“Zoti kryesues i seancës,

zonja deputete,

zotërinj deputetë,

të nderuar qytetarë që ndiqni punimet e këtij parlamenti, të cilat, në seancat e fundit, duke u përqëndruar në veprimtarinë e qeverisë përcjellin terror, burg, hekura dhe praktika spastrimi etnik të heshtur, të Shqipërisë nga shqiptarët.

Para se të ndalem te kjo, unë dua të ndalem tek një akt i shëmtuar, i paprecedent në historinë e një vendi të lirë. Një akt që vjen në kundërthënie absolute të ligjeve dhe Kushtetutës së Shqipërisë, të Konventës së OKB për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit. Dekorimin që Edvin Kristaq Rama, nipi i xhelatit të inteligjencës teknike shqiptare, nga këneta e Maliqit dhe me radhë, Spiro Kolekës, i biri i skulptorit kriminel, që firmoste, edhe pas rënies së murit të Berlinit, ekzekutime të qytetarëve të pafajshëm në krah të Ramiz Alisë, që firmoste varjen e Havzi Nelës në sheshin kryesor të Kukësit vetëm e vetëm se ai kishte shkruajtur se era e OSBE-së ndoshta nuk ndalet më dhe se foli për të drejtat e njëriut.

Nuk ka qënë e lehtë për mua, ka qenë shumë e vështirë që të bind qytetarët shqiptarë, se Edi Rama është i biri të atit, nipi i xhaxhait të gruas mizore. Se Edi Rama ka një shpirt katran, të zi. Karakteriopatia e tij e bënin të dukej garip, zhongler, të shfaqej si diçka krejt tjetër. E vështirë ishte të bindje shqiptarët se ai nuk ka gjë tjetër në shpirt përveçse është një neo-bllokmen me xhizme. Dekorimi i atyre që kanë kryer genocid, është shkelja më e rëndë që i bëhet konventave ndërkombëtare. Merrni lexoni ju dhe hajdeni e më thoni nëse është abuzive kjo që po ju them apo jo. Lexoni se çfarë përcaktojnë konventat si genocid, cili është definicioni i genocidit në to.

Ju duhet ta dini se në listën e të dekoruarve është edhe “Zonja e Zezë”, “Ledi Makbeth” i shqiptarëve. Që kur iu debilos i shoqi dhe nuk merrte dot vendime, merrte vendimet më të zeza në kurriz të shqiptarëve. A ka veprim më të pabesë se kjo? Po kur Edi Rama mbetet që një përdhunues (Balla) të bëjë avokatin e tij edhe më keq do shkojë. Një nga format më të egra të gjenocidit është ekzekutimi për bindjet fetare. Kur Regan u shpreh se Bashkimi Sovjetik është perandoria e të keqes, pati njerëz që i thanë pse e bërë këtë, pse e the këtë. Regan iu përgjigj se nuk e bëri sepse ata shajnë apo shpifin për Amerikën por se nëse tjetrin e dënon për besimin te Zoti, atëherë cila është e keqja më e madhe mbi tokë se sa kjo? Dhe me këtë asgjesoi çdo lloj kundërshtie. C’na mbetet ne të rrimë në këtë Parlament, ç’u mbetet shqiptarëve të besojnë më në vlera, pas dekorimit të xhelatëve më të egër të diktaturës.

Kjo vjen nga një njëri që urren shqiptarët, ka një urrejtje patologjike për qytetarin e thjeshtë, që është rritur në kurriz të tyre, në një parajsë që nuk mungonte as qumështi i dallëndyshes, kurse tani nuk pyet më për ekzistencën e tyre por i mashtron, i poshtëron, i ofendon çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë.

Zotërinj deputetë,

Kemi punuar bashkë 2 vjet këtu, me të opozitës e kam fjalën, për dekriminalizmin e Parlamentit, por ky (Rama) ktheu krimin, formën më të shëmtuar të krimit, ky kryetar mazhorance riktheu në Shqipëri formën më të egër, më ç’njerëzore, më mizore të krimit duke dekoruar persona që kanë kryer genocid. Shqipëria ishte vendi i parë që miratoi ligjin e genocidit dhe të krimeve kundër njerëzimit. Ai ligj është kaluar, është gjetur kushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ai ligj nuk ndryshohet më, as mund të anullohet më kurrë, dhe genozidi nuk parashtrohet kurrë.

Kurse Edi Rama në 24-vjetorin e përmbysjes së regjimit komunist dekoron xhelatët e gjenocidit, ata të cilët shfarrosën, zhdukën, ekzekutuan me gjyq e pa gjyq me qindra mijëra shqiptarë e klerikë për besimin e tyre tek Zoti dhe vlerat e shenjta. Çfarë vlere ka ligji i dekriminalizimit?

Ky (Rama) është një kryekriminel, kryebandit, i cili bëri gjithçka për rehabilitimin e etërve të tij mizorë.

