jo ama  per trafikantin, kontrabandistin, evazorin e madh dhe kriminelin, kryeminstri krenohet duke rritur shkallet e suksesit. Dhe , burgu eshte rruga per te bere shtet- sipas kryeministrit. Nga pushtetare te korruptuar dhe deputete te inkriminuar, nuk mund te presesh gje tjeter per popullin , vec burgut. Nderkohe qe keta grabisin  me nxitim si grabitqare  te pangopur cdo gje qe ka mbetur ne kete vend, me koncensione e  tendera, 1 vit burg per kuponin tatimor eshte eshte perqindja qe ndajne per shqiptaret.

Erdhën ata, ik- degjohet random ne dyert e dyqaneve apo bizneseve ne Shqiperi! Në vrap e sipër largohen ata që rastësisht gjenden në dyqan, mbyllen me zhurmë qepenat,  sepse edhe po te jesh në rregull, taksidaret apo tagrambledhesit, patjetër do ta gjejnë ndonjë gjë gabim e do hash ndonjë gjobë te majme, dhe larg, qoftë, edhe burgun, mbase. Të bësh sot biznes në Shqipëri është një stres i vecantë, jo vetëm për faktin se është e paqartë në se del me fitim apo humbje, por edhe më tej: je i kërcënuar nga burgu. Mbi  marrdhënien e shtetit me qytetarin është krijuar një klimë e tillë sa duket se reja gri e burgut rëndon kudo.  Doemos, të thonë partizanët e kësaj klime. Po bëjmë shtet. Vërtet po bëjmë shtet, valle?  Për hir të së vërtetës do thënë se kjo klimë e ka ngushtuar ndjeshëm hapsirën e abuzimit, nga ata qe mezi mbijetojne, por jo evazoret e kontrabandistet e medhjenj, financuesit e pushtetit, mbajtesit e tij ne kembe. Por në të njëjtën kohë, po krijohet gjithmonë e më shumë edhe një hendek gjithmonë e më i madh midis qytetarit dhe shtetit, midis biznesmenit dhe shtetit, duke i ndarë palët në “ne” dhe “ata”, gjë që nuk flet në favor të krijimit të shtetit të qytetarit. Të bësh shtet nënkupton jo vetëm zbatimin e ligjit, por edhe faktin që këtë shtet qytetarët duhet ta ndjejnë të vetin dhe jo të huaj, aq më tepër , jo armik të interesave të tyre. Si gjithmonë, gjërat e tepruara kthehen në të kundërtën e vet.  Agresiviteti në vend të partneritetit e largon edhe më shumë qytetarin nga shteti dhe nga  ndjesia se shteti është i tij. Kur ndodh ky alienim  është bërë  një dëm i pallogaritshëm. Gjërat nuk funksionojnë normalisht nga ndjesia negative që krijon  pushteti i  frikës nga moszbatimi i ligjit, por gjithshka funksionon normalisht dhe mbi baza të shëndosha  prej ndjesisë positive që krijon ndërgjegjësimi i zbatimit të ligjit. Kemi mjaft shembuj, edhe në historinë tonë të disa dekadave më pare, kur mendohej se diktatura e ligjit bënte shtetin të funksiononte normalisht, por mjaftoi një shkëndijë dhe të gjithë e pamë se me sa dëshirë e flakëm tej shtetin që nuk e quanim tonin.