Ata që nuk besuan, ju them mos harroni se javën e parë të uljes në kryeministri, dy janë projektet më të rëndësishme tha, ndërtimi i piramidës së diktatorit dhe i vilës së diktatorit. Paratë e qytetarëve për të ndërtuar piramidën e faraonit, e njëriut më gjaksor në historinë tonë kombëtare. Dy janë dramat më të mëdha të kombit shqiptar, njëra ishte copëtimi i tij dhe tjetra diktatura hoxhiste, qe cila u bëri shqiptarëve atë që nuk ua ka bërë asnjë pushtim në të gjitha kohërat. Nuk e dini ju se çfarë ka ndodhur në fshatrat shqiptare, nga Dukagjini deri në Delvinë, me qindra mijëra kanë vdekur urie, nga pelagra, kanë vdekur nga sëmundjet e kequshqyerjes. Janë realitete të gjitha këto, që akoma nuk janë publike. Këto i dinë vetëm ata që kishin njerëz në këto zona. Ata nuk kishin as racion, kishin vetëm 1 kile vaj, një kile kripë dhe nj ëkile sheqer. Vdekja të pret me këto, hajde jeto po deshe. Edi Rama do t’i restaurojë këtij vilën, pasi i ndërtoi tunelin aspak nuklear. Tani hap garën për të ndërtuar piramidën dhe vilën e tij, rehabilitimin e plotë.

Këta janë kriminelë më të zinj se etërit e tyre, sepse nuk kanë asgjë njerëzore në vetvete. Të shkojë njëherë në Mirditë të kërkojë të falur për pushkatimin pa gjyq të mirditorëve, të shkojë në Mallakastër, të shkojë në Shkodër. Por kur vjen puna tek individi konkret, ai del armik. Ndaj ai që torturoi e vrau, ai duhet të dekorohet. U kërkuan të futen tanket ndaj lëvizjes studentore. Edi Rama dekoron xhelatë të kategorisë së parë. Nuk di njeri tjetër në këtë sallë që të ketë shkruajtu dhe të ketë përdhosur luftën çlirimtare njëlloj si Edi Rama. Të turpshme, shpifje të ulëta, përbaltje të pandershme. Por vlerësimi ndaj Luftës të detyron dy herë të dënosh gjenocidin e Pasluftës. Vlerësimi ndaj Luftës ë fton të mos bashkohesh kurrë me mizorinë e Pasluftës. Ato të gjitha ishin vetëm në funksion të pushtetit të Satanait, të një njëriu që i bëri shqiptarëve atë që s’ja u bëri asnjë pushtues në tërë historinë e tyre.

Zoti kryesues i seancës,

Jam këtu gjithashtu për të denoncuar dhe dënuar ashpërsisht, ndërhyrjen e Tiranës zyrtare në problemet e brendshme të Kosovës. Këto ditët e fundit, në afilacion partiak të padenjë janë manipuluar sulme dhe insinuata ndaj autoriteteve të Kosovës. Kërkoj ndërprerjen e tyre të menjëhershme. Një gjë duhet të jetë e qartë, cilido të jetë në pushtet në Kosovë, i qendrës, i majtë apo i djathtë, në vlerësimin tim, jemi të detyruar e të destinuar të bashkëpunojmë pa asnjë dallim partiak për ta. Ky është interesi me çdo fqinj, pa lëre më Kosovën. Mesazhet e njëanshme janë të dënueshme!

Autoritetet e Kosovës, asnjëri prej tyre nuk dëshiron situatën e krijuar në vend. Autoritetet e Kosovës kanë firmosur marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA. Opozita i ka kundërshtuar dhe nuk mban anën e asnjë pale. Autoritetet e Kosovës i kanë çuar këto marrëveshje në gjykatën Kushtetuese. Kanë bërë një hap shumë pozitiv në vlerësimin tim, kanë kërkuar ndërmjetësim ndërkombëtar për vijën e demarkacionit. Nëse duam t’u japim mend, është shumë e lehtë t’i anatemosh por bën një gabim shumë të rëndë. Ato kanë bërë gjithë përpjekjet e tyre, një gjë është e sigurtë, ligjin nuk e bllokojnë dot. Një gjë tjetër është e sigurtë, se Kosova është vend i lirë dhe është bërë vend i lirë me një investim të paimagjinueshëm të shqiptarëve dhe miqve të tyre kudo në botë. Pavarësia e saj u arrit mbi një dokument, dhe ky është dokumenti Ahtisari. Për ata të cilët duan të qëndrojnë me seriozitet, e kanë të qartë se ai dokument në kundërshtim me vullnetin tonë, të shqiptarëve kudo, krijoi një super minoritet, por dha mundësinë për Kosovën e lirë e të pavarur, shtet sovran, me integritet të plotë territorial në konsolidim. Ky është realiteti i dokumentit. Nëse ne mendojmë se atë mund ta grisim, ne bëjmë zuzarin por atë nuk e grisim dot.

Fatkeqësia më e madhe e Ballkanit janë klika zuzare që nuk respektojnë marrëveshjet historike. Merrni shihni. Ky është një rajon ku firmosen marrëveshje e grisen marrëveshje dhe një nga mësimet e mëdha të historisë është të hiqet dorë prej kësaj, jo vetëm për ne, por në tërësi. Pavarësia u vendos mbi dokumentin Ahtisari, tani ta grisim grisim atë? Jo atë se grisim. Bashkë me autoritetet e Kosovës, kur ky ka qënë kryeminsitër, kur unë kam qënë kryeministër, kur tjetri ka qënë kryeministër, jemi përpjekur që të jetësohet pavarësia mbi bazën e atij dokumenti. Nëse ju bërtisni me njëanësi, më thoni mua në cilin parlament të botës hidhen bomba me gaz? Në cilin parlament kryhen veprime guerrilase? Do të bësh guerrilasin, dil në mal por jo në sallë të parlamentit. Cfarë tha John Kerry dje. Atë që s’doni ju tha. Gazi në parlament, është i papranueshëm tha. Nëse flisni për dialog pa dënuar këtë, atëherë…

Problemi është se ju keni lëvizur në linjë partiake dhe kjo është shumë e gabuar. Unë ju them mos lëvizim fare. Po të jetë për çështjen kombëtare, ju jeni në qeveri. Ja ku i keni qytetarët në Preshevë, minoriteti më i shtypur janë. Ka qënë ministri i jashtëm në samitin e OSBE dhe më merr në telefon dhe më thotë na kërkojnë partnerët që ti heqim veton Serbisë, më merr në telefon presidentja e Zvicrës për këtë. Dhe i them që e heqim me një kusht, që të njohin diplomat e universiteteve tona. Po, ajo u bë garant. Cfarë po ndodh në Preshevë? Ata që diplomohen në Tiranë, ata ikin nga Presheva sepse nuk ja u njeh diplomën Vucic. Nuk them që nuk është diskutuar sepse doli që ishte diskutuar. Po, do ti bëjmë tha. Ku i ka? Asnjë s’ka bërë. Cfarë bëri Tirana për hetimin në Kumanovë? Ndoshi një ngjarje, nga më tragjiket, më e rënda që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë deri në ditën e saj. Të gjitha kufomat e shqiptarëve të marra sëbashku janë më shumë ato që ndodhen në Kumanovë. Cfarë bëtë ju? Ju keni teorinë zero probleme me fqinjët. Pra zero probleme me fqinjët dhe probleme me Kosovën thoni ju? Ashtu nuk ju lejojmë. Kështu është e papranueshme dhe e dënueshme. Urdhëroni të mos përzihemi. Atje për fat të tyren dhe tonin ishte dje John Kerry, solli meszhin e tij dhe të presidentit Obama dhe nuk kanë nevojë ata për ndërhyrje të njëanëshme të cilat nuk shërbejnë. Keni bërë deklarata të njëanëshme.

Tani vijmë tek ligji.

Ky është një ligj tipik stalinist. Diktaturat fashiste s’bënin kurrë ligje të tilla. Dallimi midis një diktature fashiste dhe një diktature staliniste është qëndrimi ndaj pronës se për të tjera të dyja të fshijnë. Por në pronën dhe inisiativën e lirë diktaturat fashiste respektojnë marrëveshjen e kodeve civile, kudo. Ketu kemi të bëjmë me dy shëmbuj. Para një jave takova dy biznesmenë të suksesshëm. I pyeta si jeni, më thonë shumë keq. Pse, i pyes. Me këtë ligjin e burgut ne do ikim tha, sepse rrimë dhe shofim njëri tjetrin, cili do shkojë në burg. Absolutisht të njëjtën gjë më tha një zonjë tjetër. Dhe unë u bëj thirrje të ikin. Nëse ju bëni ligje të tilla, po ku lini vend për ta në Shqipëri more. Ikni shpëtoni se këta e shndërrojnë Shqipërinë dhe ja u lënë Koçove, Nushave e kompani. Kjo s’është më Shqipëria. Po pse do rrini? Që të vijë t’ju arrestojë Koço me shokë e t’ju falimentojë Carapuli e Papuli. Ikni, këta qeveritarë nuk e duan kontributin tuaj. Këta duan gjithshka ta përvetësojnë. Ka vënd në botë që të fut në burg për kuponin? Kriza e këtyre viteve, edhe në vendet me ligjin më të fortë e ka dorëzuar kuponin.  Jo do i fusni në burg, po ju harroni se vetëm me këtë masë ju do përjashtoni dhjetëra mijëra hektarë tokë nga punimi. Po pse do e punojë tokën ai? Që ta burgosësh ti për kuponin? Shkoni pak në Mursi dhe në Vurg, 120 mijë kuintalë mandarina po kalben të gjitha. Sot pashë bashkëfshatarët e Koços së Ramës në protestë, të gjithë në dëshpërim të madh. Fetmerë, degjoni këta që më pyesin mua këtu duke mbrojtur interesat tuaja se ca lidhje ka dogana me prodhimet tuaja. Unë do doja ti jipja një përgjigje fshatarçe siç do ja jepnit ju por nuk po ja jap për shkak të respektit ndaj atyre që dëgjojnë parlamentin. Po për këta që pyesin në këtë mënyrë ju nuk ekzistoni. Nuk ka vend në Europë, që në momente të caktuara, jo të konsoliduara, nuk bën një mbrojtje të prodhimit. Dhe ju jo vetëm që se bëni këtë do dilni edhe për kupon tani. Cfarë do të thoyë kjo sillni kupon? Do të thotë që ata të mos dalin më në treg ata. O lumturorë nuk janë të gjithë si ju. Ndaj dhe unë edhe një herë ju ftoj të hidhni poshtë këtë ligj të turpshëm, këtë ligj stalinist, këtë ligj represiv, këtë ligj icili do të jetë një mekanizëm i fuqishëm i spastrimit etnik të Shqipërisë.