Funksionimi i frikës dhe i masave shtrënguese pa ndërgjegjësimin është i mangët. A nuk mund të ndërmeren këto masa të domososhme së bashku me qytetarët, me biznesmenët? A nuk duhet të bashkëshoqërohen veprime të tilla me politika lehtësimi për biznesin dhe me politika që reduktojnë dukshëm varfërinë? A nuk duhej bashkëshoqëruar i gjithë ky aksion kundë rinformalitetit me krijimin e kushteve që pagesat të jenë në proporcionalitet me fitimin? Nuk kemi dëgjuar për plane të tilla. Ajo që dëgjojmë shpesh nga qeveria është fjala “burg”, dhe më e lehta  fjala “gjobë”. Ja edhe shifrat me të cilat krenohen drejtuesit: vetëm për mospagesën e emergjisë elektrike ka rreth 40 mije te ndaluar, 2013 të ndëshkuar, shumë prej tyre edhe me burg. Shifrat e të vetvrarëve dhe te bizneseve që mbyllen, 73 mije punonjes mbeten pa pune vetem ne dy muaj- jane bilanci I ketyre asioneve antiqytetare, antibiznes. Dhe bilanci flet jo pozitivisht”. Një vit pas aksionit për energjinë elektrike, nuk është se u ul cmimi i energjisë elektrike, perkundrazi 74 % e shqiptareve paguajne me shtrenjte, nuk është se u përmirësua shërbimi. Parate po shkojnë për tendera abuzivë tek miqtë e kryeministrit. Paratë nuk po shkojnë tek qytetari, në mënyrë që ai ta ndjejë se zbatimi i ligjit pasuron jetën e tij. Përkundrazi, duke krijuar imazhin se pasurohen llogaritë bankare të pushtetareve e klientëve të qeverisë, hendeku midis qytetarit dhe shtetit bëhet edhe më i thellë, qytetari e ndjen edhe më të huaj shtetin. Megjithë shtrëngimet, me gjithë agresivitetin e treguar në aksionin kundër informalitetit, megjithë kërcënimin e burgut, gjatë muajti shtator – tetor tatimet arketuan me pak se parashikimi. Shifrat që vijnë flasin për një gropë 25 milionë  dollarë mungesë në arkën e shtetit. Këto janë shifrat e para dhe më të dukshme. Shumë shpejt do të vijnë shifrat e papunësisë në rritje prej bizneseve të mbyllura, prej bizneseve të trëmbura nga klima agresive ndaj tyre. Ky është shteti qe ne duam? Qe qytetaret duan?????/ nje gazetar I mirenjohur muaj me pare na solli nje skene mjaft domethenese te (e Malaparte) romanit “Lëkura” :në klinikën e qenve nuk dëgjohej asnjë zhurmë. E cuditëshme kjo kur mendoje se në klinikë ishin qentë e zhurmshëm që dinin vetëm të ulërinin. E pra, asnjë zhurmë. Qetësi shembullore. Protagonisti  i romanit mahnitet nga kjo qetësi e thellë dhe nga këta qenë të respektueshëm që nuk nxirrnin zë. Por e vërteta ishte tronditëse: qetësinë e kishin fituar, duke u prerë prerë kordat e fytit këtyre qenëve… Metaforë makabre kjo për të kuptuar se jo gjithmonë regulli që funksionon është ai i duhuri. Mund të kesh qetësinë dhe regullin për faktin se ke humbur zërin. Ndaj, po nuk e bëmë partner qytetarin dhe biznesin, nuk e kemi fituar, por e kemi humbur edhe më shumë sfidën e rëndësishme për të krijuar nje parneritet shtet- qytetar, shtet-biznes.

Sulmet ekstreme ndaj biznesit të vogël dhe toleranca ndaj kompanive që grabisin qindra miliona euro përbëjnë një prej aspekteve më negativë të aksionit kundër informalitetit.

Dhe ligji antikushtetues mbi procedurat tatimore, filozofia e te cilit ishte “ndëshkim pa meshire, dhe “burgu”, qe kjo mazhorance miratoi pak jave me pare, si dhe ndryshimet qe ajo propozon sot ne Kodin penal, nuk I sherbejne ketij partneriteti, perkundrazi,,, që nga koha e Napoleonit apo më herët, masa e ndëshkimit shkon në përpjestim të drejtë me masën shkeljes së ligjit, gjë që i bën masat e marra nga qeveria joproduktive.

Qeveria po ndërmerr “aksione” apo “operacione” që më shumë se po shtojnë në mënyre të qëndrueshme të ardhurat në buxhetin e shtetit, “riorientojnë” fluksin e parave informale dhe kriminale drejt vendim-marrësve të rëndësishëm politike dhe administrativë të vendit.