Ju bëj thirrje miqve tanë perendimorë, të cilët gjatë këtij viti dhe vitin e kaluar kanë patur dhe kanë një shqetëim shumë të madh që janë kërkesat për azil politik të shqiptarëve. Thirrja ime është, hajdeni në Shqipëri të shihni çfarë po ndodh dhe se pse këta njerëz po ikin. Të shihni se këtu ka një gjueti shtrigash ndaj biznesmenëve, se këtu ka një qeveri zuzare, organizatë kriminale, e cila nuk zbaton as vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar, sepse këtu ligjin e bën Koço e stër Koço për biznesin. Nëse nuk doni që edhe shqiptari i fundit me katandi të vijë drejt jush, urdhëroni. Ky vend ka një kontratë me ju. Ky vend ka firmosur marrëveshjen e MSA-së, këtij vendi i keni akorduar statusin e kandidatit. Mendoni ju se duke rivendosur vizat do fitoni gjë? Do ishte fatale kjo. Nuk zgjidhet me asgjë. Njëriu para vdekjes dhe para varfërisë ekstreme, do bëj gjithshka për të shpëtuar prej saj. Dhe ka të drejtë të bëj çdo gjë për të dalë prej kthetrave të saj.

Shqiptarët para 3 vjetësh, 2011-2012, gjithsej 430 kërkuan azil politik kundër 8200 sot. Ju bëj thirrje parlamenteve të këtyre vendeve, ministrive të jashtme të këtyre vendeve të vijnë në Shqipëri dhe mos lexoni vetëm shkresat burokratike, hajde shihni  në vend se çfarë ndodh në Shqipëri. Hajdeni shikoni se si burgosen njerëzit për kuponin, se si shndërrohet kuponi  në instrument klasor, në instrument terrori, se si përdoren ligjet kundër kundërshtarëve në biznes, se si pallatet dhe resortet e Koços pushtojnë dete dhe rëra kurse fukarasë si i prishet çatia e shtëpisë, vetëm e vetëm se nuk i pëlqen  nga ana vizive kreut të krimit Edi Rama. Nuk e harroj kurrë një të ri, ishte kthyer nga SHBA, beratas, që në vitin 1932 pronë e tij me të gjitha dokumentet. Gjatë diktaturës kishte ekzistuar një lokal i vogël, e kishte blere me të gjithë dokumentet se e kishte mbi pronën e tij, dhe kalon një ditë Edi Rama dhe thotë të prishet. Shkon në bashki, i thotë kryetari i ri i bashkisë me mua nuk ke asgjë, për mua je në rregull, shkon tek prefekti, në fund një nga ata i thotë se ky është urdhër i prere i kryeministrit, sepse  kryeministri ka kaluar këtej dhe nuk i ka pëlqyer. Natyrisht  këta nuk ishin të pasur që të paguanin kryeministrin edhe Gysin e kryeministrit, i cili shkarkohet sa herë del me drogë dhe me ryshfete dhe kthehet përsëri në punë. Gysi është kthyer prapë në punë. Po në hipoteke, pret gjoba në emër të shefit të tij, e shkarkojnë për të dytën herë, kur doli me grupin e  drogës së Durrësit, ishte brenda aty. U mbrojt, tha më ka fut Saimir Tahiri se e kam rrahur. Dhe e ktheu në punë. Po pse u kthye? E kthyen Lizat atë. Para se të më kundërshtosh, shko e pyet në prokurorinë e Durrësit, a ishte Gysi apo jo në grup. Gysi ishte në grup, Gysin e largoi nga detyra Edi Rama, nuk e largova unë, Por Gysi u kthye.

Të gjitha këto çfarë hapësire ka për biznesin këtu. Biznesmenë të cilët nuk doni të jeni klientelë, nuk keni më vënd në këtë vend. Si mund ti thuash tjetrit për mallrat që ke në magazinë gjobitesh. Ç’e keni more ketë shpirt katran. Njerëz që po sillni anti-kulturën e etërve tuaj dhe po rrënoni Shqipërinë.

Unë ju bej thirrje shqiptarëve, që me datën 8 të ngrihemi në një revolucion të vërtetë demokratik, të ngrihemi për të mbrojtur qenien tonë morale, materiale më të kërcënuar se kurrë në histori, të ngrihemi se për ndryshe Shqipërinë katastrofa më të mëdha e presin.”

Replika pas fjalës së deputetit Braçe:

“Parafolëi është bërë famoz, për tu bërë i besueshëm merr me vete letra dhe lexon të kundërtën e asaj që po ngjet. Në këtë kontekst, absolutisht nuk ja vlen përgjigja.

Por dy gjëra do të them për biznesmenët që na ndjekin këtë seancë, për të gjithë shqiptarët. Ai Kod Penal aty është, nuk ka lëvizur prej vitesh. Në mos gaboj është miratuar para viteve 96. Deri më sot, në 8 vitet e qeverisjes së PD, një biznesmen apo një ankesë të vetme për atë Kod nuk ekziston, sepse ai përputhej plotësisht me kodin tatimor dhe doganor dhe sepse ai shprehte tërësisht ligjin europian.  Ky është një spekulim i tmerrshëm që bëni, për të justifikuar ligjin stalinist tuajin. Proporcioni është ai që dallon diktaturën nga demokracia, se edhe në demokraci ligji dënon, por në demokraci ligji dënon në proporcion, kurse në diktaturë ligji bën këtë që bëni ju. Ky është dallimi esencial, nuk arrini të kuptoni as këtë që bëni. Sigurisht që dënon ligji në demokraci, por ka një proporcion. A e shihni si janë ngritur në këmbë bizneset dhe po protestojnë si kurrë ndonjëherë në këto vite? Cfarë mendoni se po i ngre PD në protestë ata? Jo, PD nuk ngre bizneset. Jua them unë këtë. Bizneset ngrihen kur i shkon thika në palcë. Nuk kanë bizneset parërësore interesat partiake, bizneset kanë interesin e biznesit dhe ngrihen në protestë kur thika ju shkon në palcë.