Qeveria ka propozuar 20 amendamente në Kodin Penal, por Asnjëra prej tyre nuk ka në fokus forcimin e rregullave mbi vepra penale të rrezikshme dhe që janë kthyer në shqetësim publik për qytetarët shqiptar. Pagimi i tatimeve/taksave apo tarifave doganore ka të bëjë tërësisht me performancën e organeve tatimore dhe doganore, dhe nuk është sot shqetësim për qytetarët shqiptar. Shqetësim për këta të fundit është krimi ordiner (vjedhje apo vrasjet në qendër të qytetit), apo krimi i organizuar (riaktivizimi i organizatave kriminale dhe krimit të organizuar, trafiku i lëndëve narkotike, etj.).

Të gjitha masat synojnë mbajtjen në burg të njerëzve të varfër. Këto masa janë të njëjta në filozofi me ndryshimet e miratuara në vitin 2014 për cështjen e energjisë elektrike, ku burgjet u mbushën me njerëz të pamundur për të paguar energjinë elektrike (kujtojmë këtu burgosjen e njërëzve edhe për 3 mijë lekë – që shkaktojë një vetvrasje; burgosjen e nënës që lidhi energjinë për fëmijën e saj të sëmurë, e plot histori të ngjashme). Ndërkohë nuk është arrestuar asnjë pronar biznesi i madh, edhe pse humbjet e energjisë elektrike janë më të mëdha në këtë sektor! Pra, filozofia e ndryshimit është – burgos të varfërit, dhe frikso të pasurit që të pagujnë nën dorë!

Sanksionet penale në dispozitat e propozuara janë të përcaktuara shabllon dhe nuk mbajnë në konsideratë rëndësinë e veprës penale, duke cënuar në këtë mënyrë parimin kushtetues te proporcionalitetit.

Ndërsa ndryshohet i gjithë seksioni i veprave penale në fushën e doganave, duke forcuar sanksionet penale ndaj qytetarëve, mbetet i pandryshuar neni 175 “Kondrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore”. Pra, ndërsa për qytetarët rritet sanksioni, për zyrtarët që kryejnë krime në fushën e doganeve, dispozitat aktuale mbeten të pandryshuara.

Instrumentet në Kodin Penal janë të mjaftueshëm dhe e gjithë kjo që ju kërkoni të bëni është e papranueshme. Po ju mbyt evazioni në tatime e dogana dhe nuk është evazion për të cilin thjesht jeni të paaftë, por është evazion i cili tolerohet nga instancat më të larta. Dhe për këtë arsye ju, për të mbuluar këtë gropë të madhe, që po shkaktoni vetë në mënyrë kriminale ndaj ekonomisë shqiptare, kërkoni që këtë barrë t’ia kaloni në mënyrë respresive ndaj qytetarëve që kërkojnë të bëjnë biznes”,

 këto janë masa të paprecedenta e aq më tepër që merren në një vend ende në zhvillim, ku tërheqja e investitorëve të huaj është kusht i domosdoshëm për buxhetin, për profilin që duhet të krijojë një vend që synon të zhvillohet përmes sipërmarrjes private.

Nenet e propozuara ashpërsojnë maksimalisht dënimet administrative. Kodi Penal deri më sot nuk parashikonte dënime penale, pa kaluar dënimet administrative. Ky është një kapërcim që bëhet në shkelje të rëndë edhe të parimeve kushtetuese, pasi nuk mund të kemi dënim penal për vepra që në fillim dënohet nga ana administrative. Kjo mund të ndodhë nëse është marrë më parë ndëshkimi administrativ dhe pastaj është përsëritur.

Në këtë mënyrë nuk bëhet asgjë tjetër veçse rëndohet klima e të bërit biznes, por edhe ekonomia shqiptare, e cila do të futet në një rreth vicioz, pasi nuk do të ketë më nisma, sipërmarrësit do të jenë të pezmatuar në zgjerim, por edhe në ushtrim aktiviteti. Gabimet janë njerëzore dhe nuk mundet që për gabimin e punonjësit të ndëshkohet sipërmarrësi. Kjo është e patolerueshme dhe e pafalshme. Ligji është shumë i ftohtë dhe i prerë.