Nuk tregoni dot një vend në Europë apo në botë që të dënojë me burg për kuponin.  Sigurisht kur nuk ke asnjë ndjesi për ata fshatarë, për ata fermerë për ata biznesmenë, atëherë thua ēçfarë të duash. Merr profesionet e lira. Jua gjashtë-fishuat sigurimet shoqërore. Një stomatolog, me luftën kundër kariesit të dhëmbëve dhe me disa masa të tjera atyre ju shton duke ju rënë në proporcion shumë të madh profesioni  dhe ky është një indeks i shëndetit të popullatës dhe ju tani jua gjashtëfishoni sigurimet shoqërore dhe i detyroni ata për të mbyllur biznesin, por sa investime janë aty. A e dini ju se çdonjëri prej tyre ka të paktën 30 mijë euro makineri e pajisje. Ju nuk ndëshkoni vetëm profesionet e lira, por edhe muratorin, edhe bojaxhiun dhe kërkoni që të rrinë shqiptarë në Shqipëri, jo more jo. Për kafshatë të gojës po ikin ata, për pasiguri. Pse u them bizneseve. Ata po ikin pa fjalën time. A jetoni në Shqipëri ju more apo jo? Shkoni e pyesni Bankën. 280 miliardë lekë kanë dalë nga Shqipëria. A e dini ju që kursimet e shqiptarëve po financojë investimet e vendeve përreth. A e dini ju këtë. Si mund të silleni në këtë mënyrë ju.  Ju bëni një betejë… Dakord, Hochtief, edhe unë nuk them se një kontratë nuk është për t’u negociuar, por negociatat janë negociata, atë e ka firmosur një kryeministër, pararendësi im. Cfarë solli Hochtief? Solli më të rëndësishmen, solli sigurinë e aeroportit shqiptar dhe  dilni e flisni ndaj tij. Natyrisht që marrëveshja është për t’u negociuar, po harroni se para marrëveshjes është siguria e aeroportit, se po të fusni aeroportin në  black liste, hajde shije se kush lëviz ne aeroport më. Vazhdon beteja. Jam marrë unë me të. Marrëveshja është pa fee koncensionare. Kështu nuk negociohet me të, me zuzarizëm jo. Merrni Bankers, taksapaguesi kryesor i Shqipërisë, nuk ka paguar asnjë taksë thoni  ju. Nuk them se është i përsosur absolutisht, ju e bllokuat.  Shkoi në arbitrazh, shkoi në përputhje me kontratën. Arbitrazhi i dha të drejtë dhe hoqi masën e sigurisë. Nuk pyes unë për arbitrazhin tha Rama, por nuk ka qeveri në botë që e bën këtë përveç asaj të Koresë së Veriut.

A e dini ju se ai po behet gati të iki, dhe Koçoja (Kokëdhima) po feston për ikjen e tij. Absolutisht  po, sepse është Koçoja ai që qëndron para 100% prapa këtij kurthi të ngritur, ndaj një kompanie që ktheu naftën në Shqipëri. Nga 300 mijë ton, aq e kishim ne 2004, sot është 1 milion e 200 mijë ton.

Në vend që të punohet me insistim për fitimin, ne e e përzëmë, sepse edhe vendimin e arbitrazhit nuk e njohim, por ta dini mirë që gjoba për këtë, do të jetë e tmerrshme dhe prapë do të lëpini këtë që keni bërë siç e bëtë rastin tjetër dhe do të mashtroni shqiptarët. E bëtë me kompaninë tjetër. Pse futëm edhe naftën e prodhimit? Sepse  nga puset shkoni e hidhni  naftën tek pompa,  jo njëherë, por me dhjetëra herë.  E hoqi Koçoja këtë, le të futet squfur me tonelata  në pompat e naftës, nuk ka rëndësi kjo thoni ju, pa se është kancer, se është semundje të tjera nuk kanë rëndësi  këto. Prishët marrëveshjen.

Këto janë të gjitha qëndrime kundër  klimës së biznesit. Vijnë kompani të huaja. Unë ndihem në vështirësi. Ju them përpiquni të investoni, por çfarë ndodh. Kudo që shkoj tregojnë vetëm me gisht një njeri, kryeministrin.  Ja e marrim kryeministrin si njeri, por bizneset a pokryejnë ata punë. Absolutisht jo, një vit rresht nuk nxjerrin një liçencë. Nuk marrin përgjigje njëherë nëse do e marrin apo nuk do e marrin, një vit rresht. Ju numëroni investimet e mia. E keni gabim. Ato duhet të harrohen. Thoni një investim në dy vjet, absolutisht asnjë, zero. Doni që t’ju them me dhjetëra e qindra kompani që janë larguar dhe po largohen  dhe dy kompani të tjera të mëdha turke po bëhen gati të ikin. Ju nuk keni kuptuar filozofinë se më e trembura mbi tokë është paraja. Po nëse ju silleni në këtë mënyrë me paranë ajo ikën, do  ja mbathi.  Nuk i nis unë në Gjermani njerëzit, asnjë jam i vetmi që kam bërë thirrje që të mos ikin për ne Gjermani, por i bëj thirrje qeverisë gjermane të vijë të studiojë shkaqet, pse po ikin shqiptarët. Fuqia e madhe e Gjermanisë e lejon që me një urë ajrore ti kthejë të gjithë në Shqipëri, dhe mund ta bëjë këtë. Nuk them dot se Shqipëria nuk është vend i sigurtë por do ti thoja se rast pas rasti ti studiojë. Sepse atij qytetarit nga Vlora nuk ia kanë prishur bombat e Asadit shtëpinë, as gjylet topit, por ia ka prishur Edi Rama duke ruajtur pallatet e Koços. Ia ka rrënuar biznesin atij e ka nxjerrë nga puna pavarësisht se ka pasur 30 vjet punë.

Prapë se prapë i bëj thirrje qeverisë Gjermane ta trajtojë me gjakftohtësi, se edhe mund ti kthejnë te gjithë, disa janë mjek, disa janë inxhinierë, por  nëse hyjmë në shkaqet e largimit të tyre,  shkaqet e largimit të tyre qëndrojnë në qeverinë e keqe të Edi Ramës, shkaqet e largimit të tyre qëndrojnë në heshtjen e papranueshme  ndaj anti-reformave të Edi Ramës, represionit të Edi Ramës. Me cilindo jemi gati të ballafaqohemi. Eshtë kollaj.

Ju bëj thirrje shqiptarëve asnjë të mos largohet nga Shqipëria për të shkuar në Gjermani, por nga an tjetër u bëj thirrje autoriteteve Gjermane dhe qeverive të tjera të ulen dhe të studiojnë ēfarë po i largon masivisht këta qytetarë shqiptarë nga Shqipëria. A mos është një qeverisje e keqe, një farë e keqe që po vret shpresën e shqiptarëve çdo ditë dhe si lë te mendojnë për të nesërmen në vendin e tyre. Të pasurve ju thotë se për një kupon ju fus në burg dhe ata nuk pranojnë të futen në burg, kanë mbledhur aq para sa të shkojnë diku tjetër, të investojnë  apo jetojnë. Në cilin vend të Europës janë shkatërruar 73 mijë vende pune në dy muaj? Mos dilni me recitu këtu, sepse ky është cinizëm ekstrem ndaj atyre që kanë halle, ndaj atyre që nuk kanë bukë, ndaj atyre nuk projektojnë dot të nesërmen për shkak të dhunës dhe terrorit. Ju keni lëshuar Koçot, Nushët, Papulët, Carapulet. Po ore po. Shkoni bleni Jaguar, nuk ka njeri këtu që shpenzon  5 mijë euro në vit për mirëmbajtjen e makinës. Pra 250 mijë euro. A e dini ēfarë bënë zotëria? I çon Papulit 5 milion euro në xhep. Këtij mumuthi. Jua bëni shqiptarëve sot se jeni një klikë hajdutësh në qeverisje, por të jeni të bindur se nesër do të dalin një nga një. Se ti marrësh ti për Jaguarët e Edi Ramës 5 milion euro taksapaguesve shqiptarë, bëhesh bashkëfajtor në një krim të shëmtuar.”

Fjala e zotit Berisha gjatë diskutimit të Projektligjit “Për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi akuzat publike të ngritura mbi çështjen “CEZ SHPËRNDARJE SH.A”

Vjedhjen më të madhe që i është bërë shqiptarëve në tërë historinë e pluralizmit, vjedhjen më gjigande që i është bërë një vendi në proporcion me GDP. Aq e madhe është kjo vjedhje dhe aq i madh është ky skandal sa Edi Rama, sikur të ishte një plak 90 vjeçar me prostatë hyn dhe del, dhe në karrige s’rrin dot. Më falni zonja, por kjo po ndodh. I dridhur sepse i bëri vendit pa ardhur në pushtet, një nga gjobat më të tmerrshme që u ka bërë kush shqiptarëve. Rrallë herë në histori mund të gjendet një kryeministër, president, apo mbret qoftë ai që të ketë gjobitur popullin e tij për interesa personale. I ka gjobitur me 1250 euro minimumi, çdo qytetar shqiptar ndaj dhe nuk i rrihet në karrige, ndaj dhe iken i tronditur, shkon dhe kthehet. Mendon se sonte ka arritur të bindë dhe ata që kërkuan publikisht dhe botërisht hetim ndërkombëtar për CEZ-in, të krahut të tij, mendon se duke u shërbyer me një çakall, të cilin e mban peng me dosje përdhunuesin, e mban peng me dokumenta të TIMS tek kalonte trafikantët e drogës me grupin kryesor të heroinës në Qafë Thanë me targa dhe pasaportë diplomatike, e mban peng me klanin Hoxha të drogës, që para disa muajsh u arrestua. Ishe i lidhur si mishi me thoin me të, të çonin tek qershia ty ata, e din vetë ti historinë e qershisë (i drejtohet Ballës). Pra, e mban peng me mikun e tij të ngushtë siamez të cilin e arrestuan autoritetet greke tek 3 Urat me një vendim 10 vjeçar për drogën, me arrat e drogës që ka mbjellë në Gjurë dhe në vende të tjera. E mban peng me tenderat që merr zonja Alba Balla (e motra), e mban peng me vendosjen e motrës si zëdhënëse të bixhozit kryesor të vendit, me tenderat që fiton me kompaninë që ndërron brënda 3-4 ditësh. Tani dua ti them Edi Ramës se je i pashpresë në këtë çështje, sepse latinët kanë një fjalë “e vërteta është e bija e kohës”. Ti mund ta groposësh këtu hetimin ndërkombëtar, ti ke korruptuar, ti mund të marrësh vendime, por të jesh i bindur se gjithë jetën, ne nuk të ndahemi derisa ti tu kthesh borxhin, gjobën e tmerrshme që ju dhe shqiptarëve, 1250 euro me një kompani dhe ndave paratë me çekë e s’tër çekë, me ministër e  s’ministër në kurriz të tyre.