Por, ky është burimi më i mirë për të pasuruar administratën publike. Në kushtet e një presioni më të madh, korrupsioni do të arrijë në nivele shumë të larta, gjë e cila do të çojë në një kolaps të plotë komunikimin mes qeverisë dhe sipërmarrjes.

 Po ashtu do të cenohet konkurrenca me vendet e rajonit Sipërmarrësi për vetë profilin që ka orientohet nga lehtësitë e të bërit biznes, por edhe nga paketat atraktive që ofrojnë vendet e tjera. Të mos harrojmë që ne jemi shumë keq me paketën konkurrenciale në krahasim me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bullgarinë. Kjo e fundit ofron paketën më tërheqëse në rajon dhe në Europë për sipërmarrësit.

 Ndaj  mund të vihemi përballë rrezikut të largimit të kapitalit vendas, dhe jo vetem kaq.

Unë e shoh me shumë rrezik këtë tendencë të mazhorancës aktuale për të penalizuar sipërmarrjen private. Është hera e parë që në 25 vite krijohet dhe ngrihet në mënyrë të ristrukturuar institucioni i “hakmarrjes”, mllefit dhe urrejtjes. Askund nuk është parë që të paragjykohet në mënyrë të tillë sipërmarrja e lirë. Është rruga më e gabuar që mund të ndiqet. Në normalitet ne duhet të jemi “shërbëtorë” të sipërmarrësit privat që merr nisma dhe ndihmon në uljen e papunësisë.

Rritja e dënimit asnjëherë nuk sjell efekt reduktimin

 përkundrazi këto vepra do t’i shfryjnë në një fushë tjetër. Teoritë e ndryshme mbi qëllimin e dënimit që përfshijnë ato absolute, relative, të përziera e bashkëkohore, ndryshojnë në dy pikëpamje.

Pikëpamja e parë e koncepton qëllimin e dënimit si hakmarrje ndaj individit për shkeljen që ka kryer, ndërsa e dyta është masë parandaluese. Në ditët e sotme, të gjitha vendet që kanë një sistem demokratik qeverisës pohojnë se dënimi është mjeti i fundit dhe i jashtëzakonshëm që mund të jepet ndaj një personi. Qëllimi i dënimit është masë parandaluese dhe riedukuese, por klasifikimi i veprave të dënueshme përmbush qëllimin e parandalimit. Ashpërsimi për shkak të dështimit të shtetit për të rregulluar situatën është një mjet i padobishëm.

Duke u nisur nga shprehja angleze se “Duhen dy në një tango” duhet që masat të prezantojnë një mjet efikas për të dyja palët, shtetin dhe biznesin. Dhënia e një mjeti represiv penal kundër biznesit, ne duart e administratës shtetërore është si t’i japësh një fëmije një armë bashkëkohore.

Me kete Dua të them se masat represive mund të implementohen nga një administratë profesioniste e trajnuar e me traditë të konsoliduar në një sistem demokratik qeverisës.

Serbia dhe Mali i Zi kanë zbatuar politikën penale alternative të dënimit. Përgjithësisht shoqëritë bashkëkohore kanë përqasur teoritë e kontratës shoqërore, idealiste e metafizike. Shkelja e rregullave duhet ndëshkuar, por masa e ndëshkimit është në proporcion me kulturën e standardit të zhvillimit të shoqërisë implementuese.

Disa nga nenet e propozuara nuk sjellin një përafrim të legjislacionit shqiptar. Është e nevojshme që, në raste të tilla, në kohën që biznesi ka kapërcyer kufijtë territorialë shqiptarë, të ketë ato standarde që njihen nga vendet fqinje apo me të cilat marrëdhëniet e biznesit janë më të shpeshta.


Fjalimi në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Luljana Elmazi, 3 Dhjetor 2015