Kërkuat hetim të  gjithanshëm, e pranuam menjëherë. Kërkuat hetim që nga dita e parë e privatizimit, e pranuam menjëherë. Ku jeni tani dhe pse refuzoni?  Refuzoni sepse dokumente ndërkombëtare jo të qeverisë së mëparshme por të kompanive më serioze faktojnë  se ÇEZi ka një detyrim, po e citoj,- prej 553 milion euro kompanive OST dhe kompanisë KESH të prodhimit të energjisë, se i ka 32 milion euro të privatizimit aksione shtetit shqiptarë, se i ka 218 miliard lekë, rreth 2.1 miliard dollarë rrënime, shkatërrime, dëmtime të rrjetit energjetik dhe investimeve, të gjitha këto janë të BDO. Se i ka 130 milion euro borxh kompanive të shumta shqiptare për dëmet që ju krijoi me ndërprerjet energjetike dhe lidhjet e gabuara. Se i ka 40 milion euro tatimeve të vendit të vendosura nga gjykatat shqiptare, të njohura nga gjykatat shqiptare që të gjitha këto Edi Rama në kulisa urdhëroi zëdhënësin e  tij për t’ia fal Çez duke ndarë shumat kolosale. Nuk mjaftuan me kaq. Rikthyen DIA-a. DIA thotë BDO është rikthyer me qëllim si mekanizëm vjedhje.

DIA në të cilën vete pala çeke e kishte përzënë. Pala shqiptare e riktheu në skenë ndonëse në takimin e bërë në Vjene me palën shqiptare kompania Çeke kishte pranuar se pranoni  1, 2,3 por se DIA nuk ekziston e marrim ne përsipër. Po pse e marrin përsipër se po vidhnin me të. DIA u bë e gjallë, se ata kishin kohë që kishin ndërprerë marrëdhëniet   , kur e çuam ne në gjykatë dhe kur ne përzumë CEZ se falimentoi. Të gjitha këto janë një faturë e tmerrshme për shqiptarët dhe ju kërkoni ti kaloni këtu me shpifje me trillime.  Jo absolutisht jo. Për të justifikuar këto, çfarë bëtë. Sollët këtu një Kopac, i cili ju demaskoi edhe më keq, i cili çdo gjë kishte për mision në Komisionin Europian, por kurrën e kurrës ndërmjetësimin dhe marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe CEZ, nëse Cez-i nuk e kishte blerë atë kokë e çizme. Këtë nuk mund ta bënte. Nëse më thotë kush, se unë kam folur publikisht për Stefan Fyle, kam fol publikisht për implikimin e tij në aferën e CEZ, nuk ka qene gjë e lehtë kjo. Jo. Është shumë e rëndë , por  interesi publik më shtynte ta bëjë një gjë të tillë. A keni vënë re një gjë ju?

Po jua them edhe njëherë qytetarëve, e gjithë afera e CEZ nga ana dikasteriale është drejtuar nga ministri i LSI-së, si përfaqësues i qeverisë shqiptare, të gjitha teknikalitete përfaqësues të asaj ministrie. Nuk i lënë të vijnë në parlament dhe të flasin një fjalë. Kur doli çështja e DIA thash Ilir Meta ia ka diktuar Edi Ramës se ose do të fusësh DIA ta nxjerrësh veças ose  koalicion me mua ske dhe mendova s epo ta fusësh këtë i kemi nja 135 milion jo të gjitha se do ti japim dhe Ismailit dhe se ai do ti ndajë.

Pra mendova se i ndajnë. Mirëpo, për hir të së vërtetës me del ndryshe. Me del se marrëveshjen e fshehtë që ka me DIA të firmosur nga ky burrë, jua kane fshehur juve. A keni dijeni, se jeni të pafajshëm ju jua kanë fshehur. Doni që t’jua jap unë , çdo gjë mund të ndodhe, pro ka një marrëveshje tjetër se çdo gjë e e kanë inkorporuar me të tërën.

Ju ftoj edhe njëherë, se s’ka asnjë pengesë ligjore, absolute, marrëveshja ndërkombëtare prevalon mbi ligjin e vendit, urdhëroni ti drejtohemi OKB. Nuk doni, praktikën që u ndoq me Azem Hajdarin, praktikë e cila solli dënimin e autorëve të vrasjes. Nuk doni praktikën që ndoqën për hetimin krimeve të luftës, lexojeni marrëveshjen se çfarë marrëveshje është ajo se padiskutim që kanë hetuar prokurorët shqiptarë, po do të hetonin s atë donin dhe pa asnjë kufizim në territorin e Shqipërisë prokurorët e huaj se keni votuar këtu dhe i keni dhënë sovranitetin.  Tani që është në pyetje Edi Rama tani nuk mund ta imagjinoni ju kurrë ta votoni, kurse atëherë e votuat.  Por ti lëmë këto të dyja,. Nuk doni të marrim këto. Urdhëroni të ndjekim praktikën e Ekuadorit. Kush e dërgoi prokurorin amerikan në Ekuador, e dërgoi OKB me kërkesën e kujt? Përfshirë SHBA. Po pse në Ekuador mund të behet dhe në Shqipëri nuk mund të behet. Pse atje mund të hetohen zyrtarët e lartë kurse Edi Rama nuk mund të hetohet.  Që ka gjobitur qytetarët e vete. Unë mendoj se ai duhet të vijë këtu. Ai është i papërgjegjëshm dhe ia nuk i shpëton përgjegjësisë duke ikur çdo 5 minuta nga salla. Çfarëdo problemi që të ketë ai është i akuzuari numër një. Sot shqiptarët i kanë sytë tek gjobat që ju ka krijuar me ryshfetin  tmerrshëm, që ka marrë.  Sot Shqiptarët i kane sytë tek ministri i tij, i cili firmori marrëveshjen më korruptive ne historinë vendit.

Tani do t’ju them, dy fjalë. Në  gjithë jeten time më janë bërë presione nga më të ndryshmet por unë kam mbetur ky që jam.

Sot  ky zotëria i thotë oficerit tim oficeri i tij se Shkëlzeni ka firmosur në një letër të një Nue Kalaj dhe një tjetri. Tani do ti them një gjë, që Shkëlzeni dhe po të kisha dhjetë të tjerë si Shkëlzeni , ata kanë qenë janë dhe do të jenë të detyruar sa të kenë marrëdhënie me mua që të zbatojnë standardin që unë caktoj.  Shkëlzeni me gjithë shpifjet trillimet tuaja nuk i keni gjetur kurrë të ketë implikimin më të vogël në asnjë çështje që ka të behë me sektorin publik. Po çfarë behet në rastin e demontimit të armëve. Në rastin e demontimit të armëve falsifikuar një faks, sikur gjoja  nga Ministria e Drejtësisë u dërgua në Ministrinë e Mbrojtjes për Shkëlzenin.  Mashtrues dhe hajdut këtu nuk më impresionojnë mua. Ai fakt u hetua një më një nga Ina Rama dhe faksi pasi u gjet origjinali u faktua se ishte një falsitet absolutet. Së dyti për hir të së vërtetës punonjës të ndërgjegjshëm treguan me gisht autorin e falsitetit, por unë  e mbylla. Pse e mbylla, isha kryeministër? U pëproqët të përdorni Aldo Bumçin, por ndershmëria e tij s’ka fjalë, Aldo Bumçi është një njeri e personalitet shumë i ndershëm dhe dështuat në mënyrën më të turpshme. Ina Rama dhe djali im kanë qenë tek prokurorët  më fanatik tuja, më ekstremistët, ka respektuar ligjin është p[paraqitur, por janë detyruar në fund të thonë  se gjetën faksin origjinal dhe ai ishte falsifikim.  Përsëri dot ju them këtu, ke dhjetë ditë afat për të çuar dokumentin në prokurori, në rast të kundërt unë të deklaroj se do të jesh vete në prokurori i akuzuar për falsifikator  dhe pak më shumë. E çove ti në prokurori asgjë s’ke, po të garantoj se dërgove, në prokurori do të paditesh për falsifikator dhe pak më shumë. E leme këtu këtë bisedë.

Do të them dy gjëra. Meqë nxjerr këtu çakallin e akuzuar për përdhunim dhe përpiqet të lehtësoje krimet monstruoze të etërve të tij, përpiqet të lehtësojë aktin e shëmtuar të pa precedent në gjithë Evropën post komuniste, dekorimin e xhelatëve të gjenocidit komunist do ti them dy gjëra.

Unë në gjithë veprimet që ke bërë nuk jam çuditur kurrë, vështirësia ime ka qenë të bind të tjetër se ky është i biri i të atit se ky është nipi i Kolekës, se ky ka idhull Enver Hoxhën, se ky ka vetëm këtë përmbajtje.

Dy fjalë të them ty për historinë e Shoshorit.  Shoshori është njëri që se kam takuar kurrë  në jetën time dhe skam folur kurrë në jetën time me të dhe s’më ka pyetur kurrë ne jetën time për të dhe unë ju them se kur doli në gazetë punë e madhe s’më shqetësoi, i biri më dërgon një mesazh  dhe më thotë,- Z. Berisha, babai im është i sëmurë ka çrregullime të thella psikike dhe këtë intervistë ia kanë marrë në kushte mashtrimi dhe kushte shumë të rënda. Unë thotë ai jam i gatshëm të dërgosh një media që të tregoj çdo gjë në intervistë. I thash jo, gjersa ka probleme psikike pse ta trondisim ne atë. Edi Rama çfarë bëri. Vrapoi dhe mori dosjen në Gjykatë të Lartë. Çfarë gjeti? Atë që meritonte. Ndaj edhe njëherë i them Edi Ramës as krimet e etërve të tu as gjëmat dhe bëmat e tua asgjë nuk mund të fsheh dhe maskosh me  falsifikime me shpifje dhe trillime me  të tregon vetëm se je i zhveshur nga çdo lloj morali njerëzor dhe ecën se shumë shpejt do të vijë dita.

Data 8 po afron për të marrë atë qe meriton nga shqiptarët.

Faleminderit!


Fjalimi në Kuvend i ish kryeministrit Sali Berisha, 3 Dhjetor 2